Author: shqiperia

Avokati i Popullit Naser Ziberi e vlerësoi vitin e kaluar si veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve. Avokati Ziberi e përmendi si shkelje të të drejtave të fëmijëve jetën e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe u vra mizorisht. “Viti 2023 do ta cilësoj si të pafavorshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe veçanërisht të vështirë për të drejtat e fëmijëve, që fatkeqësisht i mori jetën vajzës së re Vanja Gjorçevskës në fundvit, por edhe të vështirë për fëmijët së pari dhe personave që vuajnë dënimin me burg në vend”, tha avokati Ziberi. Vitin…

Lexo më shumë

Gazetari nga Kosova, Arton Turkaj ka ndërruar jetë në moshë në re. Ai ishte një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në btën e gazetarisë. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e Turkaj. Ky ishte i njohur në rrjete sociale për statuset e tij me humor e ironi. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së parakohshme të gazetarit./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka dhënë mendim pozitiv për kandidatin Ljupço Kocevski për prokuror të ri publik të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kandidatja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli, ndërsa për Fatime Fetain nuk është diskutuar për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë. Kryetarja e Këshillit të Prokurorisë Publike, Dushica Dimitrieska në fillim informoi se dokumentet e Fatime Fetait janë të paplota dhe se Këshilli nuk do ta vë në votim. Për shpalljen për prokurore të re publike shtetërore janë regjistruar tre kandidatë, Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga…

Lexo më shumë

Një avion stërvitor i Forcave Ajrore u rrëzua paraditen e sotme rreth orës 11:00 në Kalamata të Greqisë. Piloti humbi jetën, shkruan protothema.gr. Bëhet fjalë për një avion stërvitor me dy vende,  tip T-2  i Krahut të 120-të të Stërvitjes Ajrore, në të cilin ndodhej vetëm piloti që humbi jetën. Aksidenti ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në veri të portës së aeroportit, pranë zonës së Arit në Mikroman. Avioni, i cili po kryente një fluturim stërvitor, është rrëzuar pak para uljes, ndërsa raportimet tregojnë se para rrëzimit janë dëgjuar shpërthime. Piloti i Forcave Ajrore që humbi jetën ishte i martuar me dy…

Lexo më shumë

Një person u rrëmbye në Spanjë dhe në këmbim të jetës së tij rrëmbyesit kërkuan 100 mijë euro. Sipas medieve spanjolle, 5 personat (rrëmbyesit) e përfshirë në ngjarje janë me origjinë shqiptare, ndërsa viktima spanjoll. Motiv i rrëmbimit dyshohet se ka qenë larja e hesapeve. Të përfshirët kërkonin paratë për një biznes të dështuar në të cilin ishin mashtruar nga një person i tretë. Rrëmbyesit donin që viktima t’u paguante paratë e humbura. Operacioni ka rezultuar në ndalimin e pesë shqiptarëve, ndonëse ata janë lënë të lirë me masa paraprake. Operacioni është pagëzuar “Ejani” dhe agjentët e Gardës Civile kanë liruar një 24-vjeçar,…

Lexo më shumë

Në një atmosferë pikëllimi të thellë po bëhet varrimi i këngëtari grek Vasilis Karras, në vendlindjen e tij në Kokkinohor Kavala, ku ka mbërritur trupi i tij pak para orës 12:00. Momentet ishin tejet emocionuese teksa turma e të afërmve, miqve, kolegëve dhe madje edhe fansave të thjeshtë të këngëtarit të dashur duartrokitën dhe thërrisnin “i pavdekshëm”. Vasilis Karras kishte shprehur dëshirën për t’u varrosur në fshatin e tij, madje duke njoftuar presidentin dhe mikun e tij, Christos Diamantidis, që të përgatiste rrugën për në varreza, kur ndjeu se ishte gati të largohej. Më herët, nën tingujt e bandës së…

Lexo më shumë

Në konferencën e sotme për Zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq për Çështjet Evropiane, bëri një vlerësim të vitit 2023 dhe shprehu qëllimin e vendit për të hyrë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.Në konferencë, Mariçiq shprehu mirënjohjen e tij për institucionet që kanë kontribuar në procesin e integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar fillimin e negociatave për anëtarësim. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, vendi është duke u përpjekur të përmbushë obligimet e Kornizës së negociatave për anëtarësim. “Përveç dy udhërrëfyesve (Udhërrëfyes për sundimin e ligjit dhe Udhërrëfyesin për reformën e administratës publike) dhe Planit të veprimit për promovimin e…

Lexo më shumë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informomit ka reaguar lidhur me sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur disa faqe zyrtare të institucioneve dhe bizneseve shqiptare. Në një deklaratë për mediet, AKSHI thotë se aktualisht gjendemi  nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS), të cilat tentojnë të bllokojnë rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Në deklaratë shtohet se siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale dhe kërkon identifikim në kohë të kërcënimeve dhe përgjigje. Deklarata e plotë  Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të…

Lexo më shumë

Institucionet qeveritare në Shqipëri si dhe disa sisteme policore kanë qenë sërish pre e sulmeve të hakerave iranianë, duke sjellë kështu bllokimin e faqeve zyrtare. Probleme ka patur faqja e parlamentit, disa sisteme të forcave të rendit, e madje edhe kompani private, duke bërë që për disa orë shërbimi në faqet online të jetë i bllokuar. Sulmi është marrë përsipër nga grupi i hakerave iranianë te cilët në faqen e tyre në rrjetet sociale kanë pranuar agresionin kibernetik. Janë të njëjtët autorë që tashmë prej më shumë se një viti sollën kaos në disa sisteme publike të vendit, sidomos ato…

Lexo më shumë

Forcat izraelite kanë zgjeruar ofensivën tokësore në kampet e refugjatëve në Gazën Qëndrore ndërsa një zyrtar i lartë ka paralajmëruar se lufta do të zgjasë me muaj. Komunitetet e mbipopulluara palestineze kanë qenë gjithashtu në shënjestër teksa banorëve iu është kërkuar të evakuohen. Njoftimi i ushtrisë për zonën e re të betejës kërcënon shkatërrim të mëtejshëm  të rripit të gaës i cili prej më shumë se dy muajsh është në kushtet e mbijetesës. Forcat izraelite janë përfshirë në luftime të rënda urbane nga veriu deri në qytetin jugor të Khan Younisit, duke i shtyrë palestinezët në zona gjithnjë e më…

Lexo më shumë