Author: shqiperia

Ndoshta keni qenë të pafatë, duke kaluar Krishtlindjen i sëmurë apo mund të ketë ndikuar edhe festimi i tepërt që të mos ndiheni mirë. Cilado të jetë arsyeja, nëse nuk ndiheni mirë ka disa ushqime që do t’ju ndihmojnë. Supa e pulës zakonisht preferohet kur ndiheni i sëmurë. Por, nutricistja Rhiannon Lambert ka treguar për “The Sun” se ka disa ushqime tjera që mund t’i japin shtytje imunitetit tuaj. “Nuk ka ndonjë ushqim të vetëm apo suplement që të ofron mbrojtje nga sëmundjet e shkaktuara nga bakteret, viruset apo faktorët tjerë”, ka thënë Lambert.”Por, duke konsumuar disa lloj të ushqimeve…

Lexo më shumë

Një grua britanike dhe djali i saj kanë humbur jetën pasi janë goditur nga një ortek. Të dy ndodheshin jashtë pistes së bashku me tre të afërm dhe një instruktor skijimi në një resort francez. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40 të ditës së djeshme. Dy viktimat, nëna 54 vjeç dhe djali i saj 22 vjeç u gjetën të pajetë njoftuan mediet franceze. Sakaq, skiatori u gjet shëndoshë e mirë. Prokurorët publikë në Bonneville konfirmuan se kishte nisur një hetim lidhur me ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Qyteti i Shkupit njofton se sot ka shkarkuar sekretarin e Komunës së Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov dhe në vend të tij do të vjen Natalija Mitovska. “Natalija Mitovska do të emërohet sekretare e re e qytetit të Shkupit. Mitovska ishte bartëse e pozitave të larta drejtuese në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Që nga viti 1998 punon si këshilltare e Nënkryetarit të Qeverisë, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2002 ka qenë ndihmës ministre e Punëve të Brendshme për bashkëpunim ndërkombëtar dhe integrime evropiane. Mitovska ka qenë edhe këshilltare e drejtorit të përgjithshëm të ELEM-it nga viti 2015-2019…

Lexo më shumë

Mbrëmja e ndërrimit të viteve është ajo nata magjike që të gjithë e presim, jo vetëm për tu mbledhur me të afërmit e miqtë për të festuar, por për të lënë pas gjithë zhgënjimet e për të nisur një vit të ri plot shpresa dhe gjallëri. Në vende të ndryshme të botës ka disa mënyra se si njerëzit e presin natën e ndërrimit të viteve, duke nisur nga veshja e të brendshme me ngjyrë të kuqe, e cil sipas tyre sjell bollëk, deri tek futja e portofolit poshtë tapetit. 31 dhjetori është në mënyrë të pashmangshme një moment në të…

Lexo më shumë

Vrasja e 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga shqiptari i Kosovës Bujar Fandaj vijon të sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj. Këtë të premte, kur po zhvillohet edhe ceremonia e 27-vjeçares në Katedralen e Castelfranco Veneto, ka reaguar menaxheri i skuadrës së futbollit ku luante Bujari. Në një intervistë telefonike për “Mattino Cinque Neës “, menaxheri u shpreh i shokuar nga ajo që kishte ndodhur, teksa mohoi të kishte dijeni për lidhjen e dy të rinjve dhe tregon gjithë periudhën 10 vjeçare të njohjesh me Fandajn. “Është diçka për të cilën nuk mund të japim një arsye . Një gjë…

Lexo më shumë

Të paktën 14 persona vdiqën në brigjet e Marokut kur anija në të cilën ndodheshin u përmbys ndërsa përpiqej të arrinte në Ishujt Kanarie të Spanjës, tha një organizatë joqeveritare. Rreth 58 persona ishin në bordin e varkës, tha organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras. Të mbijetuarit u gjetën teksa mbaheshin në gomone. Ishujt Kanarie, të vendosura në brigjet veriperëndimore të Afrikës, kanë parë një rritje të mprehtë të mbërritjeve me varka që transportojnë emigrantë të parregullt që nga fillimi i tetorit. Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raporton se më shumë se 38,000 emigrantë nga Afrika kanë mbërritur në Ishujt Kanarie këtë vit. Caminando Fronteras theksoi se të paktën…

Lexo më shumë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha sot se takimi me kryetarin e OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski do të bëhet vitin e ardhshëm, para apo pas festave. Ai thekson se të gjitha detajet rreth bisedimeve për qeverinë teknike do të komunikohen në kohën e duhur. “Takimi do të jetë patjetër vitin e ardhshëm, do të shohim, pas ose para pushimeve. Ajo që të gjithë e pamë nga mediat është se pas 31 dhjetorit OBRM-PDUKM do të mbajë një takim se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. Sa i përket Qeverisë, do të bisedohet në nivel të…

Lexo më shumë

Babë dhe bir nga Shqipëria janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për plagosjen e një 47-vjeçari pas një sherri me thika në lokal. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Castelli Romani mbrëmjen e 23 dhjetorit, ku 47-vjeçari fillimisht është përleshur me 50-vjeçarin nga Shqipëria duke e kërcënuar me thikë,  menjëherë ka ndërhyrë djali i administratorit të lokalit i cili në përleshje e sipër ka plagosur  47-vjeçarin nga Italia. Menjëherë pas ngjarjes 47-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve në trup, dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë babë dhe bir konkretisht…

Lexo më shumë

Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg për “zotin” shqiptar të drogës, Evlis Demçe. Së bashku me katër persona të tjerë, Demçe akuzohet për vrajse të mbetur në tentativë. Më 22 tetor 2020 tentuan që të vrisnin 45-vjeçarin Alessio Marzani, i cili mbeti i plagosur. Prokurorët Mario Palazzi dhe Francesco Cascini kërkuan gjithashtu një dënim me 21 vjet për Daniele Gallarello, 18 vjet për Alessandro Corvesi, 35 vjeç dhe 14 vjet për Matteo Costacurta. Ky i fundit, sipas medieve italiane, njihet edhe si “Princi”. Gjithashtu 8 vite u kërkuan edhe për Marzanin, i akuzuar për zhvatje. “Është një…

Lexo më shumë

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës që është vendosur ndaj tij, ajo e detyrimit të paraqitjes para një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Për mediat, ministri u pyet mbi kontrollin që u ushtrua një ditë më parë në banesën e tij në kuadër të hetimeve për koncensionin e shëndetësisë. Beqaj tha se në banesën e tij u gjetëm vetëm sende që ka çdo shtëpi tjetër. Ai e mohoi përfshirjen e tij në në këtë aferë, teksa tha se ministri nuk bën tendera dhe se në kohën…

Lexo më shumë