Author: shqiperia
Në përgjigje të deklaratave që lexojmë këto ditë për ndryshimin e stemës shtetërore, Partia Liberal Demokratike (PLD) propozon vendosjen e rrëqebullit në stemën e re, si një specie e njohur, karakteristike për vendin tonë. Rrëqebulli si simbol gjendet në monedhën metalike prej pesë denarësh, në fanellën e kombëtares së futbollit dhe në shumë vende të tjera dhe është i mbrojtur me konventa të shumta ndërkombëtare. Nga PLD thonë se nëse vendoset rrëqebulli, ai tregon një vështrim nga e ardhmja në vend që të “kthehet pas dhe të shikojë të kaluarën”. “Është një simbol që në asnjë mënyrë nuk do t’i…
Qeveria sot në pritet të marrë vendimin për kufizim 10 ditor të marzhave në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh. Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshijë edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte jo ushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve. Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për…
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, raportohet se është i gatshëm të nisë një ofertë të madhe për një nga yjet më të vlerësuar në futbollin evropian, si pasardhësin e Kevin De Bruyne. Që nga transferimi i tij nga Wolfsburg në verën e vitit 2015, De Bruyne është kthyer në një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Premier League. Belgu ka fituar çdo trofe të rëndësishëm në Angli, duke përfshirë gjashtë tituj të Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, me vetëm katër muaj të mbetur në kontratën e tij me…
Antoni Peshev, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike, tha se pritjet reale për rritjen e BPV-së në Maqedoni janë 2.7%, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sinqerisht, do të doja që të ishte 3.7%. Pritshmëritë e analistëve realë janë 2.7. Dhe 2.7% është e mrekullueshme, kur kemi Gjermaninë, e cila është në recesion. 3.7% është diçka që ne duam të shohim dhe është një tregues i fortë se shteti po rregullon burimet e tij. Unë jam pak skeptik, por në dashtë Zoti do të jetë kështu”, tha Peshev në emisionin “Biznes 21” në “TV21”. Ai tha se vendi ndoshta po përballet me një krizë…
Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 34-vjeçare në fund të këtij sezoni. Vëllai i tij, Graniti përmes rrjeteve sociale ia ka dedikuar disa fjalë Taulantit, duke thënë se emri i tij do të mbetet përgjithmonë. “Nuk është vetëm një emër. Është një kujtim, një ndjenjë, një histori. Disa emra zbehen, por ky mbetet përgjithmonë”, ka shkruar Granit Xhaka në rrjetet sociale Ëndrra e përbashkët e vëllezërve Xhaka për të luajtur sërish bashkë për Baselin nuk do të realizohet më. Taulanti pati një karrierë fantastike te Baseli, duke fituar gjashtë…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë “shpreh zhgënjimin e saj të thellë dhe dënon kategorikisht deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Sofjes zyrtare, deklaratat “jo vetëm që shtrembërojnë realitetin, por gjithashtu minojnë përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrimin evropian”. “Duam të theksojmë se çështja e të drejtave të bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane. Progresi në procesin e integrimit evropian të RMV-së…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale të borës. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celsius. Nesër moti do të jetë me vranësira, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin
Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski sot në Bruksel, në kuadër të takimeve të parapara të ministrave të mbrojtjes të Këshillit Veriatlantik të NATO-s, mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili për herë të parë mbahet nën udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin e udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Xhon Hili, ku morën pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë nga rreth 50 vende, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, u fokusua…
I punësuar si inspektor në Qytetin e Shkupit, dje në orën 10:30 ka denoncuar në polici se në rrugën “2” pa numër afër një deponie të jashtëligjshme, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare për vëzhgim dhe marrjen e mostrave, kanë dalë dy persona. Sipas denoncimt, njëri prej personave ishte K.D., kryetar i Komunës së Shuto Orizares, i cili filloi ta ofendonte dhe kërcënonte atë dhe kolegët e tij dhe pengonte marrjen e mostrave. Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, pasditen e djeshme, në orën 13:10, në Drejtorinë e Policisë Shuto Orizarë ka bërë kallëzim K.D. (50) nga Shkupi, kryetar…
Trepça e ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar. “Xehetarët” e fituan sonte trofeun e parë të vitit 2025 pasi e mbyllën atë 2024 në mënyrë perfekte. Gjelbër e Zinjtë e mposhtën sonte Bashkimin në finale të Kupës me rezultat 85:79, në ndeshjen dramatike e spektakolare, e përcjellë me një atmosferë fantastike të krijuar nga të dyja tifozeritë, e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Pjesa e parë ishte e nivelizuar dhe ajo u mbyll me rezultat 42:41 për mitrovicasit. Çereku i parë përfundoi 24:22 për ekipin buzë Ibrit, kurse ai i dytë, 19:18 për ekipin nga…