Author: shqiperia

Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e publikut në lidhje me historinë e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Ish-bashkëshorti i saj, Robert Nolfe, ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të bëjë një deklaratë të gjatë, duke shpjeguar detaje të reja dhe delikate mbi marrëdhënien e tyre, divorcin, dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi familjen e tyre. Deklarata është ndarë me publikun nga Elton Ilirjani, i cili e ka përkthyer dhe përcjellë përmes platformës Instagram. Eltoni thotë: “Deklarata është e gjatë, është në gjuhën angleze dhe unë do të përpiqem ta përkthej atë dhe ta sjell tek ju në…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski mbështet bojkotin e organizuar nëpër rrjetet sociale kundër marketeve që kanë ngritur çmimet e produkteve ushqimore. Kreu i Qeverisë thotë se në të njëjtën kohë edhe Inspektorati i Tregut është duke punuar për detektimin e mashtrimeve. “Personalisht i mirëkuptoj qytetarët dhe këtu nuk duhet të kemi dilema. Që nga fillimi kam folur për persona të caktuar në këtë biznes të cilët pretendojnë të përfitojnë përmes mënyrave spekulative. Institucionet dhe Inspektorati i Tregut janë duke ndjekur situatën”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër. LSDM-ja fajëson Qeverinë për këtë veprim të qytetarëve. “Paaftësia dhe mungesa e dëshirës e vullnetit për t’u…

Lexo më shumë

Sipas shembullit të Kroacisë, të premten në rrjetet sociale u shfaqën thirrje për qytetarët në vend që të mos bëjnë pazar në markete për shkak të çmimeve të larta, ndërsa këto ditë ky aksion po shtrihet edhe në vendet e tjera të Ballkanit si Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë, ndonëse nuk është organizatore e këtyre aktiviteteve, i përkrah thirrjet për bojkot, aq më tepër që siç thotë kryetarja e saj Mirjana Lonçar, qytetarët çdo ditë përballen me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Lexo po ashtu Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka mbajtur takim me gazetarët në të cilin është pyetur për tema të ndryshme. Sa i përket çështjes së emrave të rrugëve, Kasami tha se iniciativa është që ato rrugë emri i të cilave është me numra do të ndryshohen, ndërsa ata të cilat kanë emra do të votohet në këshill nëse do të ndryshohet emri i tyre ose jo. “Rrugët të cilat janë të emëruara me numra, do të ndryshohet emri i tyre, ndërsa rrugët të cilat kanë emra që përfaqësojnë bashkëqytetarët maqedonas, do të votohet në këshill nëse do të…

Lexo më shumë

Javën e kaluar është regjistruar vdekja e një personi të infektuar me Covid-19, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për periudhën 20-26 janar. Bëhet fjalë për një person 60-vjeçar nga Kumanova, i vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 – doza e fundit është marrë më shumë se tre vjet më parë. Personi kishte sëmundje shoqëruese dhe vdiq në spital. Javën e kaluar në vend u regjistrua vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Një person nga Struga është infektuar. “Nga data 20 deri më 26 janar 2025 janë testuar gjithsej 341 materiale në laboratorët që kryejnë…

Lexo më shumë

Të mërkurën dhe gjatë natës së enjte veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut të cilat në pjesët perëndimore do të jenë më të rrëmbyeshme, kumtoi DPHM. Të enjten në disa vende dhe kryesisht në jug dhe juglindje do të ketë reshje të cilat do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima të rralla. Të premten dhe të shtunën do të jetë stabil, ndërsa nga e diela sërish priten reshje. Nga nesër mot me shi, në disa vende i rrëmbyeshëm appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Për herë të parë, brenda një dite, në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë realizuar dy ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear, një pajisje elektronike e sofistikuar që ndihmon pacientët me shurdhim kongjenital dhe dëmtim të rëndë të dëgjimit. Dr. Makedonka Garvanllieva – Nikollova, specialiste në otorinolaringologji e cila kreu të dyja ndërhyrjetvkirurgjikale, thekson se me vendosjen e këtyre implanteve kokleare, pacientëve u rikthehet aftësia për të dëgjuar. Fëmijët, në veçanti, do të kenë mundësinë të mësojnë të flasin dhe të jetojnë një jetë normale pa pengesa. “Implantimi koklear realizohet te fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga humbja e…

Lexo më shumë

Ish-reperi i njohur Fero ka zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Ai tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik, por nuk zbuloi identitetin e partneres së re. “Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Iu bëj diss në romantizëm. Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja…

Lexo më shumë

Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar. Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike. “Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë një mesazh…

Lexo më shumë

Ish-lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, Radja Nainggolan, i cili vetëm pak ditë më parë nënshkroi me Lokeren-Temse, është arrestuar sot në Belgjikë. Mesfushori 36-vjeçar, sipas mediave lokale dyshohet se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Policia federale në Bruksel kreu këtë mëngjes disa kontrolle pas një hetimi për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerpen, dhe rishpërndarjen e drogës në Belgjikë. Operacioni që u shtri në provincën e Antwerpen, në qytetin e Brukselit dhe në periferi të kryeqytetit, çoi në arrestimin e mbi tridhjetë personave. Për momentin Nainggolan është…

Lexo më shumë