Author: shqiperia

Në kulmin e pushimeve në gjyqësor, lëndët me interes më të madh për publikun janë lënë në pritje – nga 15 korriku deri më 15 gusht zgjasin pushimet e gjyqtarëve në mbarë vendin, megjithatë kjo nuk do të thotë se sallat e gjyqit janë të mbyllura apo se nuk punohet fare. Nga Gjykata Penale kanë informuar për Alsat se edhe gjatë kësaj periudhe punohet në lëndët e paraburgimeve dhe se çdo ditë caktohen seanca në të cilat gjyqtari duhet të vendosë për paraburgim me kërkesë të prokurorit publik. Një lëndë që gjatë këtyre pushimeve tërheq veçanërisht vëmendjen e opinionit, është…

Lexo më shumë

Ali Ahmeti njofton se kandidati i “Aleancës Kombëtare për Integrim” për Qytetin e Shkupit do të jetë Skender Rexhepi-Zejdi. “Pas konsultave me liderët e partive politike që përbëjnë Besëlidhjen “Aleanca Kombëtare për Integrim”, me unitet të plotë dhe me vendim të përbashkët, u dakorduam që kandidati ynë për Kryetar të Qytetit të Shkupit të jetë z. Skender Rexhepi – Zejd. Rexhepi është Kryetar i partisë politike “Lëvizja Populli”, i diplomuar në Fakultetin Filozofik, me një përvojë të gjatë dhe të dëshmuar në sektorin civil dhe shoqërinë civile. Ai aktualisht ushtron funksionin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më shumë

Edon Zhegrova u rikthye në qendër të vëmendjes së fundmi me Olympique Marseillen që thuhet se ka shprehur interesim për të. Madje, mediat francez kanë shkruar dje se ky klub tashmë i ka nisur bisedimet me Lillen për transferimin e yllit kosovar. E rreth këtij transferimi eventual ka folur ish-futbollisti francez, Kevin Diaz, sot analist i futbollit. Në “After Foot” të “RMC Sport”, ai theksoi se i ka dyshimet e tij nëse anësori ofanziv do të mundë të përshtatej tek Marseille. Diaz i sheh problem kryesor “dobësitë psikologjike” të 26-vjeçarit, ndërsa e vë në pah talentin e tij dhe aftësitë…

Lexo më shumë

MPB Maqedoni njofton se sot (06.08.2025), DPB Kavadar ngriti kallëzim penal ndaj S.I. Ai dyshohet se më 27.07.2025 në shtëpinë e familjes në Kavadar me mjet të fortë metalik i ka shkaktuar lëndime vëllait të tij I.I. (42) nga Kavadari, nga të cilat ka ndërruar jetë, ndërsa trupin e tij e ka varrosur në një objekt ndihmës në oborrin e shtëpisë së përbashkët. Konkretisht, dje (05.08.2025), motra e tyre V.O. (44) e ka raportuar zhdukjen e vëllait të saj I.I. në Departamentin e Policisë së Kavadarit në orën 11:00 të paradites. Ndërsa, në orën 13:00, ajo ka raportuar se në…

Lexo më shumë

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe anëtarëve të grupeve të tifozëve që të bëjnë tifo për klubet e tyre sportive, por të bëjnë tifo për sportin, ekskluzivisht në frymë sportive, pa gjuhë urrejtjeje, pa asnjë fyerje të bazuar në përkatësi personale, etnike, fetare ose çfarëdo përkatësie tjetër që është e papërshtatshme për garat sportive dhe është në kundërshtim me ligjin, thuhet në njoftimin e MPB-së. “Në kuadër të sigurimit të garave sportive paqësore dhe të papenguara, si në të kaluarën, ashtu edhe tani dhe në të ardhmen, policia do të jetë…

Lexo më shumë

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përkujtuar me ndjenja të thella dhimbjeje dhe solidariteti viktimat e vërshimeve tragjike që goditën Hasanbegin në gusht të vitit 2016, duke marrë jetën e 23 personave. “Nëntë vite më vonë, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Gashi në një postim publik, duke theksuar se si banor i këtij vendbanimi dhe si kryetar i Kuvendit, ndjen përgjegjësi morale për të ruajtur gjallë kujtimin dhe respektin për viktimat. Ai shtoi se përveç dhimbjes, Hasanbegu dhe banorët e tij mbeten shembull…

Lexo më shumë

Është vendosur arsimi fillor formal në kushtet spitalore për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Këtë sot zyrtarisht e njoftuan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Marija Vuk, kryetare e OJQ SANO – Shoqatë e cila ndihmon fëmijët me kancer. Siç është sqaruar, MASH me mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile (OJQ SANO – shoqatë e cila ndihmon fëmijët nga kanceri), vendos arsimin fillor formal për fëmijët në mjekim afatgjatë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. “Janë bërë ndryshime në rregulloren ligjore dhe nënligjore dhe shkollat ku…

Lexo më shumë

“Të dhënat e fundit janë alarmante, që kur OBRM-PDUKM mori pushtetin në vitin 2024, numri i të punësuarve në vend është ulur me mbi 17,000 persona”, theksoi Jovica Jankovic nga LSDM në një konferencë për shtyp. Kjo, siç tha ai, nuk është vetëm statistikë. Kjo, sipas tij, është e vërteta pas mijëra fateve njerëzore, një numër i reduktuar vendesh pune, të rinj që largohen, shpresa të shkatërruara, varfëri në rritje. “Kjo është dëshmi e kolapsit ekonomik, e kaosit në tregun e punës, e alienimit të plotë të qeverisë nga realiteti në të cilin jeton populli. Të rinjtë në Maqedoni e…

Lexo më shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 22:30, janë kryer bastisje për kapje të drogës në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, respektivisht në hapësirat e personit P.F. 20 vjeç nga Shkupi. “Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan qese najloni me substancë pluhuri të bardhë, përkatësisht kokainë në sasi të ndryshme, një peshore digjitale me mbetje të substancës, para të gatshme (në denarë dhe euro), si dhe u gjet në vendngjarje edhe personi F.K. (22) nga Shkupi, te i cili u gjet një qese e vogël me kokainë”. “Sasia totale e drogës së…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të kryejë një analizë për të përcaktuar nëse është e nevojshme dhe sa nxënës do të mësonin në kushte shtëpie midis të lënduarve në zjarrin në Koçan që nga fillimi i vitit shkollor. Ministrja Vesna Janevska sot, duke paralajmëruar vendosjen e arsimit fillor formal për fëmijët me kancer që janë në mjekim afatgjatë në kushte spitalore, tha se nga shtatori do të bëhen përpjekje për të ofruar këtë lloj arsimi edhe për nxënësit që po rehabilitohen pas lëndimeve në zjarrin në “Puls”. “Tani është verë, do të bëjmë një analizë, nëse është e…

Lexo më shumë