Author: shqiperia

Gjykata Penale mohon se tashmë i ndjeri Igor Jug ka kërkuar rigjykim për ngjarjet e “27 prillit”. Gjykata lëshoi ​​një deklaratë pas vdekjes së Jugut. Ata mohojnë, siç thonë ata, pretendimet se gjykata nuk ka vendosur për kërkesën e tij. “Për shkak të disa raportimeve në media si dhe pyetjeve gazetareske që i janë dorëzuar gjykatës mëngjesin e sotëm, informojmë opinionin se: Lidhur me personin Igor Jug, i cili është dënuar ligjërisht në rastin me KOK nr. 40/18 lidhur me ngjarjet e ndodhura në Kuvendin e RMV-së nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit e deri më tani, Këshilli…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se dje (06.02.2025) në ora 11:35 në rrugën “146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.L.(50) nga Tetova. Ai dyshohet se më 01.02.2025 ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në një objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të F.E.(50) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka vjedhur disa sende. “Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. R.L. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë. SPB Tetovë: Ndalohet një…

Lexo më shumë

Igor Jug, njëri nga të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Jug vuante një dënim me 12 vjet burg, por ishte në ndërprerje për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai kaloi tetë vjet të jetës së tij pas hekurave. Gjatë periudhës së fundit, Jug kërkonte vazhdimisht rihapjen e procesit gjyqësor, duke pretenduar se askush nga të dënuarit për 27 prillin nuk ishte terrorist dhe se vendimet gjyqësore ishin të padrejta. Për vdekjen e tij pritet një njoftim zyrtar dhe një qëndrim nga të afërmit dhe ekipi ligjor që ka punuar…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar policët pjesëmarrës në aksionin gjithëpërfshirës që MPB e ka nisur dje me aksione të forta të kontrollit të trafikut në mbarë kryeqytetin. Shtatëmbëdhjetë bulevardet dhe rrugët kryesore do të mbulohen intensivisht nga Ministria e Brendshme për sa i përket kundërvajtjeve rrugore të kryera nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ai tha se janë të fokusuar në bulevardet sepse janë “pikat e zeza” ku ndodhin më shpesh aksidentet rrugore dhe marrin jetë njerëzish. “U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë të kujdesshëm, të…

Lexo më shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të MPB-së janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste. Nga MPB thonë se pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lexo po ashtu Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut “Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë me gazetarë njoftoi se brenda një muaji do të fillojnë të vendosen në automjete targat e reja. Gjithashtu, do të vendosen linja telefonike ku qytetarët mund të denoncojnë parregullsitë apo keqpërdorimet në lidhje me këto automjete dhe autoritetet kompetente do të veprojnë në përputhje me rrethanat. Paraprakisht këtë iniciativë e kishte paralajmëruar drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SOJR), Ivica Tomovski, i cili theksoi se kjo masë ka për qëllim përmirësimin e transparencës dhe kontrollit mbi përdorimin e automjeteve zyrtare. “Do të vendosim targa të veçanta dhe regjistri i këtyre…

Lexo më shumë

Denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese në emailet zyrtare të disa institucioneve arsimore në Shkup dhe qytete të tjera të vendit janë pranuar sot në mëngjes. Sipas MPB-së, mëngjesin e sotëm ka pasur kërcënim me bombë në disa shkolla në Shkup, Koçan, si dhe në dy shkolla në Shtip. Në disa shkolla, pas inspektimeve nga MPB, mësimi ka rifilluar. MPB njofton se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione për këto raste. Alarme për bomba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në një kumtesë për media thotë se ka informuar zyrtarisht Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet kyçe të shtetit në Maqedoninë e Veriut. Nga BDI thonë se “zhvillimet e fundit tregojnë një prirje shqetësuese të kundërt, me përjashtim sistematik të shqiptarëve në shumë sektorë kyçë të qeverisjes dhe administratës publike”. “Në fushën e kulturës, ndarja e fundit e fondeve shtetërore tregon një mospërfaqësim të dukshëm të shqiptarëve, ku projektet shqiptare kanë marrë më pak se 12% të buxhetit, ndonëse shqiptarët…

Lexo më shumë

Mbrëmë gjatë ndeshjes mes Alba Berlinit dhe Crvena Zvezdas në EuroLeague ndodhi një incident mes Policisë së Gjermanisë dhe tifozëve nga Serbia. Tifozët serbë kishin shpalosur disa flamurë që paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë. Reagimi i Policisë së Berlinit ishte i menjëhershëm. Të cilët detyruan ata që t’i largonin ato. Tifozët nga Serbia ishin të befasuar, sepse kjo nuk iu kishte ndodhur më parë. Ndeshjen e fitoi Crvena Zvezda në fund me shifrat 71-77. Policia gjermane largon banerat e tifozëve serbë që paraqisnin Kosovën si pjesë të Serbisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Në një intervistë, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfeu ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë. “Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fiskulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo. “Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për…

Lexo më shumë