Author: shqiperia

Drejtuesit e futbollit sauditas e kanë vendosur Vinicius Junior në krye të listës së prioriteteve dhe do të vazhdojnë të tentojnë ta blejnë atë çdo sezon. Që në gushtin e kaluar, Arabia Saudite kishte bërë një ofertë multimilionëshe për lojtarin e Real Madridit, duke i propozuar një kontratë një miliard euro për pesë vjet (200 milionë në vit), përveç përfitimeve të tjera, përfshirë rolin e ambasadorit të vendit aziatik për Kupën e Botës 2034. Megjithatë, sulmuesi brazilian zgjodhi të shtynte përkohësisht këtë ofertë, ndërsa klubi madrilen refuzoi çdo mundësi transferimi, duke iu referuar klauzolës së dëmshpërblimit të vendosur në një…

Lexo më shumë

Mëngjeset më të ftohta sot janë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë, me -2 gradë Celsius, ndërsa më ngrohtë në Gjevgjeli, me 5 gradë, njofton DPHM. Në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Llazaropole është matur -1 gradë, 0 në Vinicë, 1 në Berovë, 2 gradë në Tetovë, Ohër, Pretor, Shkup-Zajçev Rid, Kavadar dhe Prilep, 3 në Shkup-Petrovec, Manastir, Veles dhe Shtip dhe 4 gradë në Strumicë dhe Demir Kapi. Trashësia e mbulesës së borës në orën 07:00 është 31 centimetra në Kodër të Diellit dhe 9 në Mavrovë. Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell.…

Lexo më shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga tubimi partiak në Butel të Shkupit ka dërguar thirrje publike deri te të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim. Mexhiti tha se“LD-ja është fryma e vërtetë e BDI-së” dhe se të rinjtë duhet të bëhen “pjesë e kësaj partie. Ai u shpreh se tash e tutje VLEN do ta udhëheqë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut”. “Fryma e BDI-së së vërtetë është në kuadër të Lëvizjes Demokratike, andaj anëtari i thjeshtë, anëtari i devotshëm, ata të ri dhe të reja të cilët kanë bërë karrierë politike, administrative, nuk u është dhënë mundësia, prandaj…

Lexo më shumë

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira me periudha me diell. Paradite në disa lugina do të ketë kushte me mjegull. Nga fundi i ditës do të ketë dukuri lokale të reshjeve të herëpashershme të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëviz nga -1 deri në 12 gradë. Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me mot me diell dhe me erë të dobët nga veriu. Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një surprizë shumë të veçantë për Gjestin, i cili ka përjetuar një nga momentet më prekëse të rrugëtimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Atij i erdhën për vizitë motra e tij më e madhe, Blerina, dhe vëllai i vogël, të cilin ai e thërret me përkëdheli “Nubi”. Sapo i pa të afërmit e tij, Gjesti nuk mundi t’i mbante lotët. Ai u hodh në krahët e Blerinës, duke e përqafuar fort, ndërsa vëllai i vogël, Nubi, i dhuroi një moment të paharrueshëm plot dashuri vëllazërore.…

Lexo më shumë

Skuadra e Bayer Leverkusenit dhe ajo e Bayern Munchen barazuan pa gola në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Bundesliga. Granit Xhaka, mesfushori shqiptar ishte një nga më të mirët në këtë përballje. Edhe sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Xhaka ishte më i miri në fushë, duke u vlerësuar me notën 7.8. Kurse në sajtin “Flashscore”, më i miri u zgjodh Kim, mbrojtësi i Bayernit me notën 8.1, kurse Xhaka u vlerësua me notën 7.3. Ndeshja Leverkusen – Bayern Munchen, Granit Xhaka më i miri sipas “Sofascore” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka thënë se edhe në rast se Këshilli i Prokurove Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkim të prokurorit shtetëror publik, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procedura. Fillkov theskoi se çdo mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik është i rëndësishëm për këtë procedurë, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen vetëm nga mendimi i një organi nëse, siç tha, mbështeten persona të cilët nuk e realizojnë profesionalisht mandatin e tyre. “Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria kanë obligim t’i ndërmarrin të gjithë masat ligjore dhe ta respektojnë…

Lexo më shumë

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri dhe tashmë bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji janë takuar me emisarin special të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell. Takimi ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë. Foton e ka publikuar në Instagram partneri i Dafinës, Kreshnik Gjergji. Ata shihen duke darkuar një lokal në një ambient të relaksuar. /Reporteri.net/   Dafina Zeqiri dhe partneri i saj takohen me Grenellin në Mynih të Gjermanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lexo më shumë

“Është kryer një transplantim te një pacient 28-vjeçar, i cili kishte një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe më parë i ishte bërë një rikonstruksion i ligamentit anterolateral në të njëjtin gju. Për rikonstruksionin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë u përdor një allograft nga ligamenti patelar, i marrë nga një donator i ndjerë”, kështu informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, duke e cilësuar këtë intervenim si të rrallë dhe i kryer me sukses. Kjo është rikonstruksioni i 6-të me radhë i ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit duke përdorur allograft, i kryer…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski është pjesë e delegacionit në Konferencën e Sigurisë në Mynih – forum më i rëndësishëm global për çështje të sigurisë, i cili është i udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, kumtoi MPB. “Siguria është themel për shtet stabil! Në kushte të kërcënimeve të reja globale, Maqedonia duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në dialogun ndërkombëtar. Roli i ynë në NATO, stabiliteti rajonal dhe lufta kundër krimit të organizuar transnacional janë kyçe jo vetëm për ne, por edhe për sistemin evropian të sigurisë. Maqedoni e fuqishme në skenën ndërkombëtare! Prania e jonë këtu tregon se Maqedonia…

Lexo më shumë