Author: shqiperia
Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar. Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike. “Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë një mesazh…
Ish-lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, Radja Nainggolan, i cili vetëm pak ditë më parë nënshkroi me Lokeren-Temse, është arrestuar sot në Belgjikë. Mesfushori 36-vjeçar, sipas mediave lokale dyshohet se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Policia federale në Bruksel kreu këtë mëngjes disa kontrolle pas një hetimi për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerpen, dhe rishpërndarjen e drogës në Belgjikë. Operacioni që u shtri në provincën e Antwerpen, në qytetin e Brukselit dhe në periferi të kryeqytetit, çoi në arrestimin e mbi tridhjetë personave. Për momentin Nainggolan është…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se institucionet përgjegjëse për Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025, vazhdojnë me realizimin e masave që duhet të sjellin rezultate në uljen e ndotjes së ajrit. Nga MMJPH thonë se edhe gjatë javës së kaluar, Sektorët për punë të brendshme dhe Njësia mobile për sigurinë e trafikut rrugor (NjMSTR) të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) vazhduan me kontrolle të intensifikuara të mjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit. “Nga gjithsej 1859 kontrolle në qytetet e shtetit, në Shkup janë kryer 70, në Tetovë 195, në Ohër 383, në Manastir…
Mickoski: Shërbimet më kanë ndjekur në mënyrë joligjore dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore
Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg. “Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që…
Alvaro Morata dhe Alice Campello janë sërish bashkë. Çifti u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar, por nuk kanë krijuar romanca të reja. Por çifti kanë dhënë edhe një shans të dytë martesës së tyre, pasi modelja ka konfirmuar se është rikthyer në krahët e babait të katër fëmijëve të saj. Pajtimi i çiftit vjen pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh të vazhdueshme. Shenjat e para të telasheve u shfaqën më 11 gusht, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Vetëm një muaj para ndarjes, pamjet e çiftit duke festuar fitoren e Euro2024 nga Spanja. Modelja shkoi në…
SPB Tetovë njofton se dje (27.01.2025), në rrugën е “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.Q. (32) nga Tetova. Siç thonë nga SPB Tetovë, ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vite, katër muaj e 26 ditë për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje të rënda”. “Ai është dërguar në INKP – Burgu Idrizovë në Shkup për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë. Arrestohet një person nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.
Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve Donad Trump ka nisur programin e tij të dëbimit të emigrantëve të paligjshëm ashtu siç premtoi edhe gjatë inaugurimit të tij. Kjo ka prekur thellësisht artisten Selena Gomez me origjinë meksiko-amerikane. Aktorja dhe këngëtarja 32 vjeçare shpërndau një video në rrejtet e saj sociale në të cilën, duke folur për dhimbjen e saj për politikat e dëbimit të Presidentit Trump, për familjet e ndara meksikane dhe për fëmijët e përfshirë, ajo nuk ishte në gjendje të mbante lotët : “Të gjithë njerëzit e mi janë sulmuar, fëmijët, nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq,…
Ministria për Çështje Evropiane informon se në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), kushtuar Planit të rritjes së Bashkimit Evropian. Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik. “Në mënyrë shtesë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së Takimit, si dhe detajet lidhur me këtë ngjarje. Ky vendim i BE-së është mirënjohje për angazhimet tona për avancimin e…
Proteina është një ushqyes i një rëndësie thelbësore për organizmin. Proteina është e domosdoshme për muskujt. Ajo është energjia që i duhet qelizave dhe indeve. Pa proteinë nuk ka shëndet as jetëgjatësi. Njerëzit që merren me sporte të rënda sigurojnë sasi të mjaftueshme të proteinës. Për fat të keq, ka të tjerë që as nuk e dinë se çfarë është ajo. Çfarë është proteina Bëhet fjalë për amino acide, molekula të rëndësishme që përftohen nga ushqimi, sidomos ai me burim shtazor si mishi, vezët, vezët me Omega 3, produktet e bulmetit dhe peshku. Proteina gjendet edhe në produkte me bazë…
Kanceri i zorrëve, i njohur edhe si kanceri kolorektal, prek zorrën e trashë. Faktorët e stilit të jetesës mund të luajnë një rol të madh në zhvillimin e kancerit të zorrëve. Njerëzit mbipeshë ose ata që kënaqen me zakone jo të shëndetshme të jetesës, si konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe ngrënia e ushqimeve me kalori janë në një rrezik në rritje të këtij kanceri. Studimet thonë se njeriu mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrëve duke mbajtur një peshë të shëndetshme, duke bërë stërvitje, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke shmangur alkoolin dhe duhanin. Njohja e shenjave të…