Author: shqiperia
Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit P.Gj. Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema raporton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Siç shihet në pamje, banorët kanë dalë nga shtëpitë e tyre në panik. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv
Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se shpesh lëvizja e elektoratit gri, përcakton forcën politike fituese. Por në gjykimin e tij, në Shqipëri është e vështirë të përcaktohet se si lëviz ky elektorat. Ermal Hasimja: Elektorati gri nuk është një korpus homogjen. Ata mund të mos dalin të votojnë sepse nuk u intereson politika, por janë edhe ata që u intereson politika, por kanë arsye kontradiktore për të votuar për njërin apo tjetrin dhe pastaj nuk dinë kë të votojnë dhe s’votojnë fare. Jo gjithmonë elektorati gri është…
Ministri i Vetëqeverisjes, Lokale Zllatko Perinski thotë se e përkrah iniciativën e LSDM-së në Kuvend për ajrin e ndotur. LSDM dhe “E Majta” kërkuan sot në Kuvend që të mbahet Debat Mbikëqyrës, për të gjetur zgjidhje për ndotjen enorme të ajrit. “Si person që do ndryshim, unë e mbështes iniciativën në Kuvend, sepse ky problem me ajrin e ndotur nuk është i ri, por ka disa vite që ka. Jam i bindur se nëse do ta kishim zgjidhur këtë problem 10 vjet më parë dhe po të kishim vepruar në mënyrë të planifikuar dhe sistematike, do të kishim rezultate deri…
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ishte i ftuar në studion e “Qu Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. Biseda u përqendrua në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Pranvera Borakaj: E konsideroni dështim faktin që nuk kenui arritur t’i bëni bashkë të gjitha forcat opozitare dhe të garoni si një bllok kundër Ramës? Ivi Kaso: PD ia ka dalë të rimarrë simbolet e veta të cilat u mbajtën peng dhe që i shërbeu interesit të mazhorancës për ta shfokusuar interesin nga llogaridhënia që duhet të ishte kryefjala e mandatit të tretë. Pasi arriti të…
Plagoset me armë 15-vjeçari në Tiranë
Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Fushë-Mëzez, Tiranë. Policia bën me dije se i mituri është paraqitur në spitalin e Traumës i plagosur me armë. Nuk dihen ende rrethant e ngjarjes. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se 15-vjeçari nuk tregon në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja. I ati ka deklaruar se ka dëgjuar të shtëna dhe e ka gjetur të birin të plagosur. Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin…
Mexhiti: Nuk jemi kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, po kërkojmë zgjidhje më të mirë
Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Izet Mexhiti, tha se integrimet evropiane mbeten prioritet i padiskutueshëm dhe se askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por theksoi nevojën për një zgjidhje të drejtë për të gjithë. Mexhiti theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të sigurojë një balancë të drejtë ndërmjet palëve të interesuara. “Ne të gjithë duam dhe po punojmë për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë që do të na afrojë me BE-në. Askush nuk është kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, por ne po kërkojmë një zgjidhje në të cilën të gjithë do…
Më datë 29.01.2025 në ora 19:00 në Policinë e Strumicës, një shofer kamioni ka raportuar se pasi e ka parkuar veturën në parking, ka dëgjuar zëra dhe trokitje në rimorkio. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strumicë dhe Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug, ku ekipi i Drejtorisë doganore ka hequr vulën dhe në rimorkio janë gjetur katër emigrantë, dy prej të cilëve nga Pakistani dhe dy nga Siria”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/ Shoferi kap emigrantë në rimorkion e tij në Strumicë appeared first on Telegrafi.
Zv. kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka kritikuar Ali Ahmetin për mosmbajtjen e premtimit të tij për t’u tërhequr nga politika pas anëtarësimit të vendit në NATO. Mexhiti në intervistën për emisionin “Samo Intervju” në “Kanal 5”, kujtoi se Ahmeti në vitin 2015 kishte deklaruar se do të largohej nga skena politike pas përfundimit të këtij procesi, duke i lënë vendin gjeneratave të reja për të çuar përpara integrimin evropian të vendit. “Ai paralajmëroi se do të tërhiqej pas anëtarësimit në NATO, por nuk e bëri. Ai duhej të largohej në atë moment, gjë që do…
20-vjeçari, i cili mbrëmë vonë ka përplasur një vajzë të re në rrugën “Partizanska” në Shkup, ka qenë duke vozitur pa patentë shofer, nën ndikimin e alkoolit dhe ka kaluar në semafor të kuq, njoftojnë nga Prokuroria. Ndaj tij është zhvilluar hetim për kryerjen e veprës penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. I dyshuari 20-vjeçar, më 29 janar, si pjesëmarrës në komunikacion në rrugë publike, në korsinë e djathtë të bulevardit “Aradhat Partizane” drejtonte automjetin “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij. “Ai nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar…
Më duhet të them se situata që u konstatua në korrik 2017 ishte një situatë ku rreth 73 kompani ishin në proces ose kishin marrë tashmë një vendim për të investuar tek ne. Çfarë ndodhi, pse nuk investuan, cili është problemi, kjo është një temë tjetër me të cilën institucionet e tjera duhet të merren diku tjetër. Por fakt është se shumica e atyre kompanive që nuk kanë investuar këtu kanë investuar le të themi në veri, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes parlamentare në seancën e sotme parlamentare për investimet e huaja direkte. “Ne vendosëm të ftojmë…