Author: shqiperia

Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi i pari nga katër gjykimet e parapara për sot kundër kryetarit Ramiz Merko – për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e “audisë”. Gjykimi i parë sot ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të drejtorëve të shkollave dhe është në procedurë provash, duke vazhduar me marrjen në pyetje të ish-ministrit të Arsimit nga BDI, Jeton Shaqiri. Shaqiri, së bashku me shefin e sektorit për financa në Komunën e Strugës, Abedin Nuroski, duhej të merrej në pyetje në seancën e kaluar në tetor të vitit të kaluar…

Lexo më shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot se nuk do të bëhet pjesë e qeverisë aktuale. Thaçi tha se edhe në të ardhmen do të shpifet se do të bëhet pjesë e qeverisë, mirëpo, siç tha, janë bërë tetë muaj dhe do të binden Ai tha se gjendja në vend është alarmuese. “Gjendja është aq e mjerueshme, aq alarmuese se gjithkush që mendon për këtë mënyrë ose nuk e njeh politikën ose është bashkëvepruese e këtyre kolaboracionistëve që tash janë pushtet”, tha Thaçi. Thaçi sot kreu homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek varri i Arbën Xhaferi me rastin e 77-vjetorit…

Lexo më shumë

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që kanë filluar në dhjetor të vitit të kaluar, lidhur me parandalimin dhe shuarjen e kërcënimeve terroriste, dje nën udhëheqjen e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u krye aksioni i koordinuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe departamenteve për shuarjen e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe për operacione speciale policore në kuadër të Ministrisë së Brendshme. Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, përfshirë një shtëpi dhe objekte tjera, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nxënësve, mësuesve, prindërve dhe të gjithë atyre për të cilët arsimi është pjesë e rëndësishme e jetës dhe u bën thirrje që të marrin pjesë në proceset e ndërtimit të një sistemi arsimor të shëndetshëm që plotëson nevojat dhe kërkesat e kohës në të cilën jetojmë. “Fëmijët tanë kanë të drejtën për një arsim cilësor dhe ata meritojnë që ne të bëjmë shumë më tepër për t’u mundësuar që të zhvillohen si moshatarët e tyre evropianë. Arsimi është prioritet i kësaj qeverie. Me buxhetin më të madh ndonjëherë, me gati…

Lexo më shumë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është ndërprerë pragu i alarmit nga ndotja e ajrit në Kërçovë “Sipas të dhënave nga SSHAMCA- së më 23.01.2025, koncentrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 мg/m3, ndërsa në Kërçovë është ndërprerë epi-sodi prej dy ditësh radhazi i tejkalimit të pragut të alarmimit për PM10”, thonë nga Ministria. Kujtojmë se para dy ditëve për shkak të ndotjes së lartë të ajrit në Kërçovë u vendosen disa rekomandime./Telegrafi/   Ndërpritet pragu i alarmimit në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Qeveria do të blejë një avion me vlerë qindra milionë euro dhe po kërkon një zgjidhje për ilaçe onkologjike përmes donacioneve. Kjo që po ndodh thjesht nuk është normale, akuzojnë nga LSDM. “Në Onkologji prej një jave nuk ka asnjë ilaç të nevojshëm vital. Pacientët nga e gjithë Maqedonia përballen me mungesë të terapisë onkologjike, mungesë të personelit shëndetësor dhe kushte të papranueshme të trajtimit. Ky kaos në shëndetësi është tregues i qartë i paaftësisë së kryeministrit Mickoski dhe ministrit Taravari për të adresuar nevojat e qytetarëve dhe për të përmirësuar sistemin shëndetësor. Reformat dhe përmirësimet e premtuara mbetën fjalë…

Lexo më shumë

Ligji është i qartë dhe thotë se çdo dokument elektronik i prodhuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formën e tij të printuar, ashtu si një dokument origjinal, thotë ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski. “Ne supozojmë se do të ketë rezistencë apo injorancë në mesin e institucioneve të caktuara, kështu që kemi një qasje të dyanshme, njëra në të cilën do t’u shpjegojmë institucioneve se si të pranojnë dokumentet dhe e dyta, po përgatisim një udhëzues për qytetarët se si të mbrojnë të drejtat e tyre, nëse nuk e bëjnë “Ata munden, e dinë se si mund…

Lexo më shumë

Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione, thonë nga BDI. Nga atje thonë se gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin. “Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore. Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike. Kjo qasje…

Lexo më shumë

FC Barcelona dhe Ronald Araujo kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së lojtarit, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031. Qendërmbrojtësi nënshkroi kontratën këtë të enjte gjatë një ceremonie ku ishte i pranishëm presidenti i klubit, Joan Laporta; nënkryetari i parë, Rafa Yuste; dhe drejtori sportiv, Anderson Luis de Souza “Deco”. Araujo, i lindur më 7 mars 1999, iu bashkua FC Barcelonës në verën e vitit 2018 nga Boston River, Montevideo, duke filluar me Barça B, por me idenë e qartë për ta avancuar atë në ekipin e parë. Ai bëri debutimin e tij…

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. “Për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria nga 50 deri 100 metra në rrugët Gostivar-Tetovë-Shkup, Veles-Katllanovë, Strumicë-Koçan-Shtip dhe Saramzlinë”, njoftojnë nga LAMM. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Për shkak të rënies së mjegullave është…

Lexo më shumë