Author: shqiperia

Pushimet verore kanë sjell thuajse organizim të ri në Qendrën e Klinikave në Shkup. Ndërkohë që disa nga mjekët pushojnë janë kolegët e tyre që kryejnë kontrollet shëndetësore për pacientët në nevojë. Alsat vizitoi Qendrën e Klinikave ku në pushim të shkurtër nga puna takuam disa punonjës shëndetësor të cilët vlerësojnë se japin maksimumin nga vetja për të realizuar të gjitha vizitat. “Në institucionin tonë, në qendrën tonë jemi shumë mirë të organizuar, kemi kuadër edhe në këto temperatura të larta. Kemi kuadër të mjaftueshëm dhe përfshijmë të gjithë pacientët nga mosha më e vogël e deri të rritur e…

Lexo më shumë

Sonte në mbrëmje, në kuadër të DokuFest në Prizren, do të ketë premierën dokumentari “Palace of Youth”, një projekt i realizuar ndër vite që sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative. Regjisorja Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç, shkruan KultPlus. Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, që është edhe producente ekzekutive e dokumentarit, ndau emocionet në rrjetet sociale: “Jam shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of…

Lexo më shumë

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë. Duart Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë. Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve. Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës. Sytë E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha. Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave. Buzët…

Lexo më shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë. Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën “Bosnjë e Hercegovinë” kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë. “Policia ka vepruar menjëherë pas raportimit se në lokacionin e theksuar ka persona të armatosur me pushka automatike. Janë përpjekur t’i limitojnëtë dyshuarit,…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e vjetër të Gazës që të evakuohen menjëherë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Adraee tha se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionet në zonat ku zhvillohen aktivitete terroriste dhe lëshohen raketa drejt Izraelit”. Banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”. Aktualisht, në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.

Lexo më shumë

Nga VLEN thonë se vetëm sot, janë realizuar punësime dhe avancime të ndjeshme në tre institucione shtetërore, të gjitha me kuadër shqiptar. “15 punësime në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë, nën drejtimin e drejtorit Sedat Zulbeari, si pjesë e reformës për një shëndetësi gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve; 9 punësime dhe 5 avancime në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë, ku drejtuesi Erdi Mehmeti po ndërton një administratë funksionale dhe të barabartë, që i shërben qytetarëve pa dallim, me përfaqësim të drejtë të shqiptarëve; 9 punësime të reja në Ministrinë për Çështje Europiane, të gjitha me kuadër shqiptar, falë…

Lexo më shumë

Ministria e Shëndetësisë sot promovoi modul të ri për evidencë elektronike të kontrolleve shëndetësore në fushën e mjekësisë së punës. Siç informoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, moduli është përgatitur nga Drejtoria për Shëndetësi Elektronike në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Specialistë të Mjekësisë së Punës dhe Institutin e Mjekësisë së Punës. “Në procesin e digjitalizimit nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë në periudhën e ardhshme me krijimin e një portali për punëdhënësit përmes shërbimeve elektronike për inicimin e kontrolleve të punonjësve, integrimin në dosjet shëndetësore dhe paraqitjen në ‘Shëndeti im’, si dhe digjitalizimin e plotë të…

Lexo më shumë

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) ka publikuar masë që synon drejtpërdrejt segmentin më të ndjeshëm të popullsisë – konsumatorët e cenueshëm të energjisë. Me një shpallje publike që ka hyrë në fuqi, Ministria fillon shpërndarjen e kondicionerëve inverter me efikasitet energjetik për vitin 2025. “Masa po realizohet në përputhje me Programin për Ndryshime dhe Plotësime të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 161/25). Sipas shpalljes publike për mbështetje të familjeve që bien në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, me qëllim promovimin e…

Lexo më shumë

Nga 499 kandidatë që u paraqitën në thirrjen publike për masën “Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe gjelbërim të mjedisit”, 364 ndoqën trajnimin, ndërsa 352 prej tyre do të angazhohen për punë konkrete nëpër komuna. Trajnimi dyditor u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njësitë territoriale të zjarrfikësve, ndërsa nënshkrimi i kontratave do të bëhet nesër. Pjesë e rëndësishme e procesit ishte edhe ndihma e Kryqit të Kuq në trajnimet lokale. “352 persona gjatë ditës së nesërme do të lidhin kontratë për angazhim të punës me agjencinë për punësime, ku si partner paraqitet…

Lexo më shumë

Sipas raportit të Entit Shtetëror për Revizion, nuk ekziston evidencë se çfarë saktësisht ka marrë Qendra Sportive për rekreacion “Boris Trajkovski” nga kontratat e lidhura me Ministrinë e për adaptimin dhe rregullimin e objektit për nevojat e samitit të OSBE-së. Revizorët kanë konstatuar se megjithëse MPJ atëherë ka realizuar prokurime publike në vlerë mbi 120 milionë denarë, megjithatë nuk ka dhënë raport për mënyrën se si janë shpenzuar saktësisht paratë. “Pas kryerjes së procedurave për dhënien e kontratave për prokurim publik, Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontrata me vlerë prej 124.234 denarësh. Nga revizioni është konstatuar se nuk…

Lexo më shumë