Author: shqiperia
Më 31.03.2026 në orën 01:50 në Gostivar, policia nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë ndaluar M.D. (34) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “vrasje” njoftojnë nga MPB, shkruan Telegrafi Maqedoni.”Më konkretisht, më parë në orën 01:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, një person mashkull ka raportuar se dyshon për vrasjen e një anëtari të familjes së tij.Oficerët e policisë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë gjetur K.D. (63) nga Gostivari të vdekur në shtëpi me lëndime të dukshme dhe gjurmë dhune në kokë, pas së cilës, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë…
Një ari u pa mbrëmë në një parking në fshatin Rostushë, duke ecur midis automjeteve. Qentë u mërzitën dhe filluan të lehnin ndaj tij, pas së cilës ai u tërhoq.Një video e postuar në rrjetet sociale nga vendasit tregon një ari të madh. Ende nuk ka të dhëna nëse ka ndonjë të lënduar, por ariu ka të ngjarë të ketë ikur në mal.Nuk është hera e parë që një ari ka zbritur në një zonë të populluar, zakonisht në kërkim të ushqimit./Telegrafi/
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se OBRM-PDUKM kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me idenë për t’i bërë një revizion korridorit 8.Ajo tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm infrastrukturor për edhe për lidhjen e shqiptarëve.“Përmes këtij korridori bëhet lidhja e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është ndoshta në historinë e vendit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm edhe financiarisht më i kushtueshëm. Por edhe atëherë nëse ju kujtohet në komisionin për çështje ekonomike, revolta ka qenë e madhe ndaj këtij projekti pikërisht për këto arsye”, tha Ajdari.Ajo tha se me këto qëndrime dhe ide,…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Trafiku jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.”Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
LSDM akuzon kryeministrin, Hristijan Mickoski se po shet interesat kombëtare të vendit.”Orbani, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve të saj. Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtimin e kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që do të zgjasë me dekada”, thotë LSDM për vizitën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Budapest dhe takimin me kryeministrin…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verilindor.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri 15 gradë celsius.Deri ditën e premte moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës./Telegrafi/
Gjykata e Apelit në Shkup i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e të akuzuarve në rastin e njohur si “Grupi i Velesit” për abuzim seksual dhe përgatitje të materialeve pornografike me një fëmijë-viktimë, ndërsa ka pranuar ankesën e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me këtë, gjykata ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe ua ka rritur dënimet me burg të gjithë 13 personave.Pas mbajtjes së seancës publike më 13 nëntor të vitit të kaluar dhe vendimmarrjes më 25 dhjetor 2025, Gjykata e Apelit e ndryshoi vendimin vetëm në pjesën…
OBRM-PDUKM: Gjithçka që thotë Filipçe është tradhti kombëtare, ne luftojmë për zgjidhje drejt BE-së
Nga OBRM-PDUKM reaguan ndaj deklaratës së Venko Filipçe, duke thënë se gjithçka që ai po deklaron përbën tradhti kombëtare, shkatërrim të identitetit dhe vendosje të një lakoreje të re në qafën e popullit maqedonas, ashtu siç, sipas tyre, ka ndodhur me propozimin francez dhe marrëveshjen me Bullgarinë.Ideja evropiane, thuhet në reagim, është e gjallë dhe ata do ta mbrojnë me dinjitet, pasi ajo përfaqëson respekt, fqinjësi të mirë dhe pranimin e identitetit të të gjithëve, e jo nënshtrim dhe poshtërim të popullit.Nga OBRM-PDUKM theksojnë se po luftojnë për një zgjidhje dinjitoze dhe nuk do t’u dorëzohen presioneve dhe intrigave të…
Paraburgim prej 30 ditësh për djalin që vrau nënën e tij në Rosoman u miratua sonte nga gjyqtari i procedurës paraprake, njoftuan nga Gjykata e Kavadarit, pasi Prokuroria propozoi paraburgimin.”Prokuroria Publike e Kavadarit lëshoi Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një 27-vjeçari nga Rosomani i dyshuar për veprën penale – “Vrasje”, informoi Prokuroria. Një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij në Rosoman Ata shpjeguan se i dyshuari me dashje, duke kryer dhunë në familje, e privoi nga jeta nënën e tij. Ndërsa gruaja po flinte në njërën nga dhomat, ai e goditi me thikë kuzhine në qafë,…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, në një intervistë në Alsat, ka folur për Korridorin 8, ku tha se ky projekt i madh infrastrukturor do të kalojë edhe kah qyteti i Strugës.”Nuk di ndonjë korridor tjetër ku do të kalojë Korridori 8. Duhet të bëjmë distinkcion të qartë në mes zgjidhjes teknike, dhe projektit si interes strategjik i vendit që lidh disa vende të NATO-së dhe BE-së. Është ndër korridoret më të rëndësishme të vendeve pan-evropiane, pjesë e të cilit do të jetë edhe Maqedonia e Veriut. Të thuhet se Korridori 8 nuk do të kalojë kah Struga nuk…












