Author: shqiperia
MPB Maqedoni njofton se dje (05.02.2025) në ora 23:45 në komunën e Aerodromit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy persona. Bëhet fjalë për A.S (23) nga Shkupi dhe B.D (23) nga Gostivari, me qëndrim në Shkup, pasi tek ta është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni. Ndalohen dy të rinj në Shkup, kapen me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
VLEN: Kemi rritur buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën studentore
VLEN në një kumtesë për media thekson se kanë miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve që siç thonë, në total shuma do të arrijë 40 milionë denarë. Nga VLEN thonë se, ky vendim është hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për studentët. “Qeveria VLEN ka miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke e çuar shumën totale në 40 milion denarë. Kjo rritje e buxhetit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për studentët dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Investimi te studentët është investim në ardhmërinë tonë. Ne besojmë se…
“E premtja e zezë për supermarketet” quhet fushata për bojkotimin e dyqaneve zinxhirore në vend, me të cilën kërkohet përsëritja e bojkotit të supermarketeve, njëjtë sikur më 31 janar, kur, siç njoftoi DAP, qarkullimi i tetë rrjeteve më të mëdha në vend u ul me 47 për qind. Aksioni i bojkotit të tregut po përhapet në të gjithë rajonin. Ajo është më aktive në Kroaci dhe Serbi, por njoftime për bojkot vijnë edhe nga Kosova, Bullgaria dhe Greqia. Platforma kroate e internetit “Alo, Inspektor” ka paralajmëruar për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti…
Kombëtarja e Kosovës U-21 i mësoi sot emrat e kundërshtarëve që do t’i ketë në Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri e në Serbi. Dardanët e rinj përfunduan në grup me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron e San Marinon. E prej pesë Kombëtareve që do t’i ketë kundërshtare, tre prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. Bëhet fjalë për Spanjën, Rumaninë e Qipron, me të cilat do të ndeshet Kosova U-21 në këto kualifikime. Madje, me rumunët Dardanët kanë përvojë të keqe pas sfidës së zhvilluar vjet në Bukuresht, e…
Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook. Sipas bindjeve të kryeministrit, Këshilli Gjyqësor është pjesë e një sistemi që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. “Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze në ndryshim nga praktikat e deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Washington, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. Mexhiti thotë se në forum u diskutuan çështje të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian. “Natyrisht, gjatë fjalimit theksova se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale. Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e…
E dashura e Liam Payne, Kate Cassidy, ka folur për herë të parë pas vdekjes tragjike të ish-yllit të One Direction. Kate ishte me Liam në ditët para vdekjes së tij tronditëse më 16 tetor 2024. Megjithatë, vetëm dy ditë para se Liam të vdiste tragjikisht në moshën 31-vjeçare, duke rënë nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në katin e tretë, ajo u largua nga Argjentina dhe u kthye në shtëpinë e saj në Florida. Muajt e fundit, Kate ka zgjedhur të qëndrojë larg syve të publikut, duke iu kthyer jetës së saj në Shtetet e Bashkuara. Ajo…
Manchester United mund të shtojë ende lojtarë në ekipin e tyre nëse kanë nevojë për përforcime. Pavarësisht se merkatoja e janarit u mbyll në orën 23:00 të hënën, klubet e Premier League nuk mund të bëjnë më transferime apo huazime deri në qershor, kur hapet merkatoja e re. United ishte mjaft i qetë në treg gjatë janarit, duke nënshkruar vetëm me mbrojtësin Patrick Dorgu dhe talentin Ayden Heaven. Megjithatë, Ruben Amorim mund të forcojë ekipin e tij në çdo kohë përmes tregut të lojtarëve pa kontratë, për sa kohë që ka hapësirë në listën e regjistruar të skuadrës. Duke marrë…
LSDM në një kumtesë për media kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të veprojë për rastin Andonovski. Nga LSDM thonë se babai i ministrit të Transformimit Digjital, Ljupço Andonovski, është këshilltar në Qeveri. “Gjithashtu vëllai i ministrit, Igor Adnonovski, është shef i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Pra e gjithë familja, njëri vëlla ministër, vëllai tjetër shef i ASK-së dhe babai këshilltar qeveritar. A është ky “departiizimi” që premtoi OBRM-PDUKM? Ky është “sistemi i meritave” që shpallnin?” “Jo, kjo është dëshmi e qartë e nepotizmit, konfliktit të interesit dhe abuzimit të institucioneve shtetërore për qëllime partiake dhe personale.…
BDI në një kumtesë për media thotë se në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një politikë e pabarazisë kulturore, e cila sipas tyre, në mënyrë sistematike shtyp prodhimin kulturor shqiptar. Nga BDI thonë se “kjo nuk është një qëndrim politik – këto janë shifra zyrtare nga Ministria e Kulturës”. “Fakte që nuk duhet të injorohen: Programi i ri vjetor për kulturën për vitin 2025 zbulon një pabarazi ekstreme në shpërndarjen e fondeve shtetërore; Teatri dhe artet skenike: Projektet maqedonase kanë marrë 40 milionë denarë, ndërsa ato shqiptare më pak se 10%; Muzika dhe festivalet: Projektet maqedonase kanë marrë 52 milionë…