Author: shqiperia

Propozimi i dytë francez është opsioni më i mirë që mund të marrë ndonjëherë Maqedonia, thekson ish-ambasadori i OKB-së Ljubomir Frçkovski. Ai në “Argument Plus” në “Televizion 24” tha se ky propozim ka dy pika shumë të rëndësishme për ne. “Unë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë termi ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, sepse nëse ndryshimet miratohen dhe Bullgaria fillon të vendosë kushte të tjera, ndryshimet kushtetuese mund të kthehen prapa. Mendoj se qeveria nuk e ka lexuar propozimin e dytë francez, i cili është shumë i rëndësishëm sepse ka dy pika të rëndësishme për ne, ajo…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 15 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Deloitte zbuloi se Real Madrid kishte fitime rekord prej 1 miliard euro – duke lënë pas Man Cityn me 837 milionë euro. Real Madridi është bërë klubi i parë i futbollit që gjeneron më shumë se një miliardë euro të ardhura në një vit të vetëm. Duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, Deloitte shkruan se klubi spanjoll kishte kaluar Manchester Cityn për të rimarrë vendin e parë në botën e futbollit. Real Madridi gjithashtu rriti të ardhurat nga biletat e ndeshjes nga 2023/24 –…

Lexo më shumë

Moderatori kosovar, Meriton Mjekiqi ka përgënjeshtruar pretendimet e Demë Elshanit se Alban Dezdari e ka detyruar t’i paguaj haraç 50 mijë Euro. I arratisuri që 22 vite nga Kosova, Demë Elshani, në një deklaratë ekskluzive dhënë për gazetën online Reporteri.net, duke larguar përgjegjësinë nga vetja për sulmin e sotëm me granat dore në pronën e familjes Dezdari në Pejë, “gishtin e drejtoi” kah Meriton Mjekiqi. “A e ngjen [Meriton Mjekiqin] të Big Brother? 50 mijë Euro, ja ka qitë reket”, pretendoi Demë Elshani të enjten në një deklaratë për gazetën online Reporteri.net, e cila e plotë, audio, do të publikohet…

Lexo më shumë

Moderatori kosovar, Meriton Mjekiqi ka përgënjeshtruar pretendimet e Demë Elshanit se Alban Dezdari e ka detyruar t’i paguaj reket 50 mijë Euro. I arratisuri që 22 vite nga Kosova, Demë Elshani, në një deklaratë ekskluzive dhënë për gazetën online Reporteri.net, duke larguar përgjegjësinë nga vetja për sulmin e sotëm me granat dore në pronën e familjes Dezdari në Pejë, “gishtin e drejtoi” kah Meriton Mjekiqi. “A e ngjen [Meriton Mjekiqin] të Big Brother? 50 mijë Euro, ja ka qitë reket”, pretendoi Demë Elshani të enjten në një deklaratë për gazetën online Reporteri.net, e cila e plotë, audio, do të publikohet…

Lexo më shumë

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u takua me tifozët e Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”. Gjatë takimit, Abdixhiku prezantoi projektin ambicioz për sportin në Kosovë. Ai shpalosi planin për ndërtimin e Qendrës së Re Kombëtare të Sportit në Bërnicë, një investim në vlerë 120 milionë euro. “Në këtë Qendër, të paparë në rajon, do të jetë Stadiumi i Ri Kombëtar me 25-30 mijë ulëse, Pallatin e Ri Kombëtar me sallën për Sporte me Dorë; Pishinën Olimpike, Fushat e Tenisit, Gaming Hall, Fakultetin e Edukatës Fizike, e qendrën e…

Lexo më shumë

Kjo është gjendja momentale e shkollës fillore “Ismail Qemali” të fshatit Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit. Siç shihet edhe nga fotot dhe videot të siguruara nga Alsat gjendja paraqitet e mjerueshme në këtë objekt shkollor ku mësimin e ndjekin mbi 300 nxënës nga klasa e parë deri atë të nëntë. Disa nga prindërit që kontaktuam shprehen të revoltuar për kushtet në shkollë duke shtuar se fëmijët e tyre ndjehen të rrezikuar derisa zhvillojnë procesin mësimor. Gjithashtu, prindërit ankohen për mungesë të ngrohjes në klasat ku zhvillohet mësimi. Nga pamjet e siguruara shihet se si nxënësit ngrohen nga një ngrohëse elektrike…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për deklaratën tij me diasporën se ende po luftohet për çështjen maqedonase për shkak se kjo çështje ende s’ka përfunduar, e për Athinën zyrtare është provokim, shprehet i habitur për shkak se, siç thotë ai, askush nuk është përmendur në deklaratën e tij. “Qëllimi dhe mesazhi im ishte i qartë. Si kryeministër do të ishte e papërgjegjshme dhe tradhëti ndaj popullit maqedonas të them se çështja maqedonase ka përfunduar në kushte kur ne nuk jemi pjesë e familjes evropiane, kurse rrugën e kemi nisur para shumë vendeve”, tha Mickoski. Sipas tij, çështjet bilaterale nuk mund…

Lexo më shumë

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 deri në 150 metra ka në Shtip dhe në rrugën Veles-Katllanovë. Nga LAMM bëjnë me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston…

Lexo më shumë

Nga BDI se dje VLEN u mburr se ka mbyllur kapitullin e ndikimit politik në gjyqësor, ndërsa sot kur gjykata amnistoi ata që më 27 prill deshtën të kryejnë grusht shteti në Kuvend, VLEN ndryshon narrativën. “Në një përpjekje qesharake për të shpëtuar imazhin, tani fajësojnë prokurorët e “kohës së kaluar”. Kjo është dëshmi e qartë e humbjes së busullës dhe e lojës së tyre me dy standarde. Është e qartë se sot gjyqësori është më i kapur se kurrë dhe i shërben interesave të një agjende politike monoetnike”, thonë nga BDI. Sipas tyre, drejtësia selektive ka marrë formë dhe…

Lexo më shumë