Author: shqiperia
Shpifjet e mbetjeve të VLEN-it që kanë izoluar vendin nga bota dhe nuk kanë organizuar asnjë event ndërkombëtar më të vogël nuk kanë asnjë peshë, thuhet në reagimin e BDI-së. “Ministeriali i OSBE-së 2023 ishte ngjarja më e madhe dhe më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut një aktivitet që mblodhi ministra të jashtëm dhe delegacione nga e gjithë hapësira e OSBE-së, duke e vendosur vendin tonë në qendër të diplomacisë botërore për tre ditë. Ishte një aktivitet i vlerësuar nga çdo partner dhe institucion ndërkombëtar, i përshkruar si i përkryer në organizim dhe si një…
Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski njofton se po përgatiten masa të reja që do të mundësojnë kushte më të mira për kreditimin e apartamenteve që blihen për të jetuar, veçanërisht për blerjet e para. Qëllimi është të mbështetet kreditimi që përdoret për të zgjidhur çështjen e strehimit, veçanërisht tek të rinjtë, në kushte kur çmimet e apartamenteve janë në rritje të vazhdueshme. “Qëllimi më i rëndësishëm që i kemi vendosur vetes, i cili rrjedh edhe nga mandati i bankës qendrore dhe është me interes publik, është të shohim se si të inkurajojmë ose mundësojmë kreditim më të favorshëm për…
VLEN: Bujar Osmani dyshohet se kreu tender të dyshimtë në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së
VLEN sot ka akuzuar ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për tenderim të dyshimit në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. Nga VLEN thonë se Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023. “Sipas raportit të revizionit: Mbi 120 milionë denarë u shpenzuan pa të dhëna të qarta; Nuk ka dokumentacion se çfarë saktësisht është dorëzuar, instaluar ose lënë si pajisje e përhershme…
Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikën kufitare “Bogorodicë” është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM. Siç informon LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/ Në pikën kufitare…
Ardon Jashari e ka nisur aventurën kuqezi me Milanin. Pas zyrtarizimit dje, Ardon Jasharit i është bërë një pritje e mirë në stërvitje. Ai u përqafua me Zlatan Ibrahimovicin, shënoi gol në stërvitje dhe u mirëprit nga skuadra përmes “tunelit” të shuplakave. View this post on Instagram A post shared by AC Milan (@acmilan) Përqafime me Ibrahimovicin, këshilla nga Modrici, gol në stërvitje dhe mikpritje “tunel” nga skuadra – Jashari e nis aventurën “Rossonere” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një zjarr i rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryeluzaj të Kavajës ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemë frutore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit, dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se gjatë djegies së mbeturinave në pronën e tij, ka humbur kontrollin mbi zjarrin, duke shkaktuar përhapjen e tij në një zonë më të gjerë me pemëtari. Ndaj tij janë…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se ky aksion është pjesë e një nisme më të gjerë që po zhvillohet paralelisht në disa qytete të vendit. Sipas tij, kjo ndërhyrje synon të përgatitë terrenin për fazën e re të Rilindjes Urbane 2.0, një program bashkëpunimi midis qeverisë, pushtetit vendor, sipërmarrjes dhe komunitetit, që ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së hapësirave publike në funksion të vizionit për Shqipërinë 2030 në BE. “Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që…
Dukagjin Lipa, babai i superyllit botëror Dua Lipa ka ndarë së fundmi disa detaje në lidhje me stilin e jetesës së vajzës së tij. Në një intervistë për emisionin “Pushime On Top”, Lipa tha se Dua është shumë e disciplinuar para koncerteve. Ai zbuloi se para koncerteve, ylli i muzikës pop nuk pi as cigare e as alkool. “Nuk konsumon alkool, as cigare para koncertit. Kur është në pushim, e lejon veten të relaksohet pak më shumë, si çdo njeri tjetër,” u shpreh ai. Dukagjin Lipa theksoi se suksesi i saj nuk është rastësi, por rezultat i përkushtimit dhe balancës…
Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë. Demi Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te…
KSHZ ka miratuar udhëzime për përzgjedhjen e Bordeve të reja zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale. Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore. “Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi përzgjedhjeje…