Author: shqiperia

Lëvizja Demokratike ka themeluar Forumin e Gruas dhe në krye të këtij forumi është zgjedhur deputetja Saranda Imeri. Për Lëvizjen Demokratike, sipas kreut të kësaj partie, Izet Mexhiti, gruaja është shtylla kryesore e ndërtimit të një politike gjithëpërfshirëse dhe përparimtare. Themelimi i Forumit të Gruas siç tha Mexhiti synon të krijojë një platformë për të ngritur zërin dhe për të avancuar kontributin e grave në proceset vendimmarrëse, duke frymëzuar gjeneratat e reja drejt lidershipit. “Përfaqësimi i grave në këtë parti reflekton angazhimin e saj për barazi dhe fuqizim: të tria deputetet e Lëvizjes Demokratike në Kuvend janë gra, një shembull…

Lexo më shumë

E gjithë procedura për mjetet nga kredia hungareze të destinuara për kompanitë, sipas njoftimeve të autoriteteve, duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Të martën në seancë qeveritare pritet të kalojë Marrëveshka pas së cilës do të nënshkruhet marrëveshja me bankat dhe praktikisht me këtë duhet të funksionalizohen edhe paratë nga kredia. Marrëveshja, siç deklaroi dje kryeministri Hristijan Mickoski, është finalizuar dhe pritet të kalojë në seancën e Qeverisë të martën. “Shpresoj se deri në fund të këtij muaji do të përfundojë gjithçka, do të nënshkruhet me bankat dhe i bëj thirrje operatorëve ekonomikë që të përgatisin projekte…

Lexo më shumë

LSDM shprehu shqetësim serioz për gjendjen në Klinikën e Onkologjisë, ku mungesa e barnave ka vënë në rrezik terapinë e pacientëve që varen nga kjo. LSDM kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Klinikës së Onkologjisë, drejtorit të Fondit për Shëndetësi, Sasho Klekovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. “Janë të papranueshme justifikimet kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Kaosi i Onkologjisë duhet të ketë përgjegjësi. Këta persona nuk kanë ofruar terapi adekuate për pacientët, e cila është drejtpërdrejt e rrezikshme për jetën. Pacientët janë lënë në vuajtje, ndërsa qeveria po e zgjidh problemin me donacione, ndërsa në të njëjtën kohë…

Lexo më shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 55-vjeçari i dyshuar për vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve eksploduese nga neni 396 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1 i Kodit Penal. Hetimi ka nisur për shkak se i dyshuari në veturën e tij Audi A8 mbante ilegalisht armë zjarri dhe municion – dy pistoleta, njëra me kalibër 7.65 mm dhe tjetra me kalibër 9 mm me nga katër fishekë. Në veturë është gjetur edhe një armë tjetër, për të cilën i dyshuari ka pasur leje…

Lexo më shumë

Moldavia ka shpallur se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në Eurovision-in e këtij viti, që do të mbahet në Bazel. Lajmi erdhi vetëm pak ditë pas zhvillimit të audicioneve për finalet kombëtare, ku është theksuar se cilësia e performancave dhe këngëve ishte një faktor kyç në këtë vendim. Drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, shpjegoi se “mungesa e cilësisë ka krijuar një perceptim negativ” për garën dhe se përzgjedhja kombëtare e këtij viti nxori në pah disa sfida të rëndësishme, përfshirë rënien e interesit publik dhe nivelin e përgjithshëm të këngëve. Durnescu shtoi se ky vendim nuk ishte i…

Lexo më shumë

Derbi më i madh spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur si El Clasico mund të luhet jashtë Spanjës këtë edicion, shkaku i vonesave për përfundimin e rinovimit të stadiumit Camp Nou. Sipas gazetës Sport, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) thuhet se është e hapur ndaj propozimit të Barcelonës për organizimin e El Clasicos jashtë shtetit. Për shkak të vonesave në rindërtimin e Camp Nout, Barcelona mund të mos e ketë gati stadiumin deri më 11 maj. Si rezultat, klubi po mendon ta zhvendosë ndeshjen në një vend ndërkombëtar. La Federación escuchará la propuesta del Barça sobre un clásico…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë mjaft të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 50 – 100 m. ka në rrugët Shtip – Negotinë, Negotinë – Demir Kapi – Udovë, Veles – Shkup, Shkup – Veles, Shkup – Kumanovë, Kumanovë – Shkup dhe Kryqëzimi Hipodrom – Bypass Shkupi, deri në 100m në rrugët Kumanovë – Stracin, Dellçevë – M. Kamenicë dhe Veles – Shtip dhe nga 20 – 50m në rrugën Shkup – Tetovë. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më…

Lexo më shumë

Mëngjesin e sotëm, temperaturat më të ftohta janë shënuar në Manastir, Prilep dhe Berovë, ku temperatura minimale ka qenë -4 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Krushevë dhe Gjevgjeli, ku janë shënuar 3 gradë Celsius, njofton Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik i Republikës së Maqedonisë. Në Tetovë dhe Strumicë temperatura minimale është -2, në Shkup-Petrovec dhe Kavadar – 1, pastaj në Shkup-Zajçev Rid, Dibër, Pretor, Veles, Shtip, Demir Kapi – 0 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Ohër, Vinicë. Mavrovë dhe Kodrën e Diellit temperatura minimale është 1 gradë Celsius dhe në Kumanovë 2 gradë Celsius. Mbulesa më e madhe e…

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate thonë se BDI ngelet e vetmja forë politike që mbron arritjet historike të shqiptarëve. Sipas tyre, VLEN me 1 përqind mbështetje nuk mund të mbrojë interesat shqiptare, mirëpo mund të bëhen vetëm vazal. Reagimi i plotë: Me 1% përqind mbështetetje bëhesh 100% vazal!* Me 1% mbështetje, nuk mund të flasësh në emër të popullit shqiptar. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh arritjet historike të Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001 për barazi. Me 1% mbështetje, nuk mund të mbrosh statusin zyrtar të gjuhës shqipe. Me 1% mbështetje, të detyrojnë të gjesh arsye…

Lexo më shumë

Moti sot në mëngjes do të jetë me paraqitje të mjegullës në lugina. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të jenë nga -3 deri në 16 gradë. Në Shkup paradite me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe kryesisht e qetë. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 10 gradë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë