Author: shqiperia
Ka ardh me një projekt të ri muzikor, të punuar me detaje. Fjala është për DJ Geek, i cili në kanalin Youtube hodhi realizimin që e quajti ‘Inati’. ‘Inati’ përmban shumë ritëm, i cili do t’iu çoj në një pafundësi me plot emocione, kujtime, verë, shoqëri e dashuri. Edhe ky projekt u realizua me një klip, tejet veror. “Inati” i DJ Geek do t’iu ‘djeg’ këtë sezon / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Zyrtare, Broja firmos te Burnley
Armando Broja është zyrtarisht një lojtar i Burnleyt. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi anglez, me marrëveshjen që ishte arritur prej ditësh. Sulmuesi i Kombëtares mbyll aventurën te Chelsea dhe do të vazhdojë karrierën në një tjetër ekip anglez. Bëhet e ditur se Broja ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, çka konfirmon besimin që drejtuesit dhe stafi kanë te shqiptari. Shifra zyrtare nuk është zbuluar nga klubet, por mediat në Angli raportojnë se marrëveshja është mbyllur për 20 milionë paund. Me ekipin e parë të Chelsea-t, 23-vjeçari ka luajtur vetëm në 38 ndeshje, pasi është huazuar në disa skuadra brenda dhe…
Një valë e re afrikane do të përfshijë Maqedoninë e Veriut ditëve në vijim. Sipas sinoptikëve, temperaturat e larta rreth 40 gradë do të na shoqërojnë deri më 13 gusht. Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që temperatura e dhomës gjatë motit të nxehtë të mbahet rreth 25 gradë. Poashtu nga ISHP rekomandojnë që në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00 të qëndroni në ambiente të freskëta dhe pa nevojë të mos dilet jashtë. Gjatë këtyre ditëve rekomandohet të konsumohen sa më shumë lëngje, duke shmangur alkoolin dhe pijet me sheqer. Të visheni me rroba të lehta me…
Ministria e Shëndetësisë informon se janë emëruar u.d. drejtorë të rinj në katër institucione publike shëndetësore. Nga MSH njoftojnë se në Klinikën Universitare për Toksikologji, si u.d. drejtor është emëruar Dr. Argjend Imeri, në vend të Dr. Andon Çibishev. “Në Institutin Universitar për Biokimi Klinike, si u.d. drejtoreshë është emëruar Dr. Mimoza Bafqari-Bakiji, në vend të Dr. Nikolina Grazhdanovska. Në Klinikën Universitare për Neurologji, si drejtor i ri është emëruar Dr. Igor Kuzmanovski, në vend të Dr. Fatmir Mexhiti. Në Klinikën Universitare për Kardiologji, si drejtoreshë e re është emëruar Dr. Danica Petkoska Spirova, në vend të Dr. Bekim Pocesta”,…
Inflacioni vjetor, i cili në korrik u ngjit në 4.8 për qind, nuk është i diktuar nga çmimet e ushqimit, por nga kërkesa më e madhe, përkatësisht nga shpenzimet e qytetarëve, thonë nga Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika “Finance Think”. Në analizën e tyre më të re për lëvizjen e çmimeve thuhet se te ushqimi rritje e ndjeshme është shënuar vetëm te çmimet e frutave, peshkut dhe produkteve të detit, ndërsa ushqimet e tjera shënojnë ose rritje minimale ose rënie. Sipas “Finance Think”, analizat kanë treguar se nxitësi kryesor i inflacionit janë çmimet në restorante dhe kafene me një…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se në Agjencinë për Navigacionin Ajror (M-NAV), nga gjithsej 16 vende pune të shpallura në dy konkurset e fundit, vetëm 2 janë zënë nga shqiptarë, duke shtuar se, një prej tyre djali i deputetes së VLEN-it, Merita Kollçi – Koxhaxhiku. “Këto të dhëna tronditëse dëshmojnë edhe njëherë realitetin e hidhur të diskriminimit të vazhdueshëm institucional ndaj shqiptarëve, i cili po vazhdon me të njëjtin intensitet pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re. Për më tepër, raportimet e Sindikatës së Kontrollorëve të Fluturimit për ndërhyrje politike dhe bllokimin e mbikëqyrjes sindikale gjatë intervistave, konfirmojnë…
MPB Maqedoni njofton se dje (07.08.2025) në orën 22:10, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Negotinës arrestuan 36-vjeçarin C.N. dhe D.N. (50), të dy nga Negotina, me dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë rreth 30,000 euro nga shtëpia e një çifti bashkëshortor nga Negotina. “Me urdhër gjykate u krye kontroll në shtëpinë e tyre, ku u gjetën dhe u sekuestruan 2,320 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga vjedhja. Ndërsa, sot (08.08.2025) me urdhër gjykate, u krye një kontroll edhe në shtëpinë e 62-vjeçarit Z.T dhe T.T (34)…
Komunat Kisella Voda, Qendra dhe Mogilla, me mjete nga Projekti i efikasitetit energjetik në sektorin publik dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore, që po realizohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave, do të implementojnë masa për efikasitet energjetik dhe modernizim të ndërtesave publike, të cilat do të kontribuojnë në uljen e konsumit të energjisë elektrike, si dhe në uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm. Marrëveshjet për nënhua dhe grant midis komunave dhe Ministrisë së Financave në kuadër të Projektit të efikasitetit energjetik në sektorin publik u nënshkruan nga kryetarët e këtyre njësive të vetëqeverisjes…
Sot, gjatë pasdites, qytetarët do të marrin një mesazh testues SMS nëpërmjet sistemit të transmetimit celular, me qëllim verifikimin e aftësive teknike për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve masive në raste të situatave të krizës, njoftoi Komanda Qendrore. “Ky është një sistem që lejon dërgimin e mesazheve emergjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi është informimi në kohë dhe me efikasitet i popullsisë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera emergjente. Krijimi i këtij sistemi është një nevojë kombëtare…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu njofton se brenda vetëm 45 ditëve dhe në një kohë rekord janë realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në mbarë vendin, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor. Ministri njofton se deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime. “Kjo është një forcim i rëndësishëm dhe historik i kuadrit në një kohë rekord në sektorin e shëndetësisë – një motivim shtesë, dhe një zgjidhje përfundimtare për statusin e të gjithë atyre personave që për vite me radhë nuk kishin siguri, sigurim…