Author: shqiperia
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar me shqetësim të thellë lidhur me situatën e krijuar në Maqedoninë e Veriut, duke denoncuar mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe jetën publike të vendit, informon Telegrafi Maqedoni. Në një deklaratë zyrtare, UGSH thekson se reagimi i tyre vjen pas një sërë denoncimesh në media, si dhe reagimeve të organizatave të shoqërisë civile dhe personaliteteve nga shoqëria multietnike në vend. Sipas Unionit, moszbatimi i ligjit për gjuhën shqipe përbën shkelje të rëndë të të drejtave themelore dhe cenon parimet bazë të shtetit të së drejtës dhe të Kushtetutës.UGSH nënvizon…
Katër persona janë privuar nga liria, ndërsa janë paraqitur shtatë kallëzime në Kumanovë, Tetovë, Shkup dhe Kërçovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.“Më 03.04.2026 në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria M.M. (32) nga rajoni i Kumanovës, pasi për një periudhë më të gjatë kohore fizikisht e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij dhe i është kanosur. Më 03.04.2026 në ora 21:26 në SPB Tetovë, një grua 31-vjeçare nga Tetova raportoi se në shtëpinë e tyre familjare ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj I.M. (31). I.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u dërgoi mesazh urimi me rastin e Pashkëve të gjithë besimtarëve që festojnë ringjalljen e Krishtit sipas traditës katolike.“Kjo festë sjell mesazhe shprese, dashurie, paqeje dhe ripërtëritjeje shpirtërore. Në ditët kur përkujtohemi për rëndësinë e respektit të ndërsjellë, solidaritetit dhe mirësisë, uroj sinqerisht që ditët e festave të jenë të mbushura me shëndet, paqe, gëzim dhe mirëqenie”, shkruan Gashi në urim.Ai shtoi se festat e Pashkëve duhet të jenë nxitje për forcimin e besimit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës, si vlera që bashkojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Qeveria do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme sot në orën 11:00 për të diskutuar situatën me çmimet e karburanteve, në pritje të një rritjeje të mundshme të re për shkak të turbulencave në tregjet botërore të naftës. Më pas, kryeministri Hristijan Mickoski do të mbajë një konferencë për shtyp për të informuar rreth vendimeve të marra.Më herët, dje, Mickoski njoftoi se qeveria do të marrë një vendim për uljen e akcizave, me qëllim zbutjen e presionit të çmimeve dhe parandalimin e rritjeve të reja të çmimeve.”Sipas këtyre llogaritjeve, nafta duhej të ishte bërë më e shtrenjtë me rreth 7…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti në Maqedoni sot sjell një kthesë të vërtetë pranverore – pas disa ditësh paqëndrueshmërie dhe të ftohti, vjen një ngrohje e ndjeshme me më shumë diell dhe temperatura të këndshme.Sipas parashikimeve të fundit, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me pak deri në mesatare vranësira lokale. Gjatë ditës, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, e cila do të ndihet herë pas here, por nuk do ta prishë ndjeshëm përshtypjen e motit të qëndrueshëm.Temperaturat do të jenë në rritje dhe në shumë vende do të kalojnë 20 gradë, që është mbi mesataren…
Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar një sasi të madhe marihuane gjatë një aksioni të zhvilluar në autostradën “Miqësia” pranë Gradskos.Siç njofton MPB, janë privuar nga liria dy persona.“Zyrtarët policorë nga Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Njësia “Tigrat”, në pikën e pagesës Stobi, kanë vërejtur lëvizje të dyshimtë të një automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndërsa shoferit, pasi iu dha shenjë të ndalojë për t’u identifikuar, me shpejtësi të madhe është larguar në drejtim të Gradskos. Për një kohë të shkurtër policia e ka kapur dhe ka kryer identifikimin dhe kontrollin e automjetit”, thuhet…
Një vit pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, familjet e viktimave ende nuk kanë përgjigje për shkaqet e vdekjes së më të dashurve të tyre. Këtë e theksoi Aleksandar Naunov, një prind që ka humbur vajzën e tij, duke folur në emër të Shoqatës “16 Mars 2025” – Koçan.Ai theksoi se që më 14 janar të këtij viti ishte dërguar një kërkesë zyrtare në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë UKIM-it, me qëllim që të merren informacione të qarta nëse janë kryer analiza toksikologjike, përfshirë edhe testimin për praninë e cianideve. Pavarësisht dy muajve të kaluar, siç tha ai, nuk…
Aktivisti dhe njëri nga organizatorët e protestave së studentëve të Jurisprudencës, Mevlan Ademi, është ftuar sot në polici për të dhënë deklaratë lidhur me organizimin e protestave të fundit.Para tij në stacion policor është marrë në pyetje edhe kolegu i tij, Jon Selimi, bashkëorganizator i protestave studentore.”Me të nisur në stacion policor njoftimin për protestën e së hënës, kolegu Jon Selimi është mbajtur për një kohë ndërda është marrë në pyetje. Po mbrëmë, policia më çoi ftesë që të paraqitem në stacion për bisedë, konkretisht ti përgjigjem pyetjeve që i ka policia për mbarëvejtjen e protestës. Pyetjet dje drejtuar kolegut…
Trupi i një personi u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë Demir Kapisë, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.Sipas informacionit nga SPB – Veles, dje rreth orës 15:30, në stacionin policor Negotinë u raportua gjetja e një trupi njerëzor në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Koreshnica me Demir Kapiën.Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Negotino e nxori trupin, ndërsa një ekip hetimor nga stacioni policor Negotinë kryeu inspektimin e vendit të ngjarjes, me autorizim të prokurorit.Sipas urdhrit të prokurorit, trupi iu dorëzua obduksionit për të…












