Author: shqiperia
Ministri i Shëndetësisë dhe një nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari thotë se ndryshimet kushtetuese dhe fillimi i bisedimeve me Bashkimin Evropian, janë prioritet absolut i Qeverisë. Taravari për “Zërin e Amerikës” tha se Kryeministri me partinë e tij në pushtet kanë 58 deputetë dhe është e qartë se pa partinë e tij nuk ka ndryshime kushtetuese. “Mickoski ka thënë publikisht dhe qartë se ai është i interesuar të fillojmë negociatat me BE-në sa më shpejt, por kërkon një kusht që Maqedonia e Veriut, të mos ketë kushtëzime tjera gjatë negociatave në vazhdim. Sepse Maqedonisë i kanë ndodhë disa kushtëzime…
Prokurori publik Gavrill Bubevski thotë se për aksidentin treagjik të ku një veturë goditi Frosina Kulakovës, procedura është shtrirë edhe për prindërit e të akuzuarit Vasil Jovanov, i cili ka vozitur nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shofer. Prokurori në “Telma” njofto se procedura është shtrirë edhe tek prindërit dhe janë dhënë urdhra përkatëse në Ministrinë e Brendshme për të hetuar rrethanat si kush i ka siguruar fonde për benzinë në automjet, kur është blerë automjeti dhe kush e përdor. Ai tha se do t’i nënshtrohej përgjegjësisë nëse të akuzuarit i kanë siguruar mjete për shkaktimin e rrezikut të…
Një burrë në Sveti Nikollë ka rrahur një të mitur në oborrin e shkollës. Më 17 dhjetor 2024, ai ka sulmuar fizikisht një të mitur nga qyteti në një shkollë fillore në Sveti Nikollë. Policia e Shtipit ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.G (44) nga Sveti Nikolla. Ai dyshohet se ka kryer veprën “dhunë ndaj fëmijës”./Telegrafi/ Kallëzim penal ndaj një 44-vjeçari në Sveti Nikollë, ka sulmuar fizikisht një të mitur appeared first on Telegrafi.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Këshillit për akreditim të arsimit të lartë të Hungarisë, Peter Levente Lakatos, i cili u shpreh i hapur për bashkëpunim dhe mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së sistemit kombëtar të arsimit të lartë. “Përvoja hungareze me riorganizimin e Këshillit për akreditim të arsimit të lartë, të krijuar në vitin 1993, por i reformuar së fundmi, mund të na ndihmojë shumë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të punës sonë. I jam mirënjohëse drejtorit që ndau më shumë…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka bërë të ditur se ka pritur në takim kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Më gëzon sa herë që Baca Ali vjen në ambasadën e tij dhe të gjithë shqiptarëve, një figurë historike, një zë buçitës i palëkundur, një realitet vlerash të pamohueshme. Një patriot i vërtetë, që i është ngjitur maleve të rezistencës për liri dhe nuk është ndalur kurrë, duke ia kushtuar çdo betejë të jetës së tij të drejtave dhe përparimit të shqiptarëve. Historia nuk pret, ajo shkruhet nga ata që guxojnë dhe Ali Ahmeti e ka shkruar…
Ajo është docente e Edukimit Special dhe Rehabilitimit, akademike e shquar, prof.Teuta Ramadani – Rasimi është e ftuata e radhës në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni. Një rrëfim shumë i këndshëm për ta dëgjuar. Tregime mes sfidash dhe arritjesh, Teuta tregoi shumëçka nga jeta e saj profesionale në këtë bashkëbisedim. Ajo tha se gjatë këtyre viteve ka punuar shumë punë të ndryshme profesionale, mirëpo në çdo punë që ka bërë, ka gjetur motivin për të mos u dorëzuar dhe për të synuar suksese edhe më të mëdha. “Kam punuar punë të ndryshme. Kur isha motër medicinale më motivonte ndihma që…
Nuk e di prej nga gjithë kjo nervozë dhe injorancë e reagimeve kundër deklaratës së Grenell nga flakadanët e VV?! A po doni me ‘detyru’ vet Trumpin me dal dhe konfirmu qëndrimin e Grenell si qëndrim zyrtar të administratës Trump apo çka?! Nëse jeni duke jetu në një shpellë dhe nuk keni vërejtur çfarë po ndodh, Trump nuk është duke u tallur kësaj rradhe, qasja e tij është një e stuhisë që nuk pyet për meteorologë e mure mbrojtëse. Kanada, Danimarka, Hamasi e Putini po optimizojnë si me u pozicionu karshi uraganit në White House, e ju spektakularët e një…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore dhe më rrugë të thata. Nga atje thonë se për shkak të rrënies së mjegullave është ulur dukshmëria deri në 30 metra në rrugën fshati Lisec-Kodra e Diellit. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në rrugën Lisec-Kodra…
Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medias
Antikorrupsioni hap lëndë për emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Mediave. Dyshimet në opinion se emrat janë partiak dhe jo profesional, do të jenë objekt hetimi nga Antikorrupsioni. “Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është hapur rast lidhur me akuzat e ngritura. Rasti është në rrjedhë e sipër”, thonë nga KSHPK. Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime më 29 janar caktoi shtatë kandidatët që ishin në listën përfundimtare si propozim për anëtarë në Këshillin e Agjencisë së Medies. Por, menjëherë pas shpalljes së emrave të tyre, pati reagime të shumta se emrat e përzgjedhur ishin partiakë.…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në lidhje me ngrirjen e programeve të USAID-it nga administrata e re amerikane e Donald Trump, tha se kjo duhet të “na ndërgjegjësojë, të na kthjellojë dhe të kuptojmë se në të ardhmen do të duhet të kujdesemi për veten, veten. Të ndërtojmë një shoqëri që do të jetë shoqëria jonë e përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Mickoski tha se “do të duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është shtëpia jonë e përbashkët dhe se të gjithë jemi nën të njëjtën ombrellë”. “Çdo mbështetje në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve demokratike të një vendi është e mirëseardhur.…