Author: shqiperia
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se orari i ndeshjeve të cilën e ka skuadra e tij nuk është e lehtë. Por, ai ka shtuar se duhet përballur me ekipet kundërshtare edhe në situata të tilla. City të dielën luan në udhëtim tek Arsenali. Më pas me Leyton Orientin më 8 shkurt luan në 1/16 e finales në Kupën FA, e më pas takohet me Real Madridin më 11 shkurt. Menjëherë pas Realit, takohet me Neëcastlen më 15 shkurt, dhe më 18 shkurt e luan ndeshjen kthyese me madrilenët. Më 23 e 26 shkurt e presin ndeshjet me…
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Journavx (suzetrigine), një ilaç oral jo-opioid i zhvilluar nga Vertex Pharmaceuticals për trajtimin e dhimbjeve akute të moderuara deri në të rënda te të rriturit. Pas njoftimit, aksionet e Vertex Pharmaceuticals (Nasdaq: VRTX) u rritën me 8.4%, duke arritur në 475 dollarë në tregtimin pas orarit. Sipas Vertex, Journavx është një ilaç efektiv, pa rrezik varësie, i përshtatshëm për trajtimin e të gjitha llojeve të dhimbjeve akute. “Ky miratim është një moment historik për 80 milionë amerikanë që trajtohen çdo vit për dhimbje akute të moderuara deri në të rënda,” tha…
Një i ri nga Negotina ka pësuar lëndime të rënda në punë, të cilat janë konfirmuar në spitalin e Kavadarit, njofton SPB–Veles. “Dje në ora 14:55 në DPB – Negotinë është raportuar se në afërsi të një fabrike në fshatin Dubrovë të Negotinës nga një kamion pirun i drejtuar nga Z.B., 51 vjeç, nga Negotina është goditur punonjësi B. I., në moshën 26 vjeçare. 26-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat i janë konstatuar në spitalin e Kavadarit”, sqarojnë nga SPB–Veles. Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i Policisë Rajonale të Negotinës./Telegrafi/ Lëndohet rëndë një 26-vjeçar…
Qeveria mbetet në qëndrimin që sindikatat dhe punëdhënësit të merren vesh për pagën minimale
Qeveria mbetet në qëndrimin e saj se sindikatat dhe punëdhënësit duhet të dakordohen për pagën minimale për të cilën sipas paralajmërimeve do të diskutohet të hënën në mbledhjen e Këshillit ekonomiko-social. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska sot përsëriti qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski se si qeveri do ta përcjellin procesin dhe se do ta pranojnë atë për të cilën pajtohen sindikatat dhe punëdhënësit. “Paga minimale do të diskutohet nga sindikatat dhe punëdhënësit. Ne do ta ndjekim procesin dhe çfarë do të bien dakord mes tyre, ne do ta pranojmë sepse në periudhën e kaluar, në bazë të analizave të bëra,…
BDI: Gjuha shqipe po injorohet në Kuvend
Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend. “Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për vazhdimin e praktikave diskriminuese në Kuvendin e Republikës, ku shqiptarët po përjashtohen nga punësimi dhe gjuha shqipe po injorohet hapur. Nga konkursi i fundit për punësim në Kuvend, nga 23 të pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë, duke dëshmuar një përjashtim të qartë dhe të qëllimshëm të tyre nga institucionet shtetërore. Kjo praktikë është një goditje ndaj përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, duke i kthyer shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në…
Nesër, e shtunë, 01 shkurt 2025, ekipi kosovar do të luftojë në tatami në njërën nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam Paris! Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos. Kosova do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris! Nesër nis Grand Slami i Parisit, Kosova garon…
Koçoska: Vonesat e pagave të të punësuarve në inspektorate për shkak të ndryshimeve ligjore
Problem me rrogat kanë pasur thuajse të gjitha inspektoratet, ndërkaq shumica prej tyre e kanë zgjidhur çështjen. Rroga, ende nuk kanë marrë Inspektorati i Tregut dhe i Punës. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, paratë për rrogat janë parashikuar, por ka pasur vonesë për shkak të ndryshimeve ligjore, me çka inspektoratet do të jenë në përbërje të ministrive. “Dukshëm se në disa institucione kishte vonesa të caktuara, pritëm që të zbatohen, sido që të jetë atë që mund ta them në Ministrisë së Financave është se në pajtueshmëri me Ligjin për Organizimin e Qeverisë, paratë janë parashikuar atje ku kemi…
Qytetarët protestuan në rrugën Partizanski Odredi, ku 20-vjeçari Vasil Jovanov vrau pardje 22-vjeçaren Frosina Kulakova. Pranë fotos së Frosinës janë lënë lule dhe qirinj janë ndezur, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta ku shkruhej: “Të gjithë shkojmë te i njëjti gjykatës dhe atje ka vetëm një drejtësi”, ” Edhe sa kohë?” “Nuk është një aksident, është një vrasje” Qytetarët kërkojnë dënime dhe ndryshime më të ashpra. Sipas informacioneve të Prokurorisë, Jovanov ka qenë duke e drejtuar veturën në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe ka kaluar në semafor të kuq. Më tej qytetarët janë të shqetësuar dhe të revoltuar nga informacioni…
Çmimi i ngrohjes qendrore do të rritet për 5,03 për qind, njoftoi në konferencën e sotme kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimoski. Siç theksoi Bislimoski, arsyeja e rritjes së çmimit është rritja e çmimit të gazit natyror në bursat botërore dhe zvogëlimi i prodhimit të termocentraleve, të cilët në vend të 60 për qind kanë marrë pjesë me 51 për qind në prodhimin e energjisë termike dhe çmimi i ri do të jetë i vlefshëm nga 1 shkurti i këtij viti. Çmimi për konsumatorët e energjisë termike në qytetin e Shkupit do të rritet për 5,03%, si…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për investime të huaja direkte tha se deri tani është i kënaqur nga ajo që është arritur, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga numrat që kam në dispozicion, deri në nëntor, në vitin 2024 kemi më shumë se një miliard, mendoj se rreth një miliard e dyzet milionë. E cila, nëse përkthehet për kokë banori dhe si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto, për ne është rezultati më i madh historik. Pres që ky trend të vazhdojë këtë vit, në vitin 2025, së bashku me investitorët…