Author: shqiperia
Shumë toka bujqësore të pambjella në Pollog
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë në Pollog mund të hasim të fusha të këtilla, të pambjella e të lëna anash. E gjithë kjo sepse nuk ka leverdi, thonë bujqit të cilët dita ditës mendohen që të heqin dorë krejtësisht nga bujqësia. Nagip Rushiti merrej me bujqësi rreth pesë dekada. Por vitin e fundit, ai hoqi dorë, për shkak të punës me humbje. Sipas tij 20 vitet e fundit janë më të zezat për bujqësinë, ndërsa akuzon shtetin se nuk ndihmon aspak. “Kurrë nuk kemi qenë me keq se këta 20 vite. Kemi punuar jemi bërë idare por këta…
WhatsApp vjen me risi të reja
WhatsApp ka shtuar kohët e fundit aftësinë për të ndarë video të gjata deri në një minutë në statusin tuaj. I kufizuar më parë në 30 sekonda, kjo veçori e re ju lejon të shpreheni më plotësisht dhe të ndani momente më gjithëpërfshirëse nga jeta juaj. Kufiri i zgjeruar i videos është vetëm një nga disa përditësime emocionuese që WhatsApp ka nxjerrë së fundmi. Këtu janë disa të tjera për të përmirësuar përvojën tuaj të mesazheve: -Rritja e kontrolleve të privatësisë Për përdoruesit që i japin përparësi diskrecionit, WhatsApp ka prezantuar veçori si “Heshtja e telefonuesve të panjohur” dhe “Kontrolli…
Biznesmenët e Prilepit përmendin tre arsye për importimin e fuqisë punëtore. “Një është që deri në këtë moment nuk kanë fuqi të mjaftueshme të kualifikuar në tregun vendas të punës. Arsimi dual nuk dha rezultatet e dëshiruara në këtë moment dhe gjithashtu proceset arsimore që kemi në vend nuk janë përshtatur me kërkesat e ekonomisë ekzistuese. Arsyeja e dytë është se nuk ka fare fuqi punëtore të pakualifikuar. Pra, nuk ka ku t’i çojë punëtorët e ardhshëm që fillimisht të rikualifikohen, ose të rikualifikohen. Arsyeja e tretë është produktiviteti i ulët i punëtorëve tanë”, tha Nikolla Marinoski, kryetar i Odës…
Dashi – Historia mund të përsëritet ose jo, por e vërteta është se jeni ju që vendosni se çfarë të ndodhë në jetën tuaj, askush tjetër. Është koha për të parë anën shpirtërore të gjërave që kanë ndodhur në jetën tuaj dhe për të marrë masa. Filloni me faljen e vetes dhe pasi të keni ardhur në atë vend paqeje të brendshme, mund ta shtrini atë tek të tjerët. Gjërat më të mira për të bërë sot përfshijnë eksplorimin e aktiviteteve krijuese dhe ndoshta fillimin e një projekti të ri. Demi – A nuk është e mahnitshme se si disa…
Ampeva: Jetesa në RMV është 72.300 denarë
Një rrogë jetese, jo një pagë minimale, që të ketë drejtësi sociale dhe fonde të mjaftueshme për jetesën e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Për të ushqyer një familje katër anëtarëshe, për dallim nga shporta sindikale e cila për momentin arrinte 60.000 denarë, llogaritjet tona janë se kjo shumë nuk mjafton dhe për të kaluar muajin nevojiten minimum 72.300 denarë, thotë “Glasen textilec”. Kristina Ampeva nga “Glasen Textilec” deklaroi sot se përveç parametrave standarde të shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe komunaleve, në pagën për një jetë normale përfshihen edhe shpenzimet që një familje prej katër anëtarësh do të ketë për të…
Ka mbyllur sytë përgjithmonë mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, e cila prej disa vitesh ishte në luftë me një sëmundje të rëndë. Prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas sëmundjes së rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë. Muajt e fundit, ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej. Miqtë dhe të afërmit kanë njoftuar vdekjen e saj në rrjete sociale, ku i kanë shprehur dhe ngushëllimet familjes së të ndjerës./vizionplus.tv
Një video shqetësuese që tregon një qen duke rënë nga ballkoni i një ndërtese është bërë virale në rrjetet sociale. “Një pesëdhjetë e tetë vjeçar G.Z. i njëjti dje (22 mars) në ora 18:40 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 17:00, një qen ka rënë nga ballkoni i një objekti në ndërtim në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, përballë objektit ku ka banuar, nga kati i gjashtë dhe pak më pas vdiq. Sipas njoftimit dy zjarrfikës tetovar po tentonin ta kapnin qenin në objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thotë MPB. Në video dëgjohet qeni duke…
Numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm terrorist, mrëmjen e djeshme në një sallë koncertesh pranë Moskës ka shkuar në 143. Në të njëjtën kohë, autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 11 persona, katër prej të cilëve janë të përfshirë drejtpërdrejt në masakër. Përgjegjësinë për sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi në Rusi në 20 vitet e fundit, e ka marrë organizata terroriste “Shteti Islamik”. Megjithatë, Rusia thotë se po heton një lidhje me Ukrainën, pavarësisht se Kievi mohon çdo përfshirje në ngjarjet e djeshme. Mediet e huaja kanë bërë publike një video ku shfaqet njri prej të dyshuarve, i cili po…
Policia Rrugore e Korçës ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 64 masa administrative. Gjithashtu gjatë kësaj jave: Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit…
“Nesër do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa në fund të ditës gjatë natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Në vend të kësaj, reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima të rralla dhe erë të fortë (mbi 70 km/h)”, njofton DPHM. Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë në malet më të larta, reshjet do të jenë të borës dhe temperatura do të jetë në rënie. Në ditët në vijim nën ndikimin e valëve të lagështa…









