Author: shqiperia
Javën e kaluar është regjistruar vdekja e një personi të infektuar me Covid-19, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) në raportin javor për periudhën 20-26 janar. Bëhet fjalë për një person 60-vjeçar nga Kumanova, i vaksinuar me dy doza kundër COVID-19 – doza e fundit është marrë më shumë se tre vjet më parë. Personi kishte sëmundje shoqëruese dhe vdiq në spital. Javën e kaluar në vend u regjistrua vetëm një rast pozitiv me Covid-19. Një person nga Struga është infektuar. “Nga data 20 deri më 26 janar 2025 janë testuar gjithsej 341 materiale në laboratorët që kryejnë…
Të mërkurën dhe gjatë natës së enjte veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut të cilat në pjesët perëndimore do të jenë më të rrëmbyeshme, kumtoi DPHM. Të enjten në disa vende dhe kryesisht në jug dhe juglindje do të ketë reshje të cilat do të jenë të rrëmbyeshme të ndjekura me bubullima të rralla. Të premten dhe të shtunën do të jetë stabil, ndërsa nga e diela sërish priten reshje. Nga nesër mot me shi, në disa vende i rrëmbyeshëm appeared first on Telegrafi.
Për herë të parë, brenda një dite, në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” janë realizuar dy ndërhyrje kirurgjikale për vendosjen e implantit koklear, një pajisje elektronike e sofistikuar që ndihmon pacientët me shurdhim kongjenital dhe dëmtim të rëndë të dëgjimit. Dr. Makedonka Garvanllieva – Nikollova, specialiste në otorinolaringologji e cila kreu të dyja ndërhyrjetvkirurgjikale, thekson se me vendosjen e këtyre implanteve kokleare, pacientëve u rikthehet aftësia për të dëgjuar. Fëmijët, në veçanti, do të kenë mundësinë të mësojnë të flasin dhe të jetojnë një jetë normale pa pengesa. “Implantimi koklear realizohet te fëmijët dhe të rriturit që vuajnë nga humbja e…
Ish-reperi i njohur Fero ka zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Ai tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik, por nuk zbuloi identitetin e partneres së re. “Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Iu bëj diss në romantizëm. Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja…
Duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, nëpër rrjetet sociale qytetarët kanë nisur iniciativa për bojkotimin e marketeve të premten, më 31 janar. Sipas kësaj nisme që ka marrë hov nëpër rrjetet sociale, bojkotimi i marketeve bëhet për shkak të çmimeve të larta të produkteve ushqimore. Organizatorët e këtij bojkoti u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike. “Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete, shmangni tregjet më të vogla. Duam të dërgojmë një mesazh…
Ish-lojtari i Cagliarit, Interit dhe Romës në Serinë A, Radja Nainggolan, i cili vetëm pak ditë më parë nënshkroi me Lokeren-Temse, është arrestuar sot në Belgjikë. Mesfushori 36-vjeçar, sipas mediave lokale dyshohet se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Policia federale në Bruksel kreu këtë mëngjes disa kontrolle pas një hetimi për importimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerpen, dhe rishpërndarjen e drogës në Belgjikë. Operacioni që u shtri në provincën e Antwerpen, në qytetin e Brukselit dhe në periferi të kryeqytetit, çoi në arrestimin e mbi tridhjetë personave. Për momentin Nainggolan është…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se institucionet përgjegjëse për Planin e veprimit për sezonin e ngrohjes 2024-2025, vazhdojnë me realizimin e masave që duhet të sjellin rezultate në uljen e ndotjes së ajrit. Nga MMJPH thonë se edhe gjatë javës së kaluar, Sektorët për punë të brendshme dhe Njësia mobile për sigurinë e trafikut rrugor (NjMSTR) të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) vazhduan me kontrolle të intensifikuara të mjeteve që qarkullojnë nëpër qytetet e vendit. “Nga gjithsej 1859 kontrolle në qytetet e shtetit, në Shkup janë kryer 70, në Tetovë 195, në Ohër 383, në Manastir…
Mickoski: Shërbimet më kanë ndjekur në mënyrë joligjore dhe kanë keqpërdorur resurset shtetërore
Kryeministri Hristijan Mickoski, në emisionin “360 Shkallë”, foli për ndjekjen e tij fizike nga shërbimet, ndërsa ishte lider i opozitës për të cilën theksoi se bëhej fjalë për keqpërdorim klasik të resurseve shtetërore, duke shtuar se nuk ka asnjë dallim nga përgjimi që bëhet përmes keqpërdorimit të resurseve shtetërore, gjë për të cilën ka njerëz që janë në burg. “Cili është dallimi midis keqpërdorimit të resurseve shtetërore për përgjim dhe ndjekjen fizike po ashtu duke përdorur resurset shtetërore ndaj kryetarit të partisë më të madhe opozitare në atë moment? Cili është dallimi? Nuk ka dallim, për këtë, ka njerëz që…
Alvaro Morata dhe Alice Campello janë sërish bashkë. Çifti u ndanë në muajin gusht të vitit të kaluar, por nuk kanë krijuar romanca të reja. Por çifti kanë dhënë edhe një shans të dytë martesës së tyre, pasi modelja ka konfirmuar se është rikthyer në krahët e babait të katër fëmijëve të saj. Pajtimi i çiftit vjen pas një periudhe spekulimesh dhe thashethemesh të vazhdueshme. Shenjat e para të telasheve u shfaqën më 11 gusht, kur dyshja hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Vetëm një muaj para ndarjes, pamjet e çiftit duke festuar fitoren e Euro2024 nga Spanja. Modelja shkoi në…
SPB Tetovë njofton se dje (27.01.2025), në rrugën е “Lubotenit” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar B.Q. (32) nga Tetova. Siç thonë nga SPB Tetovë, ai kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vite, katër muaj e 26 ditë për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje të rënda”. “Ai është dërguar në INKP – Burgu Idrizovë në Shkup për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë. Arrestohet një person nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.