Author: shqiperia
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot në brifing theksoi se po kërkohen mundësi ligjore në konsultim me ekspertët dhe institucionet që të bëhen ndryshime ligjore dhe reforma në gjyqësor, që, siç tha, do të jetë cilësore. “Së pari të konstatojmë se tema është më e ndërlikuar dhe duam që problemi të zgjidhet në afat të gjatë. Në konsultim me ekspertë dhe institucione të shumta, duam të arrijmë një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe do të jetë një zgjidhje afatgjatë. Nuk dua ta jap mendimin tim për momentin, por dua që të respektojmë të gjitha institucionet, të vijmë…
Kirurgut M.S (64) i cili u arrestua për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik të Manastirit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, konfirmoi Prokuroria. Më 28 janar, rreth orës 17, policia e Manastirit në ambientet e Spitalit klinik në Manastir ka arrestuar M.S, kirurg për një kohë të gjatë në Repartin e Kirurgjisë në spital. Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se më 27 janar, i dyshuari si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht si mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Manastir, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike,…
SPB Tetovë njofton se dje (29.01.2025) në ora 19:15 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Gllogj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë një veture e pasagjerëve “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga nga D.Sh. (24) nga fshati Gërgurnicë, automjetit të pasagjerëve “BMW” me shenja regjistrimi të Tetovës të drejtuar nga A.A.(20) nga fshati Dobrosht dhe automjeti i pasagjerëve “Toyota Yaris” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga S.I.(54) nga fshati Dobrosht. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi D.Sh, të…
Prezantuesja amerikane Bethenny Frankel, ka publikuar një video dedikuar shqiptarëve. Ajo shprehet se ka një përshtypje të mirë për shqiptarët madje thotë se ka marrdhënie pune me 12 shqiptarë dhe të gjithë sipas janë punëtorë dhe të mrekullueshëm. “Ky është një postim i rastësishëm për shqiptarët. Për disa arsye unë jam gjithmonë e tërhequr, e lidhur dhe duke punuar me shqiptarët. Nuk mund ta shpjegoj këtë, nuk e kuptoj. Sa herë që gjej dikë që më pëlqen shumë të punoj me të, ka ndodhur të jetë shqiptar. Unë literalisht kam marrëdhënie pune me 12 shqiptarë dhe kjo është gjithmonë një…
Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetarët tha se ai nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të ri për Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Gashi theksoi se ai vetëm mund të caktojë deputetin që do të udhëheq me seancat në Komision. “Sa i përket asaj që është sjellë në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, ju referoj në Rregulloren e Punës, nenet 126 dhe 114, të cilat i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, do ta përcaktojë Presidenti, do të thërrasë. një deputet që të thërrasë seancat për disa ligje në…
Tetë ushqimet më të mira për mëngjes
Fillimi i ditës me një mëngjes të pasur me lëndë ushqyese mund të jetë baza e një shëndeti të mirë për tërë ditën. Eating Well ka shkruar se duke marrë parasysh kuzhinat tradicionale të vendeve që rrethojnë Detin Mesdhe, kjo mënyrë e ushqyerjes u jep prioritet perimeve dhe frutave, drithërave të plota, bishtajave dhe fasuleve, arrave dhe farave, yndyrave e shëndetshme dhe proteinave, duke kufizuar sheqernat dhe ushqimet me kripë të shtuar. Ata kanë përzgjedhur tetë ushqime të dietës mesdhetare të miratuara nga dietologët, të cilat mund të konsumohen për mëngjes, por që ndihmojnë për të mbajtur energjinë deri në…
Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë së RMV-së, në një kumtesë për media zotohet se rruga Tetovë – Prizren do të bëhet realitet. Prej atje thonë se punimet për këtë projekt vazhdojnë. “Në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë nëse u kërkohet ryshfet për ofrimin e shërbimeve në shëndetësinë publike. Thirrja vjen pas arrestimit të djeshëm të një kirurgu nga Manastiri, i cili u kap duke marrë ryshfet. “I inkurajoj të gjithë ata që kanë fakte t’i sjellin tek ne, në Ministrinë e Brendshme, apo te drejtuesit e klinikave. Kudo që ata raportojnë, ne jemi këtu për t’i dëgjuar dhe për të kontrolluar nëse ato që thonë është e vërtetë. Unë kam informacion të saktë për rastin në Manastir. Drejtori është njoftuar nga unë para disa ditësh…
Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza. Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij. “Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të punësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në rrugë…
Prokurori publik detyrues nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë ka kryer këqyrje në vendngjarje në bulevardin “Aradhat partizane” në Shkup, ku një 22-vjeçare ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku. Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur vetura “Peugeot” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 20-vjeçar ka goditur një vajzë 22-vjeçare. Ajo ka pësuar lëndime të rënda nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. “Prokurori publik ka lëshuar urdhër për obduksion në trupin e të ndjerës. Shoferi u ndalua dhe u lëshua urdhër për analiza të gjakut dhe urinës. Prokurori publik lëshoi edhe…