Author: shqiperia

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me liderin e ish-Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se nuk ka ndryshim mes tyre. Erdogan tha se Netanyahu nuk ishte aspak ndryshe nga Hitleri teksa i krahasoi sulmet e Izraelit në Gaza me trajtimin e popullit hebre nga nazistët. Presidenti turk përsëriti gjithashtu kritikat e tij për mbështetjen perëndimore për Izraelin, duke shtuar se Turqia ishte e gatshme të mirëpresë akademikët dhe shkencëtarët që u përballën me persekutimin për shkak të pikëpamjeve të tyre për konfliktin në Gaza. “Ata flisnin keq për Hitlerin. Çfarë ndryshimi keni nga Hitleri? Ata…

Lexo më shumë

Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe gjatë vitit tjetër. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi tha të martën se ndërsa lufta po zhvillohet në një zonë komplekse, ajo do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë. Kjo deklaratë vjen pas zërave jozyrtarë ku thuhej se SHBA i ka vendosur Izraelit afat kohor deri në fund të këtij viti për të arritur objektivat dhe përfunduar luftën. Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant theksoi më herët se pritet një luftë e gjatë dhe shtoi se Izraeli është në një pikë strategjike…

Lexo më shumë

Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Çollepek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri banal një 60-vjeçar ka vrarë me armë djalin e xhaxhait dhe nusen e tij si dhe ka plagosur djalin e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase 60-vjeçari I.I pasi është konfliktuar me të afërmit e tij për një vend parkimi ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa ka mbetur dhe vetëi plagosur. 60-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për atë se çfarë ndodhi. “Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me…

Lexo më shumë

“Dy për qind nga bruto-produkti vendor (BPV) do të ndahen për mbrojtje në vitin 2024, prej të cilit rreth një e treta do të orientohet për modernizim dhe pajisje”. Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Ajo tha se buxheti për vitin 2024 do të jetë më i madh se ai i këtij viti për rreth 50 milionë euro, ndërsa nga shuma e përgjithshme që duhet të jetë rreth 327 milionë euro, gati 100 milionë janë ndarë për modernizim, që paraqet rritje prej 10 milionë euro krahasuar me vitin 2023. Ajo theksoi se një pjesë e konsiderueshme e buxhetit…

Lexo më shumë

Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më 27 dhjetor, pasi stafi hyri në grevë, njoftoi operatori i Kullës. Greva përkon me 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit, Gustave Eiffel, që ndërtoi Kullën. Stafi po proteston lidhur “me mënyrën se si po menaxhohet aktualisht” kulla, tha shoqata CGT përmes një deklarate. Operatori i Kullës, SETE, tha se kjo situatës “është nisur drejt katastrofës”. Shoqata CGT tha se menaxhmenti po e menaxhon Kullën Eiffel sipas një modeli biznesor që është “shumë ambicioz dh i paqëndrueshëm” dhe që bazohet në një vlerësim të fryrë të…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se vrasja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në Çellopek (rrethinë të Tetovës), dyshohet se për motiv kishte çështjet e pazgjidhura pronësore në një familje. Spasovski thotë se po punohet për zbardhjen e plotë të rasatit. Lexo po ashtu Detaje zyrtare për vrasjen e dyfishtë në Çellopek të Tetovës “Kolegët punojnë për momentin për zbardhjen e kësaj ngjarje. Bëhet fjalë për çështje të pazgjidhura pronësore në një familje. Këto janë informacionet e para që më dërguan kolegët nga terreni. Presim që së shpejti të rrumbullakohet i gjithë ai procesi dhe të…

Lexo më shumë

Shkatërrimi total i luftanijes ruse Novocherkassk është evident përmes fotove të reja të publikuara nga një llogari e mediave sociale në Krime. Anija u godit mëngjesin e së martës nga raketat ukrainase. Ushtria ukrainase deklaroi se shkatërroi këtë anije, për të cilën tha se mbante drone Shahed të prodhuar nga Irani, të cilat Moska i përdor shpesh në sulmet ndaj Ukrainës. Sulmi u krye me ndihmën e raketave të forcës ajrore taktike, tha forcat ajrore. Nga ana e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky la të kuptohet se anija ishte sulmuar nga forcat ukrainase, duke përshëndetur në mënyrë sarkastike punën e forcave ajrore…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çellopek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri mes anëtarëve të të njëjtit fis dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se është vënë në pranga  autori i dyshuar i ngjarjes 60-vjeçari I.I i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur. “Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”,…

Lexo më shumë

824 konkurrentë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në testim për t’u pranuar në Policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndoqi nga afër testin e përgjithshëm me shkrim, të aplikantëve të rinj për t’u pranuar në kursin “Patrullë e Përgjithshme”. Këtë vit, numri i përgjithshëm i aplikantëve ishte 824 djem dhe vajza, prej të cilëve 400 do të përzgjidhen. Ministri Balla u interesua për gjithë procesin e aplikimit të kandidatëve të rinj dhe masave që janë marrë për sigurinë e gjithë fazave të testimit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku shpjegoi se procesi monitorohet nga…

Lexo më shumë

Prokurorja Fatime Fetai, e cila sot u largua nga gara për Prokurore Publike Republikane, pas vendimit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili vendosi se ajo nuk kishte dokumentacion të plotë, thotë për “Fokus” se Këshilli duhet ta rishqyrtojë këtë vendim. Sipas anëtarëve të këshillit, Fetai nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase dhe certifikatë për aftësi afariste, përcjell Telegrafi. “Do të ishte mirë që Këshilli i Prokurorëve Publikë ta rishqyrtojë edhe një herë vendimin e tyre. Njohja e gjuhës maqedonase dhe çertifikata e aftësisë afariste janë kushte të përgjithshme, të cilat kuptohet se i plotësojmë tashmë kur…

Lexo më shumë