Author: shqiperia

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina. Gjatë ditës me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 9 gradë. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Nga SPB Veles është raportuar se në rrugën rajonale Veles-Gradsko, në afërsi të kryqëzimit Karaslari, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Volvo” me rimorkio i drejtuar nga D.N.(28) nga fshati Vatashë dhe një “Volkswagen Polo” i drejtuar nga H.U (61) nga Kosova. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda drejtuesi i mjetit “Volkswagen Polo”, ndërsa pasagjeri i tij P.K (60) nga fshati Dolno Sonje, komuna e Sopishtës, ka pësuar lëndime, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Veles./Telegrafi/ Aksident trafiku në rrugën…

Lexo më shumë

Stefan Andonovski, ministri i Transformimit Digjital, i është përgjigjur akuzave të LSDM-së për punësimin e babait dhe vëllait të tij. Lexo po ashtu Antikorrupsioni hapi rast kundër ministrit Stefan Andonovski pasi babai i tij u bë këshilltar i Mickoskit, ndërsa vëllai i tij shef i shërbimit sekret Ai sonte në “Click Plus” tha se LSDM-ja po përhap lajme të rreme dhe se në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me fejesën e tij. “Rrallë më jepet rasti të flas për familjen time dhe jam krenare për familjen time, veçanërisht për atë që kanë ndërtuar prindërit e mi. Pas 35 vitesh në…

Lexo më shumë

Në aksionin që u zbatua dje në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë kryer bastisje në 16 lokacione dhe është konfiskuar dokumentacion voluminoz dhe celularë. Siç informuan sot nga MPB, aktivitetet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë publike rreth lëndës e cila është në procedurë parahetimore, ndërkaq i referohet keqpërdorimit dhe marrëveshjes mes operatorëve ekonomik dhe të punësuarve në Sektorin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në MPB lidhur me furnizimin e zbatuar publik për nevojat e Ministrisë. Celularët dhe dokumentacioni do të jenë pjesë e analizës dhe ekspertizës së…

Lexo më shumë

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, se në partinë e tij kanë ndodhur disa ndryshime dhe si parti kanë mësuar nga gabimet e së kaluarës. “I kemi detektuar gabimet tona, i kemi diskutuar në kryesi dhe tashmë jemi konsoliduar. Kemi program të mirë partiak, bazuar në risi mirëpo edhe në shumë punë të mira që I kemi kryer edhe në 7 vite qeverisje. Ka ndërrim kryesie dhe po mendojmë edhe për kandidatët me të cilët mund të garojmë në zgjedhjet lokale”, deklaroi Filipçe. Filipçe ndër të tjera pati edhe kritika për qeverinë, e cila sipas tij ende po vepron si opozitë.…

Lexo më shumë

Këshilli drejtues i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor në seancën e sotme të 12-të e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i kryer i pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga FSPIM, në seancë drejtori i Fondit, Nikolla Memov i ka informuar anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra duke theksuar se është kryer pagesa e regullt e pensionit për janarin. Nga FSPIM, shtojnë se Memov gjithashtu ka njoftuar se është marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave për angazhimin sipas marrëveshjes së pesë mjekëve specialistë në Komisionin për vlerësim të aftësisë punuese…

Lexo më shumë

Nisma e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë nuk u miratua nga Kuvendi. Ata kërkonin interpretim autentik të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, të definohet se cila përqindje do të merret për bazë gjatë punësimit, ajo e popullsisë rezidente ose e popullsisë së përgjithshme dhe mbi cilat parime bëhen tani punësimet kur nuk ekziston më mekanizmi i balancuesit. Fronti është kundër që për bazë gjatë politikave të punësimit dhe të investimeve të merret vetëm popullsia rezidente. Kërkojnë që baza të jetë popullsia e përgjithshme. “Cilat rezultate nga të dhënat e…

Lexo më shumë

Këngëtari nga Kosova, pjesë e Big Brother VIP Albania , Gjesti ka marrë sot një mbesazh mbështetës dhe emocionues nga Familja Jashari, familja e Komandatit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Jemi Kranrë me ty? Familja Jashari nga Prekazi”, thuhej në mesazhin i cili e emocionoi shumë Gjestin, shkruan gazeta online Reporteri.net. Pasi e lexoi mesazhin nga ekrani Gjesi u ngrit në këmbë i ngazëllyer. “Faleminderit shumë Prekazi! Faleminderit shumë!”, tha ai.   Gjesti merr mesazh mbështetës nga familja Jashari: Jemi krenar me ty / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes i ka reaguar ish-ministrit të Mbrojtjes Talat Xhaferi, i cili sot tha se “shqiptarët janë të përjashtuar nga postet kyçe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë”. Në reagim thuhet se Ministria zbaton parimin e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve. Lexo po ashtu Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria “Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë kategorikisht të gjitha pretendimet e deputetit Talat Xhaferi, i cili si ish-ministër i Mbrojtjes dhe deri para vetëm 7 muajsh pjesë e qeverisë së koalicionit duhet të dijë se si funksionon sistemi i mbrojtjes. Përkatësisht, Ministria…

Lexo më shumë

MPB njofton se në Butel të Shkupit disa persona kanë shkaktuar zjarr në një objekt afarist. “Më datë 05.02.2025 në ora 06.24 në SPB Shkup është lajmëruar se disa persona me forcë dhe mjete kanë hyrë në një objekt afarist në Butel dhe pasi kanë marrë disa sende kanë shkaktuar zjarr në objekt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një ekip i Zjarrfikësve të Shkupit ka shuar zjarrin, ndërsa nuk ka persona të lënduar”, njofton MPB. Një ekip inspektues nga SPB Shkup ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes. Digjet një…

Lexo më shumë