Author: shqiperia

GJKKO ka vendosur që SPAK të marrë në shqyrtim padinë e Fredi Belerit për deklarim të rremë ndaj Arsen Ramës. Ky i fundit ishte personi që konfirmoi se Beleri kishte paguar për të blerë vota gjatë zgjedhjeve lokale në Himarë. Fillimisht, SPAK vendosi që të mos nisë procedim për Ramën, por me vendimin e fundit të GJKKO-së duhet që Prokuroria e Posaçme të nisë procedimin ndaj Ramës. Njoftimi i GJKKO-së: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të bërë ndaj shtetasit A.R për kryerjen e veprës penale “Deklaratat…

Lexo më shumë

Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur interesit të gazetarëve mbi disa nga çështjet më me rëndësi të drejtësisë. Një ndër më të diskutuarat është përfshirja apo bashkëpunimi i uniformave blu me krimin. Kreu i SPAK tha në bisedë me gazetarët se hetimet kanë zbuluar se përdorimi i aplikacioneve “SkyECC” apo “EncroChat” është i përhapur gjerësisht në radhët e uniformave blu. Por, sipas tij, uniformat blu nuk janë të vetmit që përdorin këto aplikacione, pasi hetimet kanë zbuluar edhe prokurorë që kanë llogari të tilla. Megjithatë, sipas kreut të SPAK, përdorimi i këtyre…

Lexo më shumë

MPB-ja njofton se nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë dhe Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar tregon se pas një hetimi të gjatë dhe të koordinuar, ata kanë zbardhur grabitjen e ndodhur më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegrane të Gostivarit. Në rezultat të masave dhe aktiviteteve të ndërmarrura në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe bashkëpunimin me autoritetet tjera si SPB Ohri, DPB Struga dhe SPB Dibër, policia ka ndërmarre hapa të rëndësishëm për të siguruar provat materiale dhe teknike. Si pasojë e këtij hetimi,…

Lexo më shumë

Votimi në parlamentin turk për anëtarësimin e Suedisë  në NATO, i cili u miratua nga një komision parlamentar më 26 dhjetor, ka gjasa që të mos arrihet këtë fundvit. Sipas mediave ndërkombëtare votimi është parashikuar të bëhet më 15 janar, pasi deputetët të rikthehen në Kuvend. Komisioni për Punët e Jashtme miratoi të martën, protokollin e anëtarësimit të Suedisë në Aleancën Atlantike, por pritet votimi në seancën plenare të parlamentit turk. Turqia është anëtari i fundit i Aleancës Atlantike së bashku me Hungarinë që bllokon pranimin e Suedisë. Stokholmi paraqiti kandidaturën e tij në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në…

Lexo më shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së Qeverisë e publikoi miratimin për punësim me orar të pacaktuar në objektet shëndetësore për 1.117 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai ka treguar se në mesin e personave që do të marrin kontrata të pacaktuara janë persona për të cilët është paraqitur kërkesë nga institucionet shëndetësore. “Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse, të cilat nuk ka pasur. Prandaj të gjithë mjekët e rinj që punojnë me kontratë do të qëndrojnë në institucionet publike ku punojnë dhe do të kryejnë punën e tyre.…

Lexo më shumë

Një 42-vjeçar është ekzekutuar në Bari mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00 në lagjen Liberta. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u godit disa herë me armë zjarri. Ndërhyrja e ekipeve mjeksëore ishte e kotë. Në vendin e ngjarjes ndërhyrë efektivët e policisë dhe ekipi mjeko-ligjor për të zbardhur ngjarjen./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Sokol Hoxha, 40 vjeç, është mes viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në Itali. 40-vjeçari me profesion mjek ndodhej në ambulancën, e cila pas përplasjes me një autobus me fëmijë shpërtheu në flakë. Gjithashtu humbën jetën shoferi i ambulancës, Stefano Sabbatini dhe infermierja Cinzia Mariotti. Viktimë e aksidentit mbeti edhe i moshuari 85-vjeçar që po transportohej për në spital. Ndërsa, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Lexo më shumë

Ljupço Janevski pas gati gjashtë vitesh që ishte në krye të Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit (APPT), dha dorëheqje nga pozita e drejtorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç thotë ai në një deklaratë për AIM-në, dorëheqjen e ka dorëzuar për arsye personale. Në postimin e djeshëm në Facebook, në të cilin njofton për dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit në Agjenci, Janevski thotë se në pesë vitet e fundit që kur është në krye të Agjencisë, janë arritur rezultate historike. “Rezultatet historike që kemi arritur në 5 vitet e fundit flasin për punën tonë. Ajo që gjeta 5…

Lexo më shumë

Gjatë sezonit të festave, të gjithë pasurojmë tryezën ushqime festive për familjen dhe miqtë tanë. Megjithatë gjatë kësaj periudhe duhet treguar kujdes, pasi disa njerëz në rrethin tonë familjar ose miq mund të ekspozohen ndaj një rreziku më të lartë të infeksionit dhe shfaqjes së simptomave të gastroenteritit për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta. Ekspertët rekomandojnë këshilla specifike për zgjedhjet e sigurta të ushqimit për njerëzit që i përkasin grupeve vulnerabël si: -Personat mbi 65 vjeç -Fëmijët nën 5 vjeç -Gratë shtatzëna -Personat me imunitet të kompromentuar Opsionet më pak të sigurta janë: Shpendë të papërpunuara ose të papjekura (pulë, gjeldeti)…

Lexo më shumë

Çmimet e naftës ranë gati 2% të mërkurën, duke eliminuar rritjen e një dite më parë, ndërsa investitorët ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq, ku janë rikthyer anijet tregtare pavarësisht sulmeve të mëtejshme të martën. Nafta e papërpunuar u shit me 79.65 dollarë për fuçi ndërsa cilësia më e ulët u shit me 74.11 dollarë për fuçi. Kompania daneze Maersk tha se ka planifikuar dërgesat me disa dhjetëra anije përmes Kanalit të Suezit dhe Detit të Kuq në javët e ardhshme, pasi më herët këtë muaj bëri thirrje për një ndalim të përkohshëm pas sulmeve nga grupi Houthi…

Lexo më shumë