Author: shqiperia

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ka reaguar në lidhje me vdekjen e 22-vjeçares, e cila u godit për vdekje me makinë nga një shofer 20-vjeçar. Toshkovski shkruan se vdekja e saj nuk është vetëm aksident, por rezultat i të metave të sistemit. “Si ministër i Brendshëm, por mbi të gjitha si burrë dhe si baba, nuk mund të mos ndaj ankthin dhe revoltën që po ndjejmë të gjithë këto ditë. Frosina Kulakova, një vajzë e re me një të ardhme të ndritur, nuk është më, sepse jetën ia mori dikush që nuk duhej të ishte kurrë në timon.…

Lexo më shumë

Tineks i kupton nevojat e blerësve maqedonas dhe fillon fushatën “Zgjedhja jote, kursimi yt”, në kuadër të së cilës, duke filluar nga 31 janari dhe gjatë gjithë shkurtit, do të ofrojë zbritje të një numër të madh të produkteve që janë thelbësore për nevojat e një familjeje. Këto janë produkte të cilat janë kyçe për funksionimin e amvisërive dhe besojmë se do të kontribuojnë në kursimin e buxhetit familjar. Marketet janë vetëm një pjesë e zinxhirit të distribuimit të ushqimeve dhe produkteve të tjera, kështu që mundësia për të ndikuar në çmimet është vërtet minimale. Shumica e rritjeve vijnë për…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se asnjë gjykatë nuk ka marrë vendim që vulat t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës. “Për dikë që partia është katandisur në “Vula” kemi lajmin e vështirë për ta që asnjë Gjykatë nuk ka dhënë ndonjë vendim në favor të tyre. Ky obsesion i vulave tregon qartë se ata e shohin partinë si një copë toke që e ka ai që ka tapi e vula…absurd dhe gjynah!”, ka shkruar Taravari në profilin e tij në Facebook. Kujtojmë se Gjykata e Tetovës ende nuk ka dhënë ndonjë…

Lexo më shumë

Këshilli i Komunës së Gostivarit në seancën e sotme me shumicë votash uli çmimin e parkingut në Gostivar nga 40 denarë në 25 denarë. Me këtë vendim është kthyer çmimi i vjetër i parkingut në Gostivar, me çka siç thonë nga Komuna e Tetovës, sado pak do t’ua lehtësojë qytetarëve barrën e financiare. “Po ashtu me Rregulloren e re të ndërmarrjes publike për “Parkingje publike dhe gjelbërim”, parasheh edhe ulje të çmimit për bllokim të automjeteve të keqparkuara, nga 1200 denarë çmimi ulet në 600 denarë, si dhe zvogëlim të orarit për parkim me pagesë”, thuhet në njoftimin e Komunës…

Lexo më shumë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e Kampionëve. Skuadrat e renditura nga pozita 9 deri në 24 mësuan kundërshtarët e tyre drejt kualifikimit në 1/8 e finales së garës më prestigjioze evropiane. Dueli më interesant pa dyshim do të jetë ai mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, dy gjigantëve evropianë të futbollit, ku njëri do të duhet të eliminohet qysh në këtë fazë. Në përballjet tjera takohen: Club Brugge – Atalanta Sporting – Borussia Dortmund Manchester City – Real Madrid Celtic – Bayern Munich Juventus – PSV Feyenoord – Milan Brest –…

Lexo më shumë

Administrata e Donald Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni. Kjo është bërë e ditur nga listës e publikuar nga “NEXTA”, ku shihet se ka 1,445,549 banorë të SHBA-së që pritet të depërtohen në vendet e tyre. Sipas listës, në Maqedoni duhet të deportohen 341 persona. Administrata e Donald Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni. Kjo është bërë e ditur nga listës e publikuar nga “NEXTA”, ku shihet se ka 1,445,549 banorë të SHBA-së që pritet të depërtohen në vendet e tyre. Sipas listës, në Maqedoni duhet të deportohen 341 persona. Trump plans to deport people to…

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov shprehu ngushëllime familjes dhe miqve për vdekjen e parakohshme të Frosina Kulakovës. “Ndonjëherë nuk ka fjalë ngushëlluese, por ajo që mund të premtoj është se pozicionin tim politik dhe misionin tim njerëzor do ta drejtoj drejt ndryshimit rrënjësor të gjërave. I gjithë sistemi duhet të ndryshojë nga jashtë dhe nga brenda”, tha Ministri. Kulakova do të varroset sot në vendlindjen e saj, Negotinë. E ndjera është goditur nga një veturë e në rrugën “Aradhat Partizane” në Shkup. Nga Prokuroria njoftuan se shoferi i cili ka drejtuar atuomjetin ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se…

Lexo më shumë

Qeveria është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët të mos përjetojnë çmime të tilla, sepse ajo është përgjegjëse për përcaktimin e çmimeve, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ndodhet për vizitë pune dyditore në Kroaci në takimet me udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate Kroate (PSK). “Ja edhe këtu në Kroaci, ka protestë të qytetarëve për çmimet e larta në markete. Te ne vërtet është shqetësuese mospërfillja dhe mosinteresimi i Qeverisë për ndërmarrjen e masave. Madje me njëfarë cinizmi do të thosha, i përkrahin qytetarët të protestojnë, kur në fakt protesta e qytetarëve, përveç çmimeve të larta dhe ndaj marketeve,…

Lexo më shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një grua 31-vjeçare me prejardhje nga Kosova, ka denoncuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri i saj. Nga SPB-Tetovë thonë se personi i denoncuar është ndaluar. “Me datë 30.01.2025 në ora 13:50, personi Sh.M.(33) nga një fshat i Tetovës, është paraqitur në SPB Tetovë, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nusja e djalit të tij, 31-vjeçare nga Kosova, me qëndrim të rregulluar në fshat, se në disa raste ka kryer veprën penale “ngacmim seksual” ndaj saj, e dënueshme sipas nenit 190-a paragrafi 1 i Kodit Penal”. “Ai është ndaluar…

Lexo më shumë

Letër proteste nga Kolegji Mjekësor i Klinikës Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët “Kozle”, për përkrahjen e parezervë të Veselinka Mitrovska Josifova dhe shkarkimin e menjëhershëm të u.d. drejtoreshës, Karolina Simonovska. Bordi mjekësor i Klinikës për sëmundje të frymëmarrjes tek fëmijët Kozle kërkon shkarkimin e menjëhershëm dhe urgjent të u.d. Drejtoreshës Karolina Simonovska, pas vendimit të fundit skandaloz për shkarkimin e koleges së saj Dr. Veselinka Mitrovska Josifovska, specialiste e njohur ORL dhe bronkoskope me përvojë shumëvjeçare,  dhe kërkojnë kthimin e menjëhershëm të mjekes në punë nga institucionet e sistemit. “Skandali i fundit që ka tronditur klinikën, mjekët dhe…

Lexo më shumë