Author: shqiperia

MPB Maqedoni njofton se me datë 03.01.2024, në objektin e Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrim dhe Ripranim në Gjevgjeli, është bërë intervistë zyrtare me A.N.(33) nga Shkupi dhe D.T.(31) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “kontrabandë me migrantë”. “Rreth orës 11:10 në rrugën rajonale 1102, në drejtim Smokvicë – Prdejci, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bogorodicë për kontroll kufitar dhe vëzhgim kufitar kanë vërejtur një automjet të pasagjerëve tip “Audi” me targa të Gjevgjelisë dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, në të cilat transportoheshin persona migrantë”. “Vetura “Audi” është gjetur në…

Lexo më shumë

E ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” astrologe Meri Gjini ka folur për pozicionimin e yjeve në muajin janar. Datat më të rëndësishme dhe kur duhet të merrni vendime. Në datën 11 Janar kemi hënë e re te Bricjapi, në datën 13 futet mërkuri te Bricjapi. Në datën 23 futet venusi te bricjapi. Kemi një vndosje të trefishtë deri ditën e fundi edhe pse ka disa momente shumë interesante gjatë muajit. Data 18-19 e janarit ka vendosje shumë të fortë të marsit dhe uranit, që bën që ata me vetbesim të lartë të keni mundësi të marrin iniciativa që në…

Lexo më shumë

Liverpooli e ka bërë gati kontratën e re për Mohamed Salahun. Yllit egjiptian do t’i skadojë kontrata aktuale me “Reds” ne verën e vitit të ardhshëm, por Të Kuqtë nuk duan ta humbasin lojtarin e tyre kryesor, i cili po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, mëson “Football Transfers”. 31 vjeçari i ka shënuar 14 gola dhe i ka dhuruar 8 asistime, ndërsa flitet se ka oferta të majme nga klubet e Arabisë Saudite. Sidoqoftë, duket se dëshirë e të dyja palëve është që të vazhdohet bashkëpunimi dhe në këtë rast, ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës të qëndrojë…

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli Behar Bajrin, i arrestuar në 4 shtator në Francë. Bajri ankimoi në Apel vendimin e GJKKO dhe kërkonte një masë më të butë sigurie. Ka qenë gjyqtarja Saida Dollani, ajo e cila ka marrë ditën e sotme dhe ka lënë në qeli Bajrin, i cili akuzohet për disa krime të kryera e të mbetura në tentativë. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 04.01.2024, ora 10:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 60 akti, datë…

Lexo më shumë

Prezantuesja izraelite Lital Shemesh është shfaqur në transmetimin e drejtpërdrejtë në Channel 14 me një armë në bel. Kjo lëvizje e emrit të famshëm të ekranit pati një impakt të madh në mbarë botën. Ky incident, u shpërnda në rrjetet sociale me deklarata si “Gratë po armatosen”. Ajo që vihet re është se në rrjetet sociale spikerja shfaqet në një poligon ku i bën thirrje izraelitëve të merrnin armët. Ajo u shpreh për mediat vendase, se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për Izraelin, teksa është shprehur se armën e mban për…

Lexo më shumë

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Ishte ora 07:40 minuta, kur Vehap Cami shkoi në banesën ku jetonte vëllai i tij Lulëzim Cami në zonën e Freskut dhe ka qëlluar atë dhe më pas veten. Krimi i rëndë ndodhi në vetëm fare pak minuta, pasi siç raporton gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mes tyre nuk kishte pasur debat mëngjesin e sotëm. Dy vëllezërit kanë pasur konflikte të mëhershme për pronat në vendlindje, dhe duket se krimi i sotëm ka qenë i paramenduar. Lulëzim Cami, 68-vjeç vetëm një ditë më…

Lexo më shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se qytetarët e Shkupit thithin ajër të ndotur, ndërsa kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së nuk bëjnë asgjë. Nga LSDM thonë se përveç shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, OBRM-PDUKM-ja ka mbi 500 anëtarë në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse në ndërmarrjet publike. “OBRM-PDUKM ka kryetar komunash në Aerodrom, Kisella Vodë, Gazi Babë, Butel, Gjorçe Petrov dhe asnjëri prej tyre nuk ka marrë asgjë edhe pse i ka kaluar gjysma e mandatit. Fjalë për fjalë nuk po bëhet asgjë nga OBRM-PDUKM kundër ajrit të ndotur. Nuk ka hapësira të reja të gjelbra, nuk ka pemë…

Lexo më shumë

Një helikopter me katër pasagjerë u rrëzua në një liqen në Brazil dhe si pasojë kanë humbur jetën një nga personat në bord. Helikopteri ishte ngritur nga një platformë helikopterike në zonën e Kapitolios, me destinacion qytetin e Piumi. Videoja e kapur nga një kamera sigurie tregon një helikopter që del jashtë kontrollit dhe përplaset në liqen. Përplasja vrau 44-vjeçarin Vanilton Alves, i cili ishte ftuar në fluturim nga piloti i helikopterit, Lucas Chavez, i cili mbijetoi. Trupi i 44-vjeçarit fatkeq u gjet i lidhur në sedilje katër orë pas rrëzimit të helikopterit. Dy pasagjerët e tjerë në helikopter ishin…

Lexo më shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë David Cameron ndodhet këtë të enjte në një vizitë zyrtare në Kosovë. Cameron ka mbërritur në Prishtinë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti. Ndërkohë sot ka zhvilluar takim me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në konferencën e përbashkët me ministren Gërvalla, Cameron u shpreh se ndodhet në Prishtinë për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës. “Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që…

Lexo më shumë

Matjet e mëngjesit tregojnë se banorët e Shkupit thithin ajrin më të ndotur në Evropë, ndërsa kryeqyteti është në vendin e 18-të në botë, tregojnë të dhënat e “IQAIR“. Shkupi është në shoqërinë e Delhit, Pakistanit dhe Bangladeshit me ndotje të lartë vdekjeprurëse. Grimcat PM janë disa ditë mbi kufirin e lejuar. Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova theksoi se institucionet publike duhet të kalojnë në sistemin e ngrohjes ekologjike. Autoritetet sqarojnë vazhdimisht se nuk ka masa të menjëhershme që do të pastrojnë ajrin. Përveç Shkupit, edhe qytete tjera në RMV si Tetova, Gostivari, Strumica janë qytete…

Lexo më shumë