Author: shqiperia
Gjykata që me dekada nuk dënon gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet raciste antishqiptare, në mënyrë të përshpejtuar ka dënuar një qytetar i cili është kapur duke valëvitur flamurin kuq e zi me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimin “Autochthonous”, shkruan Alsat. Alsat njofton se bëhet fjalë për 38-vjeçarin M.M. me shtetësi gjermane, por me prejardhje nga Tetova i cili është deportuar nga shteti pasi u dënua me 2 vjet burg me kusht, nën akuzën për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Ngjarja, ka ndodhur mbrëmjen e 5 gushtit në afërsi të Kopshtit Zoologjik në Shkup, pak para se të fillonte ndeshja…
MPB njofton se në një shtëpi në Gjevgjeli janë gjetur të vdekur dy persona në shtëpitë e tyre. “Më 07.08.2025 në orën 11:20, në NJPB Gjevgjeli është denoncuar se në shtëpi në Gjevgjeli, është gjetur i pajetë I.G. (45) nga Gjevgjelia. Mjeku i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për autopsi. Këqyrjen e vendngjarjes e kreu ekipi i NJPB Gjevgjeli”, thuhet në njoftim. Në të njëjtën ditë nga MPB thonë edhe një person tjetër është gjetur i vdekur në shtëpi. “Më 07.08.2025 në orën 16:35 në…
Pas dënimit të 38-vjeçarit për shkak të flamurit me mbishkrimin autokton dhe hartën e Shqipërisë së Madhe, zv. kryeministri Izet Mexhiti thekson se gjykatat nuk janë në nivelin e duhur, duke shtuar se nuk dënojnë kur duhet, ndërsa nuk duhet e teprojnë. Mexhiti tha se nuk mund të barazohen thirrjet raciste të Kumanovës me thirrjet gjatë ndeshjes mes Shkëndisë dhe Karabakut, ndërsa bëri apel të ndalohet me gjuhën e urrejtjes. “Sa e di është ngritur aktpadi edhe ndaj rastit në Kumanovë. Edhe njëherë bëj thirrje të respektojmë vlerat e njëri-tjetrit, t’u ikim sa më larg thirrjeve raciste, ksenofobe. Po duhet…
Që nga fillimi i vitit 2026, Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup nuk do të mund të llogarisë më në 13 stacionet sizmologjike të përkohshme, të cilat u siguruan në vitin 2023 në kuadër të projektit të organizatës ORFEUS (Observatories and Research Facilities for European Seismology). Përmes tyre monitorohet aktiviteti sizmik në territorin e vendit, në zonat kufitare, por edhe në gjithë planetin. Këto 13 stacione për momentin përbëjnë rrjetin telemetrik të Observatorit Sizmologjik në Shkup. Gjithashtu, monitorim sizmik ka në liqenin Kozjak – në digat “Kozjak” dhe “Shën Petka”, si dhe në një lokacion…
Më 07.08.2025 në orën 15:00, policia nga SPB Ohër ka ndaluar Z.N. (41) nga Ohri, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr në një fushë me bimësi të ulët dhe misër të korrur në afërsi të fshatit Gorno Lakoçerej, Ohër. Gjatë masave të marra dhe kontrollit të kryer, policia gjetën tek ai një çakmak, i cili iu konfiskua për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet një kallëzim përkatës./Telegrafi/ Ndalohet një person në Ohër, dyshohet se ka shkaktuar zjarr appeared first on Telegrafi.
LSDM: Inflacion prej 4.8%, politikat e dështuara të qeverisë po e shtyjnë popullin drejt varfërisë
Inflacioni po rritet me shpejtësi me OBRM-PDUKM-në, çdo muaj i ri është një goditje e re për standardin e jetesës së qytetarëve, akuzojnë nga LSDM. “Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar shifra alarmante, inflacioni vjetor është 4.8%. Këto shifra katastrofike nuk janë të një “ekonomie të katërt”, por të një ekonomie në rënie të lirë. Rezultati i politikave ekonomike krejtësisht të dështuara të Qeverisë së Hristijan Mickoskit. Pothuajse gjithçka është bërë më e shtrenjtë, veçanërisht ushqimet dhe produktet bazë. Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, mijëra familje në Maqedoni mezi ia…
MBPEU me mbështetje financiare ndaj NP “Pyjet Kombëtare” në vlerë prej 48 milionë denarësh
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet Kombëtare”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh. “Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU. Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor. “Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obligimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi. Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e…
Matthew McConaughey ishte shumë pranë marrjes së rolit legjendar të Jack Dawson në filmin “Titanic” të James Cameron, por një detaj i vogël dhe mjaft karakteristik për aktorin, bëri që ai të humbiste mundësinë: refuzimi për të hequr dorë nga theksi i tij jugor gjatë audicionit. I njohur për mënyrën e tij të veçantë të të folurit si teksan, McConaughey nuk pranoi të modifikonte theksin, gjë që sipas producentit të filmit, Jon Landau, ndikoi në vendimin përfundimtar. Roli i Jack-ut përfundimisht iu dha Leonardo DiCaprio, i cili do të shndërrohej më vonë në një ikonë të kinemasë përmes këtij filmi.…
Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin. Më poshtë i gjeni të gjitha arsyet e listuara bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit. Lodhje e tepërt Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të…