Author: shqiperia
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic në Poloni. Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist dhe dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit. Ministri Igli Hasani u shpreh rreth krenarisë për Shqipërinë, e cila tregoi një solidaritet të pashembullt në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Një krenari e veçantë për Shqipërinë, e cila gjatë Luftës së Dytë…
Nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm. Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pasi rreth tridhjetë profesorë të shkollave të mesme të filozofisë, logjikës dhe etikës dorëzuan një letër të hapur duke paralajmëruar ashpër se Koncepti i ri për reforma në arsimin e mesëm parasheh heqjen e këtyre lëndëve nga kurrikula, një ndryshim që, sipas tyre, do të krijojë breza studentësh me mendim kritik të kufizuar dhe mungesë parimesh etike dhe logjike. “As lënda e filozofisë dhe as lënda e logjikës nuk përjashtohen.…
Në Manastir dhe Prilep për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri 50 metra
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Nga atje thonë se për shkak të rënies mjegullave është ulur dukshmëria në Manastir dhe Prilep nga 50 deri 100 metra. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në Manastir dhe Prilep për…
Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.K (27) nga fshati Vranishtë i Strugës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në kontroll të kryer nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim me Lëndë narkotike të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strugës, i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë./Telegrafi/ Ndalohet një 27-vjeçar në Strugë, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
Gjashtë ilaçet e munguara të onkologjisë do të sigurohen gjatë kësaj jave, siguron sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, pasi pacientët onkologjikë u ankuan se një javë nuk kanë terapi. Një pjesë e ilaçeve do të sigurohet përmes donacioneve, ndërsa pjesa tjetër përmes anekseve të kontratave. Ai pret që këtë javë të miratohet pothuajse dyfishimi i buxhetit të kushtëzuar, para që do të dyfishojnë edhe prokurimin e disa ilaçeve kritike. “Nga 3-3,5 mijë shishe, numri i ilaçeve do të rritet në 6-7 mijë flakone në vit, ku duhet të merret parasysh edhe decentralizimi i terapisë. Ne po…
Ministria e Brendshme e RMV-së mori sot pajisje për të luftuar posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin pa leje të armëve të lehta. Pajisjet do të përdoren në departamentet e policisë kufitare në të gjithë vendin dhe në policinë kriminale. Pajisjet janë dhuruar në kuadër të projektit “Mbështetje për Forcimin e Luftës kundër Posedimit, Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor” nga UNDP dhe Bashkimi Evropian dhe zbatuar përmes Agjencisë për Kontrollin të armëve të lehta të Ballkanit Juglindor dhe Qendror (SEESAC). “Donacioni në fjalë, i cili mbështetet nga BE-ja dhe UNDP-ja dhe realizohet…
MPB Maqedoni njofton se dje (26 janar 2025) në Kumanovë, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë ndaluar personat R.M. (53), H.R.(43), A.A.(52), S.F. (69), F.J. (43), A.S (74), N.I (70), A.I (56) dhe një të mitur, të gjithë nga Kumanova, pasi në tregun e qytetit dhe në tregun në fshatin Konjare e Poshtme, janë kapur duke shitur duhan në mënyrë joligjore. Nga MPB njofton se tek ata është gjetur dhe sekuestruar 269 kilogramë duhan. “Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse. Duhani i sekuestruar…
Partia në pushtet Lëvizja Besa rithekson se do t’i ndryshojë emrat e rrugëve të Tetovës pa konsensus dhe shumicën e Badinterit, pasi luftëtarët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe blloku politik maqedonas reaguan duke thënë se nuk do të lejojnë që rrugët të emërtohen me emërtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetari i Komisionit për ndërrimin e emrave të rrugëve në Komunën e Tetovës, Argjend Veliu për “Sloboden Peçat” thotë se pa konsensus nuk do të ketë ndryshim të emrave të rrugëve dhe se nuk është e vërtetë që tashmë është përgatitur një listë me emra të rinj. Nga Qeveria i thonë kryetarit…
Sa kushton statuja e famshme e Oscarit?
Çmimet e Akademisë, ose “Oscars”, janë ndër shpërblimet më të mëdha dhe prestigjioze në industrinë e filmit. Megjithatë, një pyetje që shpesh lind është: sa para fitojnë ata që marrin një Oscar? Përkundër shkëlqimit dhe rëndësisë që ka ky çmim, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit (AMPAS) nuk ofron ndonjë shpërblim monetar të drejtpërdrejtë për fituesit. Statuja e famshme e Oscarit, e veshur me ar, ka një vlerë materiale rreth 400 euro, por kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj që përfaqëson ky çmim. Vlera e Oscar-it është kryesisht simbolike, por ndikimi që ka në karrierën e…
Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Koçan
Pesëdhjetë e katër vjeçar nga Koçani është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. “Me datë 26 janar në ora 17:10, Stacioni Policor i Koçanit është njoftuar se Gj.M.(54) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Koçan. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune”, njoftojnë nga MPB. Me urdhër të prokuorit publik trupi i të ndjeri është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/ Gjendet i vdekur një 54-vjeçar në Koçan appeared first on Telegrafi.