Author: shqiperia
Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Koçan
Pesëdhjetë e katër vjeçar nga Koçani është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. “Me datë 26 janar në ora 17:10, Stacioni Policor i Koçanit është njoftuar se Gj.M.(54) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Koçan. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune”, njoftojnë nga MPB. Me urdhër të prokuorit publik trupi i të ndjeri është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/ Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Koçan appeared first on Telegrafi.
Dardha është një nga ato fruta që nuk zhgënjen kurrë. Ajo është padyshim një nga frutat më të shijshme dhe plot lëng të verës por edhe më të pasurat në vlera. Dardha është një burim i shkëlqyer i fibrës, beta karotenit dhe vitaminave B. Ajo përmban gjithashtu minerale të rëndësishme e të dobishme për shëndetin e njeriut. Arsyet pse dardha është e dobishme për rënien nga pesha Dardha është e dobishme për rënien nga pesha sepse: përmban shumë fibër, ka pak kalori, përmban shumë ujë dhe përmirëson tretjen. Sipas tyre, dardhat janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës C dhe…
“Momentum” është emisioni më i ri i realizuar nga Telegrafi Maqedoni në bashkëpunim me “Evergreen Consulting”, në të cilin do të promovojmë start-upet vendore, të cilat veprojnë me sukses në fusha të ndryshme. E ftuara e parë në “Momentum” është Blerina Zendeli, e cila si drejtuese e “SEE Tech Park” na tregoi se ky projekt ka nisur në vitin 2013, për të shërbyer si trekëndës në mes sektorit të biznesit, atij akademik dhe atij industrial. Ajo gjithashtu tha se SEEU Tech Park është në dispozicion të të rinjve dhe studentëve, të cilët kanë ide për të nisur start-upe. Për më…
Studimet shkencore, mbi ndikimin e stresit në organizëm, sugjerojnë se stresi është shkak por edhe pasojë e humbjes së shikimit. Kur njeriu humbet shikimin, ai përjeton një nivel të jashtëzakonshëm të stresit mendor. Në disa raste, një problem i tillë shoqërohet edhe me depresion dhe izolim social. Natyrshëm, shkencëtarët mendojnë se stresi mund të ketë pasoja të rënda në humbjen e shikimit. Shkencëtarët që kryen studimin sipas agroweb, janë pjesë e Institutit Të Psikologjisë Mjekësore në Gjermani. Ata shpjeguan se stresi i vazhdueshëm që rrit sasinë e kortizolit, ndikon në sistemin nervor simpatetik dhe atë vaskular. Në vazhdimësi, stresi prek…
Mickoski-Lammy: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë mes RMV-së dhe Britanisë së Madhe
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me David Lammy, Sekretarin e Shtetit të Britanisë për Punë të Jashtme, Çështje të Komonuelthit dhe Zhvillim, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale, bashkëpunimin ekonomik dhe politik. “Kryeministri Mickoski theksoi përkushtimin për bashkëpunim më të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime ekonomike dhe politike për qytetarët. Ka vend për intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji dhe shkëmbime ekonomike. U diskutuan një sërë çështjesh të kontekstit rajonal, duke…
Gjumi, si një nga shtyllat themelore të shëndetit dhe mirëqenies, luan një rol kyç në rigjenerimin e trupit dhe mendjes. Është e rëndësishme të plotësojmë normën e gjumit dhe të pushojmë mjaftueshëm, kjo pasi mungesa fjetjes ndikon në sistemin tonë imunitar. Studimet tregojnë se njerëzit që nuk bëjnë gjumë cilësor ose gjumë të mjaftueshëm kanë më shumë gjasa të sëmuren pasi të jenë ekspozuar ndaj një virusi, siç është virusi i ftohjes së zakonshme. Mungesa e gjumit mund të ndikojë gjithashtu se sa shpejt shëroheni nëse sëmureni. Gjatë gjumit, sistemi juaj imunitar lëshon proteina të quajtura citokina, disa prej të…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se sipas raporteve për aktivitetet e realizuara nga komunat për periudhën 20-24 janar, në 11 komunat që dorëzuan raporte në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, janë kryer kontrolle të rregullta dhe të forcuara inspektuese. Siç njoftojnë nga ministria, shërbimet inspektuese të Komunës së Gazi Babës, gjatë një kontrolli të rregullt për ngrohjen e shërbimeve të vogla, nuk kanë hasur në djegien e mbeturinave, por dy persona fizikë që ishin kapur duke djegur goma dhe kabllo elektrike janë dënuar. “Po ashtu, një person juridik është dënuar për hedhjen e papërshtatshme të…
Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë
Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Por, për 10% të grave në moshën riprodhuese, këto simptoma mund të sinjalizojnë diçka më serioze: endometriozën. Endometrioza është një gjendje ku indet endometriale që rrethojnë mitrën, migrojnë jashtë mitrës dhe ngjiten në pjesë të tjera të trupit afër saj, si tubat falopianë, fshikëzën e urinës ose zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ato inflamohen dhe enjten. “Endometrioza është një zonë lufte”, thotë Tamer Seckin, themelues dhe drejtor mjekësor i Fondacionit Amerikan të Endometriozës. “Nëse nuk trajtohet, mbetet si plagë…
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani së bashku me dekanin e Fakultetit Filozofik-Shkup, Oliver Bakreski dhe specialistja e lartë e arsimit nga Banka Botërore, Bojana Naceva, morën pjesë në takim me Grupin punues konsultativ për zhvillim të hershëm të fëmijërisë në prani të dekanëve nga fakultetet pedagogjike në vend, profesorëve, ekspertëve, punonjësve nga Ministria e Politikës Sociale, Demografia dhe Rinia dhe Njësia e Projekteve e ministrisë. Siç njoftojnë nga kabineti i Limanit, në takim u prezantua programi i propozuar për “Arsimin Fillestar”, përmes një diskutimi të hapur, u shkëmbyen mendime nga përvojat e fakulteteve që tashmë e…
Nominimet për “Oscars 2025” janë shpallur tashmë zyrtarisht, ndonëse disa ditë me vonesë shkaku i zjarreve masive që përfshin së fundmi Los Angelesin. Kryesues me 13 nominime gjithsej, është “Emilia Pérez”, një muzikal krim i përqendruar rreth një lideri karteli që ka kaluar në tranzicion. Këto janë nominimet për “Oscars 2025”: Filmi më i mirë Anora The Brutalist A Complete Unknown Conclave Dune: Part Two Emilia Pérez I’m Still Here Nickel Boys The Substance Wicked Aktori më i mirë në rol kryesor Adrien Brody Timothée Chalamet Colman Domingo Ray Fiennes Sebastian Stan Aktorja më e mirë në rol kryesor Cynthia…