Author: shqiperia

Koalicioni VLEN thotë se shëndetësia, si hallka më e rëndësishme e funksionimit të një vendi, prej kohësh është në kolaps. “Për shkak se nuk kishte fare investim, u krijua një sistem operativ i dobët, ku shëndetësia mbeti në mjerim dhe politikanët trajtoheshin jashtë vendit. Kjo praktikë do të përfundojë me qeverinë e re, Qeverinë VLEN, pasi ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar të gjithë sistemin shëndetësor. Dhe kjo nuk mund të bëhet pa buxhet. Prandaj, me vendosmëri të plotë, këtë vit kemi ndarë disa herë më shumë buxhet se në vitet e kaluara”, thonë nga VLEN. Siç njoftojnë nga…

Lexo më shumë

Një fëmijë katër vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Strugës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Ohër. Sipas informacioneve, rasti në polici është raportuar rreth orës 09:50, nga personeli mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës. “Personeli mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm në Strugë është njoftuar se në Repartin e Fëmijëve në spital është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Struga, i cili për një kohë ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Përkundër ndihmës urgjente mjekësore, ai vdiq”, tha zëdhënësi i SPB-Ohër, Stefan Dimoski. Autoritetet shtojnë se policia në koordinim me…

Lexo më shumë

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në rrugët në afërsi të Negotinës, Demir Kapisë, Ohrit, Saramzalinos, Dellçevës dhe në rrugën Katllanovë – Veles. Dukshmëria, siç njoftojnë nga LAMM, është deri në 100 metra. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më pritje për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM: Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulët në disa akse rrugore appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me OBRM-PDUKM-në. Nga BDI thonë se dallimi mes tyre dhe VLEN është se ata e marrim fuqinë nga populli, kurse sipas tyre, VLEN e marrin nga të tjerët. “Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me OBRM-PDUKM-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet. Realiteti është i qartë: ata nuk…

Lexo më shumë

Pas bojkotit të blerjeve në supermarkete, i cili u zhvillua për herë të parë në vend të premten, rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë shënuan një rënie të xhiros me rreth 50%. Të dhënat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se qarkullimi i përgjithshëm në tetë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë është ulur me 46,59% krahasuar me javën e kaluar. Qytetarët i janë bashkuar thirrjes për bojkot për shkak të çmimeve të larta të produkteve bazë, të mbështetur nga disa parti politike dhe Qeveria. Në vitin 2023, shtatë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes…

Lexo më shumë

Dy protesta do të mbahen sot për vdekjen e vajzës së re Frosinës. Protesta e parë do të organizohet në sheshin e Kavadarit, në orën 12:00. Tubimi i dytë do të mbahet në ora 17:00, para Sallës Universale në Shkup. Iniciativa “Kush është Tjetër” thotë se “Rasti i Frosina Kulakovës nuk është i izoluar, të njëjtat raste të vozitjes së pakontrolluar janë përsëritur prej vitesh, mosndëshkimi dhe humbjet e pajustifikuara të jetëve”. “Të frustruar nga situata që nuk ndryshon, ne bëjmë thirrje për një shprehje të revoltës civile”. “Protesta synon të trajtojë tre çështje kryesore: 1. Mosfunksionim i sistemit të…

Lexo më shumë

Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -4 gradë. Pasohet nga -2 Mavrovë, -1 Tetovë, Strumicë, Lazaropole, Kodra e Diellit, 0 Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Veles, 1 Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Shtip, Kavadar, 2 Ohër, Pretor , Krushevë, Gjevgjeli, 4 Vinicë. Lartësia e mbulesës së borës: 32 cm në Kodrën e Diellit, 15 në Mavrovë. Dita do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me mjegull në disa lugina. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht në pjesët perëndimore dhe kohë pas kohe e dobët…

Lexo më shumë

Moti sot me vranësira të ndryshueshme, paradite me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Kah fundi i ditë dhe gjatë natës në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në viset malore, reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9 deri në 15 gradë. Në Shkup moti paradite do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa…

Lexo më shumë

Trajneri i xhudos, Driton Kukak ka shprehur lumturinë e tij për të arriturat në Paris. Akil Gjakova i argjendtë dhe Distria Krasniqi e Nora Gjova të bronzta, i sollën tri medalje Kosovës në Grand Slamin në Bercy. Kuka ka thënë se kjo është një mbrëmje e mirë në postimin e shpërndarë në profilin e tij në Facebook. Postimi i plotë: Grand Slam Paris … Për mbramje të mirë! Tri copa për Akili i argjendtë me shkëlqim të artë! Distria e Nora të Medalje në Bercy Paris para 15 mijë shikuesve! “Medalje para 15 mijë shikuesve”, Kuka krenar për…

Lexo më shumë

Këngëtarja Parashqevi Simaku do të dalë nga spitali të mërkurën, ka njoftuar biznesmeni Elton Ilirjani, i cili është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, ka shtuar Ilirjani. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon…

Lexo më shumë