Author: shqiperia

Ndërsa ka ardhur sezoni i festave, nuk ka kohë më të mirë sesa për të parë një listë të filmave bashkë me partnerin/en apo familjen. Dhe duke qenë se komeditë janë shumë të preferuara këtë sezon, ju tregojmë se ato edhe ju bëjnë mirë për shëndetin. Ja përfitimet që merrni duke parë komedi: Lehtëson stresin Shumë njerëz përjetojnë stres të përditshëm, qoftë nga puna, jeta në shtëpi ose të dyja. Marrja e kohës për të parë një film qesharak jo vetëm që u jep njerëzve kohë për veten e tyre, por gjithashtu i bën ata të qeshin. Si koha vetëm për…

Lexo më shumë

Në çdo sezon festash ose jemi të ftuar në një tryezë ose ftojmë miqtë dhe të dashurit në një që organizojmë dhe realizojmë. Sido që të jetë rasti në të cilin bashkohemi, mes morisë së pjatave të mrekullueshme që do të provojmë sigurisht që ka vend për zgjedhje po aq të shijshme si në ushqim ashtu edhe në pijet e festave, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin tonë dhe e mbajnë dietën tonë të ekuilibruar. Çfarë është e mirë për të ngrënë në festa ? Fileto gjeldeti Siç dihet, proteina pa yndyrë do t’ju ndihmojë të ndiheni të…

Lexo më shumë

Më mirë 2 gjela të vegjël se një të madh Sipas ekspertëve, amvisat duhet të zgjedhin më mirë dy gjela të vegjël se një gjel të madh. Jo vetëm që gatuhen më shpejt por edhe ofrojnë sasi të bollshme e të freskëta të mishit për ditët në vijim. Shëllira Mishi i gjelit i marinuar me shëllirë ose ujë me kripë ka një shije më të mirë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Sipas ekspertëve, uji me kripë ruan lagështinë e gjelit ndaj pjekjes dhe nuk e përthan atë. Për një gjel të madh, ekspertët rekomandojnë shkrirjen e dy filxhanë…

Lexo më shumë

Ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse me flamur evropian dhe pa debat kaluan dje në lexim të parë në seancën plenare të Parlamentit, me 48 vota “pro” dhe tetë “kundër”. Përkrahje për ndryshimet dhanë deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, deputetë të BDI-së dhe kundër votuan deputetët të Aleancës për Shqiptarët. Propozimi ka tërhequr vëmendjen e opinionit prej muajsh për shkak të ndryshimeve që parashikon, të cilat kundërshtohen nga Asociacioni për baste sportive. Ata fajësojnë se në një ligj kufizues dhe të palogjikshëm për transmetuesit e licencuar, bizneset dhe platformat online me partnerë të huaj hapen fshehurazi…

Lexo më shumë

Nga Ilmi Saliaj Një 26- vjeçar ka dhunuar një polic në qendër të qytetit të Fierit mbrëmjen e kësaj të enjteje. I riu, i identifikuar si Daniel Braçi ushtroi dhunë ndaj policit, Shkëlqim Jahelezi, pasi ky i fundit nuk e lejoi të kalonte në një segment të bllokuar të rrugës. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:20, vendi që njihet si “Ish globi”, ishte bllokuar nga shërbimet e Policisë për shkak se po zhvillohej një koncert. Duke drejtuar automjetin “Volksëagen”, Daniel Braçi iu afrua punonjësit të Policisë dhe pasi u ndesh me perimetrin e sigurisë, doli nga automjeti dhe e qëlloi…

Lexo më shumë

Ndërsa qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu zgjeron ofensivën e saj tokësore në Gazë, kërcënimet e Iranit për hakmarrje për sulmet ajrore që vranë një oficer të lartë ushtarak dhe sulmet e vazhdueshme nga grupet e mbështetura nga Teherani në rajon po rrisin gjasat për një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Është një rrezik që nuk i shërben aspak presidentit amerikan Joe Biden ndërsa hyjmë në një vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të kësaj jave, Teherani u zotua për kundërpërgjigje për vrasjen në Siri të Seyed Razi Mousavit, këshilltar i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të…

Lexo më shumë

Jupiteri njihet në astrologji si një planet që sjell shumë përfitime. Fuqia e tij lidhet me fatin, zgjerimin, energjinë në rritje dhe “spërkat” me pluhur zanash secilën shenjë ku kalon. Që nga 16 maji, shenja e bekuar me fuqinë e Jupiterit ka qenë Demi, ku do të qëndrojë deri më 25 maj 2024. Pastaj, Jupiteri do të zhvendoset te Binjakët për pjesën tjetër të vitit. Pra, nëse jeni Demi ose Binjakët në horoskop, Susan Miller thotë se viti 2024 do të jetë viti juaj me fat; mund ta konsideroni si një “vit të smeraldë”. “Nëse jeni duke punuar shumë dhe…

Lexo më shumë

Mjekët amë në Maqedoninë e Veriut thonë se në ordinancat e tyre është shtuar numri i pacientëve me probleme serioze të organeve të frymëmarrjes, si pasojë e tymosjes së duhanit. “Na vijnë pacientë me kancer në mushkëri, ndërkohë që jetojnë në viset malore ku nuk ka kurrfarë ndotjeje të ajrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilia Çollakova-Dervishova. Ndërkaq, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë nxjerrë në pah se rreth gjysma e popullsisë në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, përkatësisht përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit arrin në 45.4 për qind të…

Lexo më shumë

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një individi dhe tre këmbimoreve valutore, për të cilat thotë se janë përgjegjëse për lehtësimin e rrjedhjes së ndihmës financiare iraniane për rebelët Huthi në Jemen. Individi që u sanksionua është kreu i Shoqatës së Shkëmbyesve të Valutave në Sana. Tre institucionet për këmbimin e monedhave janë në Jemen dhe Turqi. Nënsekretari i Thesarit të SHBA-së, Brian Nelson, tha në një deklaratë më 28 dhjetor se veprimi “thekson vendosmërinë tonë për të kufizuar fluksin e paligjshëm të fondeve për Huthit, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme të rrezikshme ndaj transportit ndërkombëtar dhe rrezikojnë…

Lexo më shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë prezantoi metodologjinë e re të shportës minimale sindikale, e cila do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të angazhohen për rritje të pagave të punëtorëve. Sipas llogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave që krijuan shportën e re minimale sindikale, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat elementare të familjes me dy prindër dhe dy fëmijë nxënës, nevojiten 56.522 denarë (920 euro). Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, tashmë ka katër artikuj të rinj ose 11 në total, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në prezantim u…

Lexo më shumë