Author: shqiperia
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Itali, ku ambulanca e cila po transportonte një pacient u përplas me autobusin me nxënës. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur mjeku shqiptar i identifikuar si Sokol Hoxha 41-vjeç, dy infermierë dhe i moshuari 85-vjeç që po transportohej për në spital. Ndërkohë që mes të plagosurve ka edhe fëmijë që ndodheshin në autobus, por fatmirësisht kanë marrë dëmtime të lehta. Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës ka ndodhur rreth orës 16:00 pranë një tuneli në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.
Në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, Kuvendi i RMV-së pa diskutim miratoi disa zgjidhje ligjore, përfshirë Ligjin për plotësimin e ligjit për të huajt, i cili u miratua pas procedurës së shkurtuar, si dhe Projektligjin për përjashtimin nga pagesa e një pjese të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore për shkak të rritjes së pagës, në lexim të parë. Pa diskutim ka kaluar edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare, i cili po ashtu ka qenë me procedurë të shkurtuar. Pa diskutim, me 48 vota “pro” dhe tetë “kundër”, Kuvendi, në kuadër…
The New York Times ka dorëzuar një padi federale kundër OpenAI dhe Microsoft, duke kërkuar që të ndalë praktikën e këtyre kompanive që përdorin përmbajtjen e tij për të trajnuar “chatbot-ët”. Në padinë e dorëzuar më 27 dhjetor në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, gazeta The New York Times tha se OpenAI dhe Microsoft po avancojnë teknologjinë e tyre “përmes përdorimit të paligjshëm të punës së gazetës për të krijuar me të produkte të inteligjencës artificiale”, gjë që “kërcënon aftësinë e The Times për të ofruar atë shërbim”. OpenAI dhe Microsoft ende nuk kanë reaguar për këtë çështje.…
Politikanët evropianë i thonë lamtumirë vizionarit të një Evrope të bashkuar, Jacques Delors
Kujtimi i Jacques Delors, vizionarit dhe arkitektit të Evropës së bashkuar, i cilii ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare, po nderohet me reagime të shumta në radhët e politikanëve europianë. “Ne jemi të gjithë trashëgimtarë të veprës së jetës së Jacques Delors: një Bashkimi Evropian i vërtetë dhe i begatë,” tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Siç vë në dukje ajo në deklaratën e saj, Jacques Delors ‘ngjizi’ vizionin e tij për një Evropë të bashkuar dhe angazhimin e tij për paqen gjatë orëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore. “Me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe humanizëm të pashoq, ai…
Tensione, grushte tavolinës dhe ngritje zëri në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime për plotësimin e vendit bosh të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetarja e Komisionit propozoi që plenumit t’i përcillen të dy emrat e propozuar nga partitë politike, Abdush Demiri, i mbështetur nga koalicioni i opozitës shqiptare Lidhje Evropiane për Ndryshim dhe Zulfi Adili, i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës. Asnjëri nga deputetët e shumicës nuk e elaboroi se pse të dy emrat duhet të kalojnë në plenare. Opozita shqiptare vlerëson se filtrin në komision duhet ta kalojë vetëm Abdush Demiri, meqë Zulfi…
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi Kroacinë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas EMCS tërmeti ëhstë regjistruar pranë Splitit. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një zonë 23 kilometra larg Splitit. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët, por paraprakisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Nëse zgjoheni përherë në këtë orë keni problem me shëndetin, duhet të shkoni menjëherë te mjeku
Ju ka ndodhur të zgjoheni për disa net rresht në të njëjtën orë? Mund të duket rastësi, por mjekësia tradicionale kineze (TCM) mund të ketë një shpjegim dhe një zgjidhje për ju. Çdo organ ka orën e tij biologjike, ndaj ekziston dhe një kohë optimale për çdo aktivitet. Disa organe bëjnë punën më të madhe gjatë natës dhe arsyeja pse zgjoheni gjithmonë në të njëjtën orë mund të jetë simptomë e një problemi shëndetësor, ndaj mos e neglizhoni. 21:00-23:00 — Tiroidet Gjatë fazave të para të gjumit, sistemi endokrin ribalancohet, ndërkohë që enët e gjakut bëhen më aktive. Kjo do…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i pyetur për rritjen e pagës minimale në prag të zgjedhjeve të ardhshme në TV21, tha se është e kundërta. Sipas tij ajo përcaktohet nga dy faktorë që është paga mesatare vjetore dhe inflacioni. “Metodologjia e re e cila është inkorporuar në kuadër të ligjeve të RMV-së ku paga minimale nuk përcaktohet nga dëshira e sipërmarrëseve apo e qeveritarëve për çështje votash. Paga minimale me metodologjinë e re përcaktohet nga dy faktorë, nga rritja e pagës mesatare për vitin paraprak dhe nga rritja e inflacionit nga viti paraprak”. “Rritja e pagës mesatare gjatë këtij viti…
Bakllavaja është një ëmbëlsirë fantastike, për origjinën e së cilës, Greqia, Turqia dhe shumë vende të Lindjes së Mesme nuk po bien dakord edhe sot. Asirianët pretendojnë se ata e kanë bërë bakllavanë të parët që në shekullin e 8 para Krishtit, duke bërë petën e bukës, mbushur me arra dhe mjaltë dhe pjekur në furrë druri. Megjithatë, Greqia dhe Turqia akoma vazhdojnë të jenë në konflikt sa i përket bakllavasë. Konflikti mes dy vendeve për origjinën e kësaj ëmbëlsire mori nota politike në 2006 kur grekët qipriotë vendosën ta quanin ëmbëlsirën si të tyren. Për turqit kjo ishte një…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski sot e lëshuan në përdorim pishinën e rikonstruktuar në Strugë, projekt i realizuar me mjete buxhetore përmes Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 1.6 milionë euro. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kovaçevski shprehu kënaqësinë që pas 20 vitesh pishina e variantit të mbyllur sërish është në dispozicion të struganëve, siç tha ai, “kujtimi i shumë gjeneratave”. Ai tha se objekti përsëri do të jetë krenari e Strugës dhe krenari e të gjithë sportistëve dhe adhuruesve të notit. “Pishina e mbyllur është rikonstruktuar tërësisht…