Author: shqiperia

Në konferencën e sotme për Zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq për Çështjet Evropiane, bëri një vlerësim të vitit 2023 dhe shprehu qëllimin e vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.Në konferencë, Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij për institucionet që kanë kontribuar në procesin e integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, vendi është duke u përpjekur të përmbushë obligimet e Kornizës së negociatave për anëtarësim. “Përveç dy udhërrëfyesve (Udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe Udhërrëfyesin për reformën e administratës publike) dhe Planit të veprimit për promovimin e…

Lexo më shumë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informomit ka reaguar lidhur me sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur disa faqe zyrtare të institucioneve dhe bizneseve shqiptare. Në një deklaratë për mediet, AKSHI thotë se aktualisht gjendemi  nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS), të cilat tentojnë të bllokojnë rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Në deklaratë shtohet se siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale dhe kërkon identifikim në kohë të kërcënimeve dhe përgjigje. Deklarata e plotë  Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të…

Lexo më shumë

Institucionet qeveritare në Shqipëri si dhe disa sisteme policore kanë qenë sërish pre e sulmeve të hakerave iranianë, duke sjellë kështu bllokimin e faqeve zyrtare. Probleme ka patur faqja e parlamentit, disa sisteme të forcave të rendit, e madje edhe kompani private, duke bërë që për disa orë shërbimi në faqet online të jetë i bllokuar. Sulmi është marrë përsipër nga grupi i hakerave iranianë te cilët në faqen e tyre në rrjetet sociale kanë pranuar agresionin kibernetik. Janë të njëjtët autorë që tashmë prej më shumë se një viti sollën kaos në disa sisteme publike të vendit, sidomos ato…

Lexo më shumë

Forcat izraelite kanë zgjeruar ofensivën tokësore në kampet e refugjatëve në Gazën Qëndrore ndërsa një zyrtar i lartë ka paralajmëruar se lufta do të zgjasë me muaj. Komunitetet e mbipopulluara palestineze kanë qenë gjithashtu në shënjestër teksa banorëve iu është kërkuar të evakuohen. Njoftimi i ushtrisë për zonën e re të betejës kërcënon shkatërrim të mëtejshëm  të rripit të gaës i cili prej më shumë se dy muajsh është në kushtet e mbijetesës. Forcat izraelite janë përfshirë në luftime të rënda urbane nga veriu deri në qytetin jugor të Khan Younisit, duke i shtyrë palestinezët në zona gjithnjë e më…

Lexo më shumë

ITALI– Një 27-vjeçar shqiptar, me incialet X.M, ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës së Krishtlindjes në Via Emilia Ovest, pranë Marzaglia Vecchia. Sipas medieve italiane, një makinë tip Range Rover dhe MBW e drejtuar nga 27-vjeçari shqiptar janë përplasur kokë më kokë. Drejtuesi i Range Rover është një 28-vjeçar, i cili u dërga në spital me lëndime të lehta. Dinamika e saktë e aksidentit është ende duke u rikonstruktuar nga policia vendase./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Në një protestë para Ministrisë së Financave, Sindikata e Administratorëve Gjyqësor dhe Shoqatave Qytetare të Republikës së Moldavisë (UPOZ) shprehen kundër masës së përkohshme që ndalon pagesën e rritjes së pagave me 30 për qind. Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski, thekson se asnjë autoritet nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të sindikatës. “Dialogu nuk duhet të bëhet përmes mediave. Nëse ministri i Financave, kryeministri dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk inkurajohen të ulen të bisedojnë me ne për zgjidhjen e problemit, nuk e di se me kë do ta zgjidhin problemin. Duhet vetëm pak vullnet i…

Lexo më shumë

Dalja nga lista gri e pastrimit të parave është vlerësuar nga Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, si rezultat i një pune të madhe dhe të mirë koordinuar të institucioneve shqiptare. Deklaratat u bënë gjatë  mbledhjes vjetore të Komitetit Bashkërendues të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, i mbajtur sot paradite nën drejtimin e drejtimin e Zëvendëskryeministres Balluku dhe ne pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve që janë pjesë e këtij Komiteti. Në fjalën e saj hapëse, zëvendëskryeministrja e cilësoi vitin 2023 si një vit të suksesshëm sa i takon arritjeve që ka bërë vendi ynë në këtë drejtim dhe që u finalizuan edhe me…

Lexo më shumë

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve në Serbi, protestat nuk po ndalen. Opozita e bashkuar dhe studentë bllokuan rrugët e Beogradit një natë më parë për disa orë më radhë. Mijëra protestues marshuan nga Komision i zgjedhjeve drejt stacionit të policisë ku po mbahen disa nga të arrestuarit ndërsa disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie. Janë rreth 40 protestues që po mbahen në burg pas përplasjeve të forta me policinë të dielën në mbrëmje. Komisioni Zgjedhor deklaroi se pas kontrollit të listave të votuesve, pretendimet e opozitës nuk ishin të vërteta. Grupet vendore joqeveritare të monitorimit të…

Lexo më shumë

Gjatë këtij viti që po përfundon deri në nëntor, në rrugët e Maqedonisë kanë ndodhur gjithsej 106 aksidente trafiku me pasoja fatale, në të cilat kanë humbur jetën 114 persona, njoftoi kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRr), Gordana Kozhuvarovska, në një konferencë për media. Ajo ka theksuar se ka një rënie të numrit të aksidenteve në komunikacion me fatalitet krahasuar me vitin paraprak 2022, në të cilin kanë ndodhur gjithsej 109 aksidente trafiku me 116 viktima. “Siguria në komunikacion është e domosdoshme për të gjitha subjektet në fushën e komunikacionit, por është e rëndësishme edhe për…

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Vendimi u mor pas rekursit të kërkuar nga grupi i Rithemelimit. Në arsytimin e zbardhur, gjykata konstaton se, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim. “Kolegji vlerëson se pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura…

Lexo më shumë