Author: shqiperia
Në Shkup sot në bulevardin “Aradhat Partizane” në afërsi të Sallës Universale filloi protesta nën moton “Kush është i radhës”. Protesta është reagim ndaj rastit të Frosina Kulakovës dhe incidenteve të ngasjes së pakontrolluar dhe mosndëshkimit, të cilat sjellin pasoja tragjike. “Siguria është e drejtë, jo luks”, “Nëse një sistem i korruptuar jeton, populli vdes”, “Sot drejtësi për Frosinën, nesër për ne të gjithë”, “Nuk është vendi fatal, por populli dhe sistemi”, “Her future stolen, his privilege exposed”, “Rrugët nuk janë pista garash” janë disa nga pankartat e mbajtura nga pjesëmarrësit në protestë. Të pranishëm në protestë janë edhe anëtarët…
Arsenali po fiton me rezultat 3-1 si vendas në derbin ndaj Manchester Cityt. Ekipi i Mikel Artetas e nisi furishëm ndeshjen pasi vetëm pas dy minutash lojë kaloi në epërsi me golin e Odegard (1-0), me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim. Pjesa e dytë nisi poashtu zjarrë pasi për dy minuta u shënuan tre gola për tetë minuta. Haland e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 55-të, kurse vetëm pas një minuti vendasit riktheyn epërsinë me golin e Partey, kurse golin e tretë për Arsenalin e shënoi Lewis-Skelly në minutën e 63-të të ndeshjes. Mbetet të shihet…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se janë asgjësuar 110 kilogramë ushqime të pasigurta pas inspektimit të bërë në kuzhinat e objekteve spitalore në vend. Nga AUV njoftojnë se janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme dhe kanë rastisur në disa parregullësi. “Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtime në ambientet ku përgatitet ushqimi. 8 nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të Mirë dhe Praktikë të Mirë Prodhimi si kërkesa të ushqimit të sigurt. Për…
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk do të bëjnë koalicion me BDI-në dhe përgënjeshtron se me këtë parti ka pasur bisedime për zgjedhjet lokale. “Morëm një leksion shumë serioz nga koalicioni me BDI-në. Shumë gjëra na kaluan mbi kokën tonë dhe duhet të jem i sinqertë dhe ta pranojmë. Distanca është diçka që ka ardhur natyrshëm, si kërkesë e anëtarësimit, por edhe si ndjenjë dhe emocion ndaj një koalicioni i cili nuk ishte parimor”, thotë Filipçe në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Thotë se LSDM në të ardhmen do të bëjë vetëm koalicione parimore, të bazuara…
Klubi holandez i Heerenveen me trajner Robin Van Persien u mposht nga klubi i Fortuna Sittard, sepse këta të fundit kishin 12 lojtarë në fushë. Gjyqtari nuk vuri re që një nga lojtarët e Fortunas nuk u largua nga fusha gjatë një zëvendësimi dhe me një avantazh numerik, Fortuna shënoi nga këndi në minutën e 90-të për 2-2. Në ndeshjen në shtëpi ndaj Sittardit, skuadra e ish-sulmuesit të Arsenalit kryesoi për një kohë të gjatë me rezultat 2-1. Por, pak para fundit, Heerenveen pranoi golin e barazimit nga ekipi që luajti me 12 lojtarë në fushë. E, për Van Persien…
Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se për momentin nuk mund të ndajnë informacione me publikun në lidhje me aksionin e policisë që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut. Nga PTHP thonë se pas përfundimit të së njëjtit do të informohet publiku. Ndryshe, jozyrtarisht në vendin tonë po zhvillohet aksion në bashkëpunim me Interpol dhe Europol, për kapjen e pjesëtarëve të një grupi kriminel që merrej me falsifikimin e parave. Nga PTHP konfirmojnë se bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar. “Po vijojnë aktivitetet e një grupi të përbashkët hetimor ndërkombëtar, i cili në territorin tonë koordinohet nga Prokuroria Themelore Publike për…
Historiku i fshatit Siniçan
Siniçani është një fshat i vendosur në komunën e Bogovinës, në rajonin e Tetovës, Maqedonia e Veriut. I njohur për traditat e tij të pasura, historinë e lashtë dhe bukurinë natyrore, Siniçani zë një vend të rëndësishëm në jetën kulturore dhe sociale të rajonit. Ky fshat, i banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë, është një shembull i ruajtjes së identitetit dhe vlerave tradicionale. Në vijim, do të theksojmë disa aspekte të rëndësishme që karakterizojnë këtë vendbanim. Siniçani ndodhet në një zonë malore, afër maleve Sharr, një nga destinacionet më të bukura në Maqedoninë e Veriut. Fshati është i rrethuar nga pyje…
“Sistemi shëndetësor është buzë kolapsit dhe në kaos total. S`ka ilaçe në Onkologji, fëmijtë vdesin nëpër Klinika, ka mungesë kuadri, sërish ekzistojnë lista të pritjeve, s`ka shërbime të mira shëndetësore”, thonë nga LSDM. Prej aty rikujtojnë se vetëm vitin e kaluar, për 6 muaj, ishin regjistruar 19 foshnje të vdekura. Socialdemokratët kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit. “Në krye të shumë klinikave janë vënë drejtorë pa përvojën e duhur që në mënyrë plotësuese përkeqëson funksionimin e sistemit shëndetësor. Ka drejtorë që marrin para për kujdestari, kurse asnjëherë nuk janë paraqitur në klinikë! Kjo situatë katastrofike në shëndetësi nuk…
Drejtori i Spitalit të Strugës, Vlladimir Bunçevski thotë se fëmija 4 vjeç që sot ndërroi jetë në Repartin e Fëmijëve në këtë spital kishte një formë të rëndë të paralizës cerebrale ndërsa sipas tij, parametrat e tij vitale ishin të rënduara. Bunçevski thotë se fëmija është sjellë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. “Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe të gjithë parametrat vitalë të rrezikuar. Pavarësisht reanimacionit të gjatë dhe përpjekjes së mjekëve për ta rikthyer në jetë, përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Kishte një formë…
“Gjatë mandatit të kaluar të Presidentit amerikan, Donald Tramp, u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe shpresoj se SHBA-të konkretisht mund të ndihmojnë në zhbllokimin e procesit me BE-në”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke dhënë një propozim që, sipas tij, duhet të mendohet nga Qeveria. “Në kuadër të marrëveshjes për dialog strategjik të gjejë një formë ku SHBA-të konkretisht mund të na ndihmojnë në pjesën e negociatave ose në zhbllokimin. Le të përpiqen që në këtë pjesë të bëjnë diçka dhe nuk dyshoj në mbështetjen që jemi duke e marrë nga SHBA-të”, …