Author: shqiperia
Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën. Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces. Njohuritë dhe studimet e deritanishme janë përqendruar më tepër tek fakti se dieta dhe aktiviteti fizik ndikojnë ndjeshëm në përbërjen trupore, studiuesit kanë vënë re se edhe temperatura e ambientit në të cilin kemi lindur mund të ndikojë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të indit dhjamor. Sipas studimit…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut sot i shprehu ngushëllime Indisë me rastin e tragjedisë së madhe në aeroportin e qytetit Ahmedabadi, ku mbi 130 persona humbën jetën në një aksident ajror. “Me trishtim të thellë mbajmë zi për aksidentin tragjik të fluturimit AI171 të Air India nga Ahmedabad në Londër. I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta Qeverisë së Indisë, Ministrit të Punëve të Jashtme, S. Jaishankar, si dhe familjeve dhe të dashurve të të gjithë atyre që u prekën nga kjo ngjarje e dhimbshme dhe tragjike”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MPJ-së./Telegrafi/ MPJ…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër do të presë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Peter Szijarto, i cili po vjen për një vizitë pune në Maqedoni, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. “Fokusi i bisedimeve do të jetë në mundësitë për promovimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, të cilat kanë arritur bashkëpunim intensiv dhe të frytshëm në periudhën e kaluar, si dhe miqësinë tredekadëshe dhe rritjen e vazhdueshme të shkëmbimit tregtar”, njoftojnë nga MPJ. Në kuadër të vizitës, pritet nënshkrimi i: një marrëveshjeje për bashkëpunim strategjik midis Qeverisë së…
Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për AIM-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski. Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre. “Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, deklaroi Tomevski. Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë dënoi ashpër dënimin e sotëm nga Gjykata Themelore në Manastir kundër Ljupço Gjorgievskit, një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe kryetari i Klubit të mbyllur Kulturor “Ivan Mihajlov” – Manastir. Georgievski është gjithashtu shtetas bullgar, raporton “Tribuna”. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Bullgare, “është absolutisht e papranueshme në një vend që e paraqet veten si një demokraci funksionale multietnike, që shprehja e hapur e përkatësisë ndaj popullit bullgar, nderimi i simboleve dhe heronjve kombëtarë bullgarë, si dhe përhapja e letërsisë autentike bullgare…
Përveç përdorimit në kuzhinë për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, kajsia renditet edhe si një pemë kuruese. Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruti e freskët ka vlerë të mira ushqimore. Ajo përmban rreth 14 për qind sheqerna, acide organike, albumina, pektinë, kripëra minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina të ndryshme si provitamina A, Vitaminë B1, B2, PP, C etj. Në frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri në 60…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se Visar Ganiu u kap duke legalizuar në mënyrë kriminale ndërtesa të paligjshme. “Visar Ganiu u kap duke legalizuar në mënyrë kriminale ndërtesa të paligjshme me falsifikim, për të cilat janë dorëzuar dokumente në prokurori dhe ka deklarata që dëshmojnë për mënyrën se si ai i ka kryer këto procedura të paligjshme, institucionet ende po mendojnë se kur të FILLOJNË të veprojnë”, thotë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska. Arsovska thotë se imagjinoni këta njerëz që kishin pronë deri dje, sot nuk e kanë. “Ndërkohë, Visari po fshin të dhënat e…
Serbia ka vendosur që ndeshjen ndaj Shqipërisë më 11 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ta zhvillojë në Beograd. Pati raportime se ndeshja ndaj Shqipërisë do të zhvillohet në ndonjë stadium tjetër, por federata serbe e futbollit njoftoi se ndeshja ndaj Shqipërisë dhe ajo ndaj Anglisë do të zhvillohen në kryeqytetin e tyre. “Federata e Futbollit e Serbisë njofton se ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Serbisë kundër Anglisë (9 shtator) dhe Shqipërisë (11 tetor) do të zhvillohen në stadiumin ‘Rajko Mitić’ në Beograd. Për ndeshjen e fundit të ciklit, kundër Letonisë më 16 nëntor, është zgjedhur stadiumi ‘Duboçica’…
Prezantohet mesfushori më i ri i Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar mesfushorin Veldin Hoxha që do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës. FFK-ja ka bërë të ditur se Hoxha do të jetë menjëherë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme. “Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës”, thuhej në njoftimin e FFK-së. Hoxha luan në Rusi te Rubin Kazani. Ai u transferua në Rusi duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me Kazanin në shtatorin e vitit të kaluar. Hoxha ka lindur në Rijekë të Kroacisë dhe ka origjinë gorane nga fshati Restelicë në Kosovë.…
Kthimi i TVSH-së për kompanitë në vitin 2025, duke përfshirë muajin maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024 është më i lartë dhe po bëhet në mënyrë të rregullt, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska në përgjigjen e pyetjes së deputetëve në seancën e sotme parlamentare. “Kthimi po bëhet në mënyrë të rregullt si gjithmonë. Duke përfshirë datën 31 maj 2025, vlera e kthimit të TVSH-së është më e lartë se vlera e kthimit të TVSH-së së kthyer nga Qeveria e mëparshme në të njëjtën periudhë. Përveç kësaj që kemi kthyer një vlerë më të madhe…