Author: shqiperia

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale. Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore. “Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi përzgjedhjeje…

Lexo më shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten se një “samit historik paqeje” do të mbahet sot në Uashington, me pjesëmarrjen e tij, presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministrit të Armenisë Nikol Pashinyan. Dy vendet kanë qenë në konflikt për dekada për territoret e diskutueshme. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Presidenti Trump deklaroi se shumë liderë kanë tentuar më parë t’i japin fund këtij konflikti, por pa sukses  “derisa tani është arritur, falë TRUMP”, shkroi ai, duke iu referuar vetes në vetën e tretë dhe duke e shkruar mbiemrin e tij me…

Lexo më shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit. “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare. Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL…

Lexo më shumë

Këtë të premte, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, me disa vranësira të pakta kalimtare në jug gjatë orëve të mesditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39°C në qarkun e Beratit, ndërsa vlerat e tjera do të mbeten të larta në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore do të forcohet duke arritur 7–15 m/s. Deti pritet të jetë me…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira. Në vend do të fryjë një erë e letë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri në 35 gradë./Telegrafi/   Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Herët në mëngjes, rreth orës 07:20, në autostradën Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Strogomishtë të Kërçovës, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda. Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Audi A4 me targa Kërçove, i drejtuar nga 58-vjeçari I.L nga fshati Zajas, u përplas me një automjet mallrash Peugeot, gjithashtu me targa Kërçove, të drejtuar nga G.J (34) nga fshati Kolari. Pas përplasjes, Audi A4 përfundoi në një automjet të parkuar Audi A5, në pronësi të 27-vjeçarit K.Z nga fshati Strogomishtë e Epërme. “I.L pësoi lëndime të rënda, ndërsa G.J. pësoi lëndime…

Lexo më shumë

Jo të gjithë njerëzit e zgjuar e ndjejnë nevojën të bërtasin që janë të tillë. Inteligjenca e vërtetë nuk e kërkon vëmendjen, por di të lërë përshtypje në mënyra të vogla, ndonjëherë fare të padukshme, nëse di si të shikosh. Këto janë disa detaje të vogla që tregojnë se dikush është shumë më i zgjuar sesa duket: Bëjnë pyetje të thjeshta që të nxjerrin zbuluar Jo se nuk dinë vetë, por sepse duan të kuptojnë si mendon ti. “Pse mendon ashtu?” apo “Çfarë do të thotë kjo për ty?” pyetje që duken të thjeshta, por janë si GPS për mendjen…

Lexo më shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin. “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

Lexo më shumë

MPB ka informuar se një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë. Në rrugën rajonale R2243 në fshatin Bixhevo të Strugës, dje në orën 10:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete Yamaha me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga I.M. (38) nga fshati Mislodezhda i Strugës, dhe një biçiklete të drejtuar nga R.T. (79) nga Bixhevo. “Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u diagnostikuan në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër”, njoftoi Ministria e Brendshme. Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë. Përse Dhëmbi Dhemb Më Shumë Natën Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të…

Lexo më shumë