Author: shqiperia
Qeveria tani për tani nuk e di se si shpejtë dhe në mënyrë efikase të zgjidh problemin me borxhin që e kanë 90 ndërmarrje komunale për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike. Deri në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërmarrjet publike komunale kanë borxh prej 113 milionë eurove, ndërsa një pjesë e këtij borxhi është për shkak të faturave të papaguara të rrymës. Këto ndërmarrje komunale para së gjithash janë të ujësjellësit dhe kanalizimit që shfrytëzojnë rrymë për punën e pompave që mundësojnë furnizimin e banorëve me ujë, por edhe për largimin e ujërave fekale dhe atmosferike.…
Disa gra nga qytete të rajonit të Kievit janë pjesë e një njësie ushtarake, duke mësuar në mënyrë vullnetare se si të mbrojnë familjet e tyre. Ato ushtrojnë çdo ditë profesionin e tyre, kujdesen për fëmijët ndërsa duhet të përballen edhe me traumën e sulmit rus. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Lesia Bakalets sjell më shumë mbi historitë e tyre dhe se si veprojnë njësitë ushtarake vullnetare. Çdo ditë në punën e saj Inna duhet të merret me numrat dhe kodet. Ajo është mësuese e matematikës dhe shkencave kompjuterike në një shkollë në rajonin e Kievit. Por kjo nuk është…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën në një adresim publik se do t’i dërgojë një kërkesë Qeverisë serbe “për ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm”. “Sepse në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjent”, ka thënë Vuçiç më 27 janar. Ai ka thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi…
“Holokausti i hebrenjve të Maqedonisë dhe pjesëve të pushtuara atëherë të Greqisë dhe Serbisë nga pala bullgare është pjesë e historisë botërore të Holokaustit dhe nuk duhet të trajtohet si një çështje që mund të negociohet”, ky është një nga mesazhet që në fjalën e tij të sotme, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i dërgoi Goran Sadikario, drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë në Shkup. Sadikario thotë se “kompromentimi i së vërtetës historike rreth Holokaustit të hebrenjve maqedonas mund të komprometojë statusin…
Nga SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Shkup – Sredno Vodno ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Audi” i drejtuar nga S.B (60) dhe veturës “Citroen” i drejtuar nga V.J (34). Nga aksidenti ka pësuar lëndime të rënda shoferi V.J, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar bashkëudhëtaret e tij M.K (34) dhe foshnja gjashtëmuajshe, si dhe shoferi S.B. dhe shoqëruesit e tij V.J (29) dhe K.V. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga ekipi inspektues nga SPB Shkup./Telegrafi/ Aksident në Shkup, lëndohen gjashtë persona appeared first on Telegrafi.
Të dielën, në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A , Milani ka mposhtur Parmën me rezultat 3-2 në “San Siro” falë dy golave në kohën e fundit. Parma ishte në epërsi 2-1 dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, por më pas në kohën shtesë, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukëueze shënuan dy gola në tre minuta për fitoren e Milanit. Falë kësaj fitoreje, Milani është i gjashti në renditje me 34 Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, doli në fushë, por jo vetëm për të uruar lojtarët për fitoren. Portugezi iu afrua kapitenit Davide Calabria dhe hyri në…
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të Çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic në Poloni. Në këtë aktivitet, krerë delegacionesh nga e gjitha bota bënë homazhe për viktimat e horrorit të paimagjinueshëm nazist dhe dëgjuan gjithashtu dëshmitë rrëqethëse të disa prej të mbijetuarve të Holokaustit. Ministri Igli Hasani u shpreh rreth krenarisë për Shqipërinë, e cila tregoi një solidaritet të pashembullt në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Një krenari e veçantë për Shqipërinë, e cila gjatë Luftës së Dytë…
Nuk është e vërtetë që lëndët e filozofisë dhe logjikës janë përjashtuar nga koncepti i reformës në arsimin e mesëm. Kështu deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pasi rreth tridhjetë profesorë të shkollave të mesme të filozofisë, logjikës dhe etikës dorëzuan një letër të hapur duke paralajmëruar ashpër se Koncepti i ri për reforma në arsimin e mesëm parasheh heqjen e këtyre lëndëve nga kurrikula, një ndryshim që, sipas tyre, do të krijojë breza studentësh me mendim kritik të kufizuar dhe mungesë parimesh etike dhe logjike. “As lënda e filozofisë dhe as lënda e logjikës nuk përjashtohen.…
Në Manastir dhe Prilep për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri 50 metra
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Nga atje thonë se për shkak të rënies mjegullave është ulur dukshmëria në Manastir dhe Prilep nga 50 deri 100 metra. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në Manastir dhe Prilep për…
Drejtoria e Punëve të Brendshme të Strugës ka ngritur kallëzim penal kundër K.K (27) nga fshati Vranishtë i Strugës për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Në kontroll të kryer nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim me Lëndë narkotike të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strugës, i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë./Telegrafi/ Ndalohet një 27-vjeçar në Strugë, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.