Author: shqiperia

Rusia dhe Kina e përdorën veton të premten kundër një rezolute të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës. Rezolute bënte thirrje për armëpushim gjashtëjavor, mbrojtjen e civilëve dhe lejimin e futjes së ndihmave humanitare për miliona palestinezë në Gazë. Në Këshillin e Sigurimit me 15 anëtarë, 11 votuan për, tre kundër dhe një abstenoi. “Shumica dërrmuese e këtij këshilli votoi për këtë rezolutë, por fatkeqësisht…

Lexo më shumë

Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultat minimal në Jerevan në miqësoren e polemikave politike për shkak se nikoqirët vendosën mbrapshtë flamurin e Kosovës në fanellat e lojtarëve. Gjatë intonimit të himnit, armenët në fanellat e tyre kishin vendosur mbrapsht flamurin e Kosovës, shtet i cili nuk njihet nga Armenia. Nuk dihet nëse vendosja mbrapsht e flamurit të Kosovës ishte e qëllimshme nga Armenia. Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Milot Rashica në minutën e 25-të. Kjo ishte fitorja e parë e përzgjedhësit të ri Franco Foda, i cili u emërua muajin e kaluar si pasardhës i Primoz…

Lexo më shumë

Këshilli Ekonomik Social ka mbajtur mbledhje se ka konstatuar se paga minimale, e cila deri më tani ka qenë 18.000 denarë, prej tani do të jetë 22.567 denarë (367 euro) në vlerë neto, gjegjësisht 33.352 denarë në vlerë bruto. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se me harmonizimin e ri, paga minimale në vitin 2024 është rritur për 3.613 denarë në vlerë bruto, gjegjësisht 2.392 denarë në vlerë neto. Rritja e pagës minimale është bërë në pajtueshmëri me metodologjinë e re për harmonizim e miratuar në vitin 2022 pas bisedimeve mes Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve. Në pajtueshmëri me…

Lexo më shumë

Një ditë më parë Shqipëria humbi një artistët dhe tekstshkruesit më të mëdhenj, mjeshtrin dhe autorin e mbi 4 mijë këngëve, Jorgo Papingjin. Në një lidhje me emisionin “vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, këngëtarja Artiola Toska tha se ai ka qenë një nga njerëzit më të mirë që ka njohur, ata që e kanë njohur kanë qenë të lumtur. Ajo theksoi se Jorgo Papingji do t’i mungojë jo vetëm atyre që e njohën si mik, por edhe shqiptarëve përmes teksteve që shkruante. Pjesë nga biseda: Brikena Prifti: Jorgo Papingji ka lënë pas me mijëra tekste.…

Lexo më shumë

Nga  oligarku miliarder rus Vladimir Potanin në duart e Mark Zuckerberg. Pronari i Meta bleu jahtin ultraluksoz, “Launchpad”, i cili bëri udhëtimin e tij të parë nga Holanda pasi mori një leje speciale importi në SHBA. Është padyshim një dhuratë për ditëlindjen e Zuckerberg, pasi ai e mori atë disa javë para ditëlindjes së tij të 40-të, më 14 maj. Veshja e Zuckerberg, mund të jetë e thjeshtë, shpesh vesh të njëjtat rroba, por i pëlqen jeta luksoze. Vitin e kaluar ai filloi të ndërtojë një resort në Hawaii që i ka të gjitha komoditetet ndërsa këtë vit mendoi të eksploronte detet në një…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili në ditën e dytë po merr pjesë në konferencën ministrore të procesit të Brdo, e cila po mbahet në Kranj të Republikës së Sllovenisë, sot pati fjalimin e tij lidhur me rolin e RMV-së në luftën kundër migrimit ilegal dhe kontrabandimi i migrantëve. “Shteti ynë është i përfshirë sistematikisht në procesin e gjetjes së përgjigjes në kuadër të qasjes globale evropiane për trajtimin e migrimeve të rregullta dhe të parregullta, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim të përbashkët në luftën kundër kontrabandës së migrantëve”, theksoi ministri Toshkovski në fjalimin e…

Lexo më shumë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar se Xavi mund të mbetet kryetrajner i ekipit edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Xavi në fund të muajit janar kishte thënë se do të ofrojë dorëheqje gjatë verës. 44-vjeçari kishte insistuar se klubi ka nevojë të ndërrojë dinamikën, por që prej njoftimit të tij për largim, forma e ekipit është ngritur, duke fituar shtatë nga dhjetë ndeshjet në të gjitha garat. Barça është e dyta në tabelë me tetë pikë prapa Real Madridit dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Paris Saint-Germainin. Barça ka deklaruar se dera është…

Lexo më shumë

Zyra e jashtme për çështje kriminale në Shën Nikollë ka paraqitur kallëzim penal kundër ish-kryetarit të kësaj komune, S. V. (53), i dyshuar për veprën penale shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Siç njoftoi Ministria e Brendshme, në vitin 2021, për zbatimin e projektit për ndërtimin e ujërave të zeza fekale në vendbanimin e Rudinës, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe duke tejkaluar kompetencat e tij, ka kryer prokurim publik dhe ka lidhur kontratë me kompani private në vlerë prej 1.649.400 denarë, ndërsa gjatë ndërtimit është lidhur edhe aneks marrëveshje në vlerë prej 329.806 denarë për punë të paparashikuara dhe…

Lexo më shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Policia bën me dije se në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Duke nisur nga data 1 prill në Gjerman përdorimi i kanabisit deri në 25 gr nga moshat bi 18-vjeç do të jetë i lejuar me ligj, si dhe do të lejohet edhe rritja në banesë për përdorim vetjak. Këshilli Federal miratoi këtë të premte vendimin e Bundestagut për legalizimin e pjesshëm të kanabisit, duke lejuar kështu konsumimin, posedimin dhe kultivimin e tij me kusht nga të rriturit. “Politika e mëparshme e kanabisit kishte dështuar,” tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach , duke iu referuar dyfishimit të përdoruesve të drogës tek fëmijët dhe të rinjtë dhe dyfishimin e vdekjeve nga përdorimi.…

Lexo më shumë