Author: shqiperia

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 27.01.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU ulet për 1,100 den/kg dhe tani do jet 44,531 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe i EURODIZELIT (DЕ V) dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë. Nga data 31.01.2025,…

Lexo më shumë

Gjatë javës së katërt të vitit 2025, në vend u raportuan 1,878 raste të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin. Kjo paraqet rritje prej 33 për qind krahasuar me javën e kaluar. Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar është rritur me 2,4 për qind. Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të virusit të gripit, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1066 persona janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. 349 janë fëmijë, nga mosha…

Lexo më shumë

Kohët e fundit kam kuptuar një mënyrë të re se si njerëzit po përdorin inteligjencën artificiale. Ata i kërkojnë ChatGPT-së: “Bazuar në gjithçka që di për mua, më vizato një pamje të asaj që mendon se duket jeta ime e tanishme.” Si një lexues mendjesh në një panair, ChatGPT duket se përzien parashikime të sigurta me detaje më specifike. Shpesh prodhon imazhe të njerëzve të ulur në një zyrë shtëpie përpara një kompjuteri. Ndoshta në një cep gjendet një kitarë akustike apo një mace ngjyrë portokalli endet në sfond. Por ndonjëherë, në mes të tavolinës, mund të shfaqet diçka e…

Lexo më shumë

Është marrë vendim për inicimin e procedurës disiplinore kundër Prokurorit të Lartë Publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup dhe një prokuror publik nga e njëjta prokurori, për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore, përfshirë parregullsi në regjistrimin e lëndëve dhe punë joprofesionale në disa rastet, njoftoi Prokuroria Publike (PP). “Në rastin e parë, procedura disiplinore është iniciuar kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë në Shkup për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e regjistrimit të lëndëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. Procedura e dytë disiplinore është iniciuar kundër një prokurori publik nga Prokuroria e…

Lexo më shumë

Prokuroria vepron ndaj çështjes së gjykatësit Enver Bexheti dhe ish zv. kryeministrit të arratisur Artan Grubi, pasi që të dy u përfshinë në listën e zezë amerikane për shkak të dyshimeve për korrupsion. Megjithatë, prokuroria nuk po jep detaje për atë që është zbuluar deri më tani nga organet vendore hetimore. “Në këtë rast veprohet sipas informacioneve të marra dhe po ndërmerren më shumë veprime për verifikimin e të gjitha rrethanave, por duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura, nuk mund të ndajmë më shumë detaje”, thonë nga Prokuroria. Për kryetarin e Shoqatës së gjykatësve Ivan Xholev, është…

Lexo më shumë

Qeveria ka krijuar kaos me inspektoratet dhe inspektorët e tregut nuk mund të dënojnë për shkak të ndryshimeve në ligjin për mbikëqyrjen inspektuese që i bënë më 25 dhjetor dhe këto amendamente që sot janë në rend dite janë të vonuara dhe të pakuptimta. Ky është një skandal juridik i paparë dhe një cunami në sundimin e ligjit, tha deputetja e LSDM-së, Jovana Trençevska në seancën e sotme parlamentare. Ajo theksoi se me ndryshimet në Ligjin për Mbikëqyrjen Inspektore, të publikuar në Gazetën Zyrtare, në thelb është fshirë paragrafi 2 i nenit 26, ku shërbimeve inspektuese, inspektorateve shtetërore, u është…

Lexo më shumë

Me datë 29.01.2025 në ora 13:20, në Departamentin e Policisë Kërçovë është raportuar se Z.T (51) nga Kërçova, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një pjesë të autostradës Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër, ka rënë dhe ka ndërruar jetë. Një mjek nga Urgjenca në Spitalin e Kërçovës ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa kontroll është kryer nga ekipe policore dhe një inspektor i punës. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/ Humb jetën një punëtorë gjatë ndërtimit të rrugës Kërçovë-Ohër appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

“Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë me konceptin e ri për reformën në arsimin e mesëm. I gjithë projekt-koncepti është bërë me qëllim që asnjë mësues të mos mbetet pa punë, përkundrazi, ata do të angazhohen më shumë që nxënësit tanë të shkojnë të paktën dy hapa më lart në testet PISA”. Këtë e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes nga deputetja e LSDM-së, Daniela Nikolova, e cila akuzoi se i gjithë koncepti po bëhet pa debat publik. Janevska tha se nuk është e vërtetë që draft koncepti nuk është vënë në…

Lexo më shumë

Amir Rrahmani mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur sot mediumi italian “Il Roma”. Sipas gazetarit të këtij mediumi, Giovanni Scotto, kapiteni i Kombëtares së Kosovës i ka marrë disa oferta dhe gjatë verës do të jetë koha e duhur që të shitet nga napolitanët. Liderët e Serie A thuhet se tashmë e kanë gjetur zëvendësuesin e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit e të Veronës. Bëhet fjalë për futbollistin e Fiorentinës, Pietro Comuzzo, të cilin klubi nga “Diego Maradona” mund të marrë në huazim dyvjeçar për 5 milionë euro, me detyrim të…

Lexo më shumë

Deputetë të partive opozitare LSDM dhe “E Majta” kanë iniciuar nismë për thirrje të Debatit mbikëqyrës në kuadër të Kuvendit, ku do të diskutohej për masat dhe aktivitetet që do të zbatoheshin në drejtim të përmirësimit të gjendjes me ndotjen e ajrit. Siç theksoi para mediumeve deputeti Oliver Spasovski nga LSDM, ajo nismë del nga, siç tha, rezultatet e dobëta për cilësinë e ajrit. “Qëllimi është që në kuadër të Kuvendit, përmes instrumenteve rregullues dhe ligjorë të bisedohet për çështjen e mjedisit jetësor, ndërsa si çështje që i tangon të gjithë qytetarët pa përjashtim, do të duhej t’i bashkonte të…

Lexo më shumë