Author: shqiperia
Maqedonia duhet të zbatojë konsensusin evropian të vitit 2022 dhe Bullgaria nuk do të bëjë kërkesa të reja, por në të njëjtën kohë nuk pranojmë ndryshime në marrëveshjet e arritura, tha presidenti bullgar Rumen Radev në bisedën me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Maqedonia e Veriut duhet të fillojë me zbatimin real të konsensusit evropian nga viti 2022. Bullgaria nuk parashtron kërkesa të reja për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por as nuk pranon ndryshime në marrëveshjet e arritura, të cilat janë inkorporuar në kuadër të negociatave”, tha Radev.…
Perinski: Përgatitet ligji i ri, kryetarët e komunave do të mund të shkarkohen me referendum
Deri më 30 mars do të përgatiten propozim ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale që pritet të miratohen në Kuvend para fillimit të verës, paralajmëroi ministri i vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski. Sipas tij, ndryshimi kryesor i këtij ligji është se qytetarët në referendum do të munden të shkarkojnë kryetarët e komunave. Sipas këtij propozim-ligji, nëse ndonjëri nga krerët e komunave nuk e bën siç duhet punën e tij atëherë qytetarët do të mund që pakënaqësitë e tyre ta shprehin me anë të një referendumi me të cilin do të mund ta shkarkojnë nga detyra kryetarin e komunës. “Ligji i ri…
Maqedonia është përballur me një çështje politike në rrugën drejt BE-së, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, i cili megjithatë shton se është mirë që ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev janë takuar dhe Brukseli është i gatshëm të ndihmojë. “Është inkurajuese që tani po flasim hapur për këtë, janë bërë kontaktet e para mes dy qeverive dhe ka një dëshirë të qartë në Bashkimin Evropian për të ndihmuar në këtë proces”, tha Michalis Rokas, ambasador i BE-së. Mirëpo, takimi i ministrave ka përfunduar me njoftimin e palës bullgare se nuk do…
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli Vendim me të cilin bëhet rritja e derivateve të naftës me pakicë mesatarisht për 0,33 % në krahasim me Vendimin e datës 10.02.2025. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) rritet për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU ulet për 0,802 den/kg dhe tani arrin në…
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi. “Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë”. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i Kodit Penal.…
Përmes një videoje nga disa vende të ndryshme të Kosovës, e para e shtetit, Vjosa Osmani sot uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. E postimin e presidentes Osmani e ka shpërndarë edhe këngëtarja Tayna. Madje në shkrimin e vendosur në postimin e shpërndarë të Osmanit, Tayna ka uruar të gjithë për 17 shkurtin. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Sot ne festojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë të bukur. Le të vazhdojnë meloditë e lirisë dhe unitetit të na frymëzojnë të gjithëve. Për një të ardhme të ndritur dhe një komb që do të këndojë gjithmonë me krenari. Gëzuar”,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi, e ka uruar 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në një postim në Facebook, ai shkruan se Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës shpreh festën e çdo shqiptari, duke shënuar një rrugëtim të mundimshëm, por triumfues, drejt lirisë dhe pavarësisë. “Si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e shfrytëzoj këtë mundësi për ta theksuar partneritetin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes dy vendeve tona”. “Ndërtimi i shtetit të suksesshëm demokratik dhe integrimi i Kosovës janë betejat paqësore që qytetari kosovar meriton t’i fitojë! Urime 17 Shkurti i…
Bytyqi: LSDM propozon ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe produktet ushqimore bazë
Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, sot tha se do të dorëzojnë propozim-ligj për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, si dhe heqje të TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Ai tha se jeta në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë dhe qytetarët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të plotësojnë nevojat elementare të jetesës. “Indeksi i çmimeve të konsumit në janar 2025, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje prej 4,9 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 5,2 për qind. Çmimet…
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi. “Sektori i kontrollit sanitar, në periudhën prej 10 deri më 14 shkurt 2025, ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në qytetin e Shkupit”. “Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup. NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, vlerëson se në Maqedoni ka zhgënjim të arsyeshëm me qëndrimin e BE-së ndaj integrimit të saj. I pyetur se çfarë garancie mund të kërkojë kryeministri Mickoski nga Sofja, Brukseli dhe Uashingtoni për integrimet evropiane, Milloshoski theksoi se nuk është vetëm se si do të fillojë procesi negociator, por edhe fundi dhe qëllimi i atij procesi janë shumë të rëndësishme. “Angazhimi i ndërmarrë nga qeveria e kaluar, nëse ekziston mundësia për ta menaxhuar, do të ishte racionale të menaxhohej me largpamësi në rrugën drejt qëllimit final, që është integrimi evropian. Në Maqedoni ka një zhgënjim të…