Author: shqiperia

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi publikimin e shpalljes për përzgjedhjen e gjithsej 50 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme në mbarë vendin. Njëkohësisht, sot Këshilli i Prokurorëve Publikë publikoi edhe shpalljet për përzgjedhjen e gjithsej 47 prokurorëve publikë nëpër disa Prokurori Publike Themelore në mbarë vendin. Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska, sqaroi se është publikuar shpallje për zgjedhjen e 14 prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike Shkup, katër në Prokurorinë Publike Tetovë, nga tre në Prokurorinë Publike Kumanovë, Ohër, Prilep dhe në Shtip, nga dy në Gjevgjeli, Manastir, Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë dhe nga një në Prokuroritë…

Lexo më shumë

Gjatë javës së pestë të vitit 2025, nga 27 janari deri më 2 shkurt, janë raportuar 3.036 raste me grip dhe sëmundje të ngjashme. Janë regjistruar dy vdekje të lidhura me gripin. Në Resnjë, Kavadar, Kratovë, Sveti Nikollë dhe Strumicë ka aktivitet shumë të lartë të virusit të gripit, njoftoi sot pasdite Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). 3036 rastet e raportuara janë 61.7 për qind më shumë se javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar është rritur me 83.7 për qind. Krahasuar me numrin për javën e pestë të…

Lexo më shumë

Një debat i fortë verbal mes Jozit dhe Gjestit menjëherë pas përfundimit të spektaklit të Big Brother Vip Albania të së martës, ka degraduar me ofendime të rënda nga Jozi në drejtim të Gjestit, duke i thënë “Nëse nuk kërkon falje, je kopil i shkinëve”. Si pasojë e ofendimeve, “Vëllai i Madh” vendosi përjashtimin menjëherë nga gara të Jozit. Top Channel ka pasur një komunikim ditën e sotme me grupin e menaxherëve të Gjestit, i cili ka reaguar për këtë rast dhe ka treguar sesi është përjetuar kjo deklaratë nga familjarët e tij. Në këtë komunikim, grupi i menaxherëve të…

Lexo më shumë

Pece Mirçeskit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vepruar me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për ish-drejtorin e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë (SHÇPP). Prokuroria ka nisur hetime kundër Mirçeskit për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. “Gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masave të sigurisë ndaj një personi në lidhje me hetimin në Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë së Republikës së…

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese në RMV ka konstatuar se deputetit Sali Murat i është shkelur liria e shprehjes publike të mendimit dhe e drejta për veprim politik me atë se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ia ka përcjellë pyetjet deputete Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme të dorëzuara me shkrim nga kërkuesi më 5 gusht 2024. Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka aplikuar të ashtuquajturin “test të domosdoshmërisë në një shoqëri demokratike” të aplikuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të vlerësuar nëse kufizimi ishte i justifikuar, apo nëse…

Lexo më shumë

Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik – Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje tek ata në orën 12:45. “Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit klinik – Shtip është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip. Dy mjekë në Maqedoni rrihen mes vete në sallën e operacionit appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Ministria e Ekonomisë nesër ose të hënën do të shpallë masa për rritjen e çmimit të produkteve ushqimore bazë, për të cilët qytetarët po organizojnë bojkot ndaj tregjeve më të mëdha. Ministri Besar Durmisi bëri të ditur se do të mbahet takim me sindikatat, organizatat e konsumatorëve dhe institucionet përkatëse për metodologjinë e re për llogaritjen e shportës së konsumatorit. “E kuptoj organizimin e bojkoteve dhe e mbështes, por nuk do të lejojmë praktika spekulative që rrisin çmimin e produkteve. Do të marrim masat e duhura”, tha Durmishi. Ai informoi se Inspektorati Shtetëror i Tregut deri në fund të kësaj…

Lexo më shumë

VLEN i është përgjigjur BDI-së në lidhje me akuzat për përkeqësim të përfaqësimit të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Zëdhënësi i VLEN-it Driton Sulejmani, në konferencë për shtyp tha se “22 vite rresht, një bandë politikanësh të korruptuar e ka mbajtur peng popullin shqiptar me premtime boshe, me propagandë dhe me një regjim që përfitonte mbi kurrizin tuaj”. Ai theksoi se VLEN ka siguruar 70 milionë euro për komunat shqiptare, ka siguruar mjete për Akademinë Shqiptare, ndërsa përmendi edhe punësimet në shëndetësi. “Po BDI çfarë ka bërë? Për të bëmat e tyre negative duhet një film të xhirohet,…

Lexo më shumë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, mëngjesin e sotëm tha se nuk është njoftuar për iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilën kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së nesër do ta paraqesin në Kuvend. Kambovski dëgjoi për iniciativën nga gazetarët dhe tha se pret që edhe Qeveria edhe Kuvendi të veprojnë ligjërisht. “Në disa raste kam bërë deklarata, kam dhënë mendime në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit. I vetmi vend ku parashikohet kjo është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, secili ka të drejtë të paraqesë…

Lexo më shumë

Përmes një videoje emocionale në rrjetet sociale, legjenda braziliane, Marcelo ka njoftuar se e ka mbyllur karrierën si futbollit. 36 vjeçari ishte larguar nga Fluminense në fund të vitit 2024 pasi kishte përfunduar kontrata e tij. “Dashuria ime për futbollit vjen nga gjyshi im. Ai dëshironte që unë të bëhesha profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta arritur këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi trokiti në dyert e mia dhe unë shkova atje. Mund të them se jam më shumë se një madrilen”, theksoi fillimisht mbrojtësi i majtë. Forever grateful #M12 pic.twitter.com/k8GP19sybd — Marcelotwelve (@MarceloM12) February 6,…

Lexo më shumë