Author: shqiperia
ASh, Taravari: MASH po bën diskriminim, 39 projekte për maqedonasit, vetëm 1 për shqiptarët
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit. “Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare. Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL…
Këtë të premte, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin, me disa vranësira të pakta kalimtare në jug gjatë orëve të mesditës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 39°C në qarkun e Beratit, ndërsa vlerat e tjera do të mbeten të larta në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore do të forcohet duke arritur 7–15 m/s. Deti pritet të jetë me…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira. Në vend do të fryjë një erë e letë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri në 35 gradë./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Herët në mëngjes, rreth orës 07:20, në autostradën Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Strogomishtë të Kërçovës, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda. Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Audi A4 me targa Kërçove, i drejtuar nga 58-vjeçari I.L nga fshati Zajas, u përplas me një automjet mallrash Peugeot, gjithashtu me targa Kërçove, të drejtuar nga G.J (34) nga fshati Kolari. Pas përplasjes, Audi A4 përfundoi në një automjet të parkuar Audi A5, në pronësi të 27-vjeçarit K.Z nga fshati Strogomishtë e Epërme. “I.L pësoi lëndime të rënda, ndërsa G.J. pësoi lëndime…
Jo të gjithë njerëzit e zgjuar e ndjejnë nevojën të bërtasin që janë të tillë. Inteligjenca e vërtetë nuk e kërkon vëmendjen, por di të lërë përshtypje në mënyra të vogla, ndonjëherë fare të padukshme, nëse di si të shikosh. Këto janë disa detaje të vogla që tregojnë se dikush është shumë më i zgjuar sesa duket: Bëjnë pyetje të thjeshta që të nxjerrin zbuluar Jo se nuk dinë vetë, por sepse duan të kuptojnë si mendon ti. “Pse mendon ashtu?” apo “Çfarë do të thotë kjo për ty?” pyetje që duken të thjeshta, por janë si GPS për mendjen…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin. “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.
MPB ka informuar se një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë. Në rrugën rajonale R2243 në fshatin Bixhevo të Strugës, dje në orën 10:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete Yamaha me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga I.M. (38) nga fshati Mislodezhda i Strugës, dhe një biçiklete të drejtuar nga R.T. (79) nga Bixhevo. “Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u diagnostikuan në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër”, njoftoi Ministria e Brendshme. Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin appeared first on Telegrafi.
Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?
Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë. Përse Dhëmbi Dhemb Më Shumë Natën Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të…
Pushimet verore kanë sjell thuajse organizim të ri në Qendrën e Klinikave në Shkup. Ndërkohë që disa nga mjekët pushojnë janë kolegët e tyre që kryejnë kontrollet shëndetësore për pacientët në nevojë. Alsat vizitoi Qendrën e Klinikave ku në pushim të shkurtër nga puna takuam disa punonjës shëndetësor të cilët vlerësojnë se japin maksimumin nga vetja për të realizuar të gjitha vizitat. “Në institucionin tonë, në qendrën tonë jemi shumë mirë të organizuar, kemi kuadër edhe në këto temperatura të larta. Kemi kuadër të mjaftueshëm dhe përfshijmë të gjithë pacientët nga mosha më e vogël e deri të rritur e…
Sonte në mbrëmje, në kuadër të DokuFest në Prizren, do të ketë premierën dokumentari “Palace of Youth”, një projekt i realizuar ndër vite që sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative. Regjisorja Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç, shkruan KultPlus. Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, që është edhe producente ekzekutive e dokumentarit, ndau emocionet në rrjetet sociale: “Jam shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of…