Author: shqiperia

Shumica e pacientëve të trajtuar në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji janë duke marrë terapinë e nevojshme, tha sot drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për ata që aktualisht janë në mungesë, Stojkovski tha se pret që problemi të zgjidhet sa më shpejt. Stojkovski pret që nesër të mbërrijnë ilaçet që duhet të blihen me aneks të kontratave të mëparshme, ndërsa për të tjerat që duhet të mbërrijnë përmes donacioneve, thotë se janë duke punuar së bashku me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski. Sipas Stojkovskit, aktualisht ka mungesë të ilaçeve, të cilat janë pjesë…

Lexo më shumë

Qepët gjenden në shumicën e kuzhinave në mbarë botën. Sidomos në kuzhinën shqiptare. Ne hedhim qepë në sallatë, qepë në sufllaqe, qepë në çdo gjellë dhe sikur të mos mjaftonte, bëjmë edhe gjellë vetëm me qepë. Janë të lira, jetojnë më gjatë dhe rriten gjatë gjithë vitit. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse qepët janë të shumëpërdorshme. Rreth 6.75 miliardë paund qepë prodhohen çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara. Prodhimi global arrin deri në 105 miliardë paund në vit. Por a e dini se qepët mund të krijojnë shqetësime në shëndetin tuaj? Po, qepa dhe të afërmit e…

Lexo më shumë

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë, do të festonte sot 89-vjetorin e lindjes. Shumë e kanë kujtuar sot kolosin e letrave shqipe, por me një dedikim dhe foto të veçantë e ka kujtuar vajza e tij, Besiana Kadare. “89 vjeç. Sot eshte here e pare qe babi ka ditelindjen por nuk eshte më i kesaj bote…”, shkruan ajo. Kujtojmë se letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në krijimin e gjuhës dhe letërsisë kombëtare. Ai ishte shkrimtari i vetëm shqiptar me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe është përkthyer në…

Lexo më shumë

Tre të mitur dhe një i rritur nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin pritet të kthehen në Itali. Sipas burimeve për Vizion Plus, i rrituri ka shfaqur probleme shëndetësore për të cilat është vlerësuar se duhet të rikthehet pas në Itali. Ata mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri së bashku me 45 emigrantë të tjerë me anijen ushtarake italiane “Cassiopea”. Emigrantët e ardhur janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia. Fillimisht, ata do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe më pas do të transferohen drejt Gjadrit.…

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik të martën. Pesë hulumtuesve të këtij Instituti, Universitetit të Kalifornisë dhe Universitetit të Uashingtonit, u është dhënë qasje në programin komercial të inteligjencës artificiale, i cili në mënyrë retroaktive ka analizuar mamografitë e 116.495 grave që kanë marrë pjesë në programin norvegjez në periudhën 2004 – 2018. Në total, 1.607 e grave janë përballur më vonë kancer në gji. Algoritmi ka arritur të verifikojë se cilat gra kanë pasur rrezik më të madh…

Lexo më shumë

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka pranuar draft tekstin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe shfrytëzimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të dorëzuar nga Republika e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njofton Ministria e Transportit, në periudhën e ardhshme propozimi do të shqyrtohet nga grupi punues për formimin e të cilit është vendosur dhe në të do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, ministri i financave dhe ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski. Ministria e Transporteve në një komunikatë thekson se “Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit,…

Lexo më shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet në kushte dimërore dhe në rrugë me lagështi. Nga atje njoftojnë se për shkak të rënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 100-150 metra rreth qytetit të Manastirit dhe në 20 deri 30 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/ Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit është ulur dukshmëria deri në 20-30 metra appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Tre aksidente me pasojë vdekje janë regjistruar brenda 24 orëve në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar, shoferi i identifikuar si Klevis Dukën ka përplasur për vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik të moshuarin Burhan Triepshi 84 vjeç. Aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, ku drejtuesja mjetit Elda Molika ka përplasur për vdekje 70-vjeçarin Sait Rraboshta. Aksidenti i tretë është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik ku shoferja Ledina Bushataj ka përplasur shtetasin K. Xhaka, 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Të tre shoferët janë arrestuar nga policia e Shkodrës. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në…

Lexo më shumë

Pas pesë vitesh mësimdhënie të gjuhëve të huaja pa tekste në arsimin fillor, kryesia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik kanë nisur procedurën e prokurimit, me qëllim sigurimin e tyre për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026. Thirrja publike e publikuar në link e përgatitur në përputhje me dispozitat e ligjit të ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, fton botuesit e huaj përmes përfaqësuesve vendas që të aplikojnë për miratimin e teksteve të gjuhës angleze nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për tekste në frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe…

Lexo më shumë

Bojkoti i paralajmëruar i marketeve është disfata më e madhe e politikave të gabuara të qeverisë dhe kulmi i pakënaqësisë së qytetarëve, Mickoski dhe OBRM-PDUKM e kanë pranuar plotësisht dështimin e tyre në menaxhimin e kësaj situate, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai thotë se bojkoti i paralajmëruar është disfata më e madhe e politikave të gabuara të qeverisë dhe kulmi i pakënaqësisë së qytetarëve. “Fatkeqësisht hipokrizia e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së ka arritur kulmin. Pasi ai dhe partia e tij personalisht lejuan që çmimet në supermarkete të rriteshin në qiell dhe nuk bënë asgjë, ata tani do të mbështesin…

Lexo më shumë