Author: shqiperia
Qytetarët bëjnë thirrje për protestë për aksidentin ku humbi jetën një 22-vjeçare në Shkup
Një numër i madh qytetarësh në rrjetet sociale bëjnë thirrje për organizimin e një proteste sot në orën 13:00 në vendin ku u përplas për vdekje studentja 22-vjeçare Frosina Kulakova. Thirrjet për protestë po ndahen me një mesazh për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për përgjegjësinë në trafik, si dhe për përgjegjësinë ndaj autorit. Ata kërkojnë që autoritetet të hapin sytë. Në të njëjtën kohë, ata janë të zemëruar me gjyqtarin që i hoqi paraburgimin shoferit 20-vjeçar Vasil Jovanov, kur e dënoi për posedim droge. Dy partitë më të mëdha maqedonase OBRM-PDUKM dhe LSDM gjithashtu kanë kërkuar dënim maksimal për…
VLEN: Mbështesim fuqishëm qytetarët tanë në bojkotin e sotshëm, stop fitimit në kurriz të popullit
Koalicioni VLEN sot ka dal me mbështetje për iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve. Nga VLEN thonë se kuptojnë nevojën e patjetërsueshme të qytetarëve për ta realizuar këtë bojkot. Që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike. “Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale. Por, parasegjithash për neve përgjegjësi primare është për të qenë afër qytetarëve dhe për t’i mbështetur në secilën iniciativë që ndërmarrin për të mirën kolektive. Prandaj, sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do…
Frutat që mund të bartin viruse
Deri më tani, frutat e malit janë konsideruar si fruta që nuk përbëjnë shqetësim kur bëhet fjalë për bartjen e viruseve, por AOL ka shkruar se mund të jetë e kundërta. Ditë më parë Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar një strategji të re për të ulur rrezikun e bartjes së viruseve që mund të ndodhen nëpër frutat e malit. Objektivi i kësaj strategjie është përmirësimi i respektimit të rregulloreve të sigurisë ushqimore, rritja e njohurive shkencore për viruset dhe inkurajimi i industrisë dhe qeverive për të përdorur masa parandalimi për ruajtjen e shëndetit publik. Cilat janë llojet…
LSDM shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime familjes së të ndjerës tragjikisht Frosinës. Nga atje thonë se kjo ngjarje tronditëse dëshmon edhe një herë seriozitetin e problemit të sigurisë në rrugë dhe nevojën për veprime urgjente dhe vendimtare nga institucionet. “LSDM kërkon dënimin maksimal për autorin në procedurë të shpejtë dhe transparente. Ne mbështesim revoltën e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për drejtësi dhe siguri më të madhe. Në shenjë solidariteti protestës do t’i bashkohet edhe Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë (RLSDM). Protestat janë një e drejtë legjitime e njerëzve për të shprehur pakënaqësinë dhe për të kërkuar llogari nga ata…
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot apelojnë për bojkotimin e supermarketeve dhe më në fund t’i thonë “JO” rritjes enorme të çmimeve. Vitet e fundit janë zbatuar masa të ndryshme për të ndaluar inflacionin, çmimet dhe marzhet janë ngrirë, ndërsa vitin e kaluar kanë vazhduar përpjekjet nën që nën ndikimin e shportës konsumatore për të blerë diçka më lirë. Pavarësisht gjithë kësaj, as inflacioni nuk u ul dhe as çmimet nuk u stabilizuan, siç dëshmohet nga inflacioni i dhjetorit, i cili në një vit arriti në 4.4 për qind. Të enjten, një ditë para bojkotit të paralajmëruar, në tregje nuk…
Netflix ka konfirmuar zyrtarisht në rrjetet e tij sociale se sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të publikohet premierë më 27 qershor. Gjegjësisht, sezoni i dytë i serialit ka filluar më 26 dhjetor të vitit të kaluar, dhe duke gjykuar nga data e publikimit të sezonit të tretë dhe të fundit, fansat e këtij seriali nuk do të duhet të presin gjatë. Nuk është zbuluar shumë për skenarin e sezonit të tretë, por supozohet se do të pasojë ngjarjet menjëherë pas përfundimit të episodit të shtatë të sezonit të dytë të “Squid Game”. Asgjë nuk është e rastësishme…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe diell. Pasdite në luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 10 deri 17 gradë celsius. Të dielën moti pritet të jetë me reshje të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Nëse ndiheni të përgjumur gjatë aktiviteteve tuaja të përditshme, duhet ta konsideroni këtë shqetësim. Pasi lodhja mund të tregojë se keni një rrezik më të lartë për t’u preku nga demenca, këto janë gjetjet e një studimi të ri të botuar në revistën Neurology. Në studim, pjesëmarrësit që përjetuan përgjumje të tepërt gjatë ditës dhe mungesë entuziazmi, 35.5% e tyre zhvilluan sindromën e rrezikut kognitiv motorik, ose MCR. 6.7% e tyre nuk e shfaqën këtë problem, dhe arsyeja ishte pasi ishin ushqyer shëndetshëm. MCR si simptomë kryesore ka vështirësi në ecje, dhe probleme të kujtesës tek të moshuarit. Rreziku i…
Duka: Nuk ka më kohë për qeveri teknike! Kaso: PD do hyjë në zgjedhje, kemi hequr dorë nga bojkotimi
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mendon se nuk ka më kohë për të plotësuar kërkesën e opozitës pqr qeveri teknike. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Duka tha se për të pasur zgjedhje të ndershme do të ishte mirë krijimi i një qeverie teknike herë pas herë, por në këto kushte nuk është më e mundur. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj 2025. Duka: Nuk ka më kohë për të realizuar qeveri teknike. Më duket një kërkesë e justifikueshme. Nëse deri tashmë kemi akuzuar si opozitë për vjedhje të…
OBRM-DPUKM shpreh ngushëllimet më të thella për aksidentin tragjik të trafikut në bulevardin “Aradhat Partizane”, ku humbi jetën vajza Frosina Kulakova. Lexo po ashtu Shoferi i cili goditi për vdekje një vajzë në Shkup, ka vozitur nën ndikimin e alkoolit “Në të njëjtën kohë kërkojmë sanksionin më të ashpër për shoferin nga Prokuroria Publike dhe gjykata. Në vend të dënimeve deklarative duhen masa thelbësore që do të veprojnë si pengesë për këdo që guxon të drejtojë një mjet motorik pa leje drejtimi, në gjendje të dehur ose me vetëdije të reduktuar. Ndëshkimi në këtë rast dhe të ngjashme duhet të…