Author: shqiperia
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur të nisë zyrtarisht punën si i dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Pozita e tij është konfirmuar një ditë më parë, dhe ai do të nisë punën më 1 shkurt. “Vazhdimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe BE-së është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter. Më herët gjatë ditës, i dërguari në shkuarje i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka thënë…
Rritet prodhimi i duhanit në Maqedoni
Rritet prodhimi i duhanit këtë vit në Maqedoni. Deri në këtë moment janë blerë rreth 23.5 milionë kilogramë dhe deri në fund të periudhës së blerjes më 28 shkurt kjo shifër mund të arrijë afër 24 milionë kilogramë dhe vlerësimet fillestare të Sindikatës së Kultivuesve të Duhanit ishin se korrja nuk do të peshonte më shumë se 17 ose 17.5 milionë kilogramë. Sipas Sindikatës përcjell “Sitel” , kjo sasi ka ndodhur për shkak se është blerë duhan shumë i lagësht dhe nuk është refuzuar papastërtia, pra është blerë duhan me rërë dhe tokë në kartona. Dhe vetë vegjetacioni i zgjatur…
Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e “Finance Think” tha se bojkoti i marketeve është një lloj presioni që pritet të japë rezultate sepse çmimi i produkteve formohet në bazë të ndikimit të kërkesës. Petreski për “TV24” tha se ngrirja e çmimeve në periudha të caktuara prodhon efekte afatshkurtra që çojnë në ringritje ose kthim të çmimeve të produkteve. “Bojkoti duhet të jetë një sinjal si për furnitorët ashtu edhe për marketet sepse blerësit kanë një mekanizëm që mund të ndikojë në kërkesën e përgjithshme, kështu që ndoshta bojkoti mund të synohet te shitësit me pakicë të cilët janë identifikuar si lojtarë…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se do t’i nisë menjëherë konsultimet me partitë politike për të biseduar nëse do të formohet një qeveri e re brenda 30 ditësh, siç e parasheh ligji, apo do të shpallen zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviçit nga pozita e kryeministrit të vendit. “Jam i hapur për të dyja opsionet. Mund të kemi zgjedhje pas 75 ditësh, muaji prill është më i mundshmi. Nuk do të ketë qeveri të përkohshme”, ka thënë ai, duke shtuar se detyra kryesore e autoriteteve tani është ruajtja e stabilitetit. Presidenti serb ka thënë se…
Ngrirja tre-mujore e ndihmës amerikane nuk do të prekë institucionet e Maqedonisë së Veriut. Kjo është përgjigja e kryeministrit Hristijan Mickoski se sa projekte dhe sa financime për institucionet shtetërore janë ndërprerë me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ngrirjen e ndihmës së huaj për 90 ditë. “Nuk mendoj se do të ketë institucione shtetërore që do të preken nga ky vendim i presidentit Trump, por jemi duke bërë një analizë, do të shohim dhe do të dalim me strategji dhe konkluzione”, thotë Mickoski. Në pyetjen se cilat institucione dhe sa projekte janë duke i realizuar aktualisht me ndihmën…
Ju ndoshta keni menduar se shitësit ju tradhtojnë sa herë që blini një pako me patatina. Në pamje të parë, duket se brenda ka më shumë ajër sesa patatina. Megjithëse kjo është e vërtetë, nuk bëhet fjalë për asnjë lloj mashtrimi, por për një gjë jashtëzakonisht praktike. Prodhuesit lënë qëllimisht hapësirë për një arsye të mirë. Kjo mbron patatet e skuqura nga dëmtimet që mund të ndodhin gjatë transportit dhe lëvizjes nga një vend në tjetrin. “Ajri” në to është një mbrojtje e shkëlqyer në mënyrë që ushqimi të mos shkatërrohet. Nga ana tjetër, qeset nuk përmbajnë ajër, por azot.…
Më 29 janar 2025, Hëna e Re në Ujor hap derën për frymëzime dhe lidhje të reja, duke ndihmuar disa shenja të hyjnë në një epokë të re të fuqishme. Hëna në këtë shenjë është plot energji dhe na fton të krijojmë një rrugë të re, plot kthesa dhe kthesa dhe vetëbesim. Që këtu e tutje, ne të gjithë do të jemi pak më të hapur për të krijuar një histori të re për veten tonë me Plutonin, gjithashtu në Ujorin inovativ, duke na inkurajuar pasi përfaqëson një element guximi dhe fillimesh të reja. Cilat shenja preken më shumë? Demi…
Kryeministri Hristian Mickoski përsëriti se këtë javë pret takim me Sindikatën e AOJSHQ-së në të cilin duhet të bisedohet për kërkesat për pagesën e shtesave të pagave prej 30 për qind dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Sipas tij, ajo çështje do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e Këshillit Ekonomik – Social. “Të presim si do të jenë bisedimet dhe pastaj të nxjerrim konkluzione”, theksoi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media në Qeveri. Ai theksoi se ka marrëveshje të përgjithshme kolektive, e cila është e vlefshme dhe në fuqi dhe se Qeveria në…
Deputetja e koalicionit VLEN, Mimoza Musa është e ftuara e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni. Mimoza në rrëfimin e saj zbuloi shumë gjera interesante nga e kaluara e saj dhe e tashmja, duke folur për shumë eksperienca profesionale që kanë ndihmuar vazhdimisht në ngritjen e saj intelektuale. Ajo tregoi se përpara se të bëhet deputete, është marrë me PR, gjë që e ka ndihmmuar të shpalosë kreativitetin e saj. “Përpara se të kandidohem për deputete unë kam punuar PR dhe Marketing, edhe pse kam mbaruar studimet për gjuhë angleze dhe kam punuar në profesion për dhjetë vite. Edhe…
Sot pasdite nga ora 17:35, për shkak të inspektimit të një aksidenti trafiku, është vendosur ndalim i lëvizjes për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet në rrugën A-2 Kriva Pallankë nga kryqëzimi deri në vendkalimin kufitarë Deve Bair njoftojnë nga LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/ Për shkak të një aksidenti ndërpritet komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair appeared first on Telegrafi.