Author: shqiperia

Herët në mëngjes, rreth orës 07:20, në autostradën Gostivar – Kërçovë, në afërsi të fshatit Strogomishtë të Kërçovës, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda. Aksidenti ndodhi kur një automjet pasagjerësh Audi A4 me targa Kërçove, i drejtuar nga 58-vjeçari I.L nga fshati Zajas, u përplas me një automjet mallrash Peugeot, gjithashtu me targa Kërçove, të drejtuar nga G.J (34) nga fshati Kolari. Pas përplasjes, Audi A4 përfundoi në një automjet të parkuar Audi A5, në pronësi të 27-vjeçarit K.Z nga fshati Strogomishtë e Epërme. “I.L pësoi lëndime të rënda, ndërsa G.J. pësoi lëndime…

Lexo më shumë

Jo të gjithë njerëzit e zgjuar e ndjejnë nevojën të bërtasin që janë të tillë. Inteligjenca e vërtetë nuk e kërkon vëmendjen, por di të lërë përshtypje në mënyra të vogla, ndonjëherë fare të padukshme, nëse di si të shikosh. Këto janë disa detaje të vogla që tregojnë se dikush është shumë më i zgjuar sesa duket: Bëjnë pyetje të thjeshta që të nxjerrin zbuluar Jo se nuk dinë vetë, por sepse duan të kuptojnë si mendon ti. “Pse mendon ashtu?” apo “Çfarë do të thotë kjo për ty?” pyetje që duken të thjeshta, por janë si GPS për mendjen…

Lexo më shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin. “Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

Lexo më shumë

MPB ka informuar se një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë. Në rrugën rajonale R2243 në fshatin Bixhevo të Strugës, dje në orën 10:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete Yamaha me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga I.M. (38) nga fshati Mislodezhda i Strugës, dhe një biçiklete të drejtuar nga R.T. (79) nga Bixhevo. “Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u diagnostikuan në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër”, njoftoi Ministria e Brendshme. Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye të cilën do ta zbuloni duke lexuar më poshtë. Përse Dhëmbi Dhemb Më Shumë Natën Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën më të pamundur ardhjen e gjumit. Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të…

Lexo më shumë

Pushimet verore kanë sjell thuajse organizim të ri në Qendrën e Klinikave në Shkup. Ndërkohë që disa nga mjekët pushojnë janë kolegët e tyre që kryejnë kontrollet shëndetësore për pacientët në nevojë. Alsat vizitoi Qendrën e Klinikave ku në pushim të shkurtër nga puna takuam disa punonjës shëndetësor të cilët vlerësojnë se japin maksimumin nga vetja për të realizuar të gjitha vizitat. “Në institucionin tonë, në qendrën tonë jemi shumë mirë të organizuar, kemi kuadër edhe në këto temperatura të larta. Kemi kuadër të mjaftueshëm dhe përfshijmë të gjithë pacientët nga mosha më e vogël e deri të rritur e…

Lexo më shumë

Sonte në mbrëmje, në kuadër të DokuFest në Prizren, do të ketë premierën dokumentari “Palace of Youth”, një projekt i realizuar ndër vite që sjell në ekran realitetin e të rinjve kosovarë përmes muzikës, tregimeve personale dhe shprehjes kreative. Regjisorja Maddie Gwinn sjell një pasqyrë të skenës muzikore underground në Kosovë, duke ndjekur jetën, sfidat dhe ëndrrat e një brezi që përfaqëson mbi 55% të popullsisë, të rinj nën moshën 25 vjeç, shkruan KultPlus. Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora, që është edhe producente ekzekutive e dokumentarit, ndau emocionet në rrjetet sociale: “Jam shumë e emocionuar që sonte ‘Palace of…

Lexo më shumë

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë. Duart Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë. Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve. Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës. Sytë E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha. Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave. Buzët…

Lexo më shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër tre personave të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale – Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së çështjeve të sigurisë. Prokuroria Themelore Publike informon se tre bashkëautorë, së bashku me një fëmijë kundër të cilit do të zhvillohet procedurë adekuate konform Ligjit për drejtësi për fëmijët, më 5 gusht në orët e mbrëmjes, në rrugën “Bosnjë e Hercegovinë” kanë sulmuar tre zyrtarë të policisë. “Policia ka vepruar menjëherë pas raportimit se në lokacionin e theksuar ka persona të armatosur me pushka automatike. Janë përpjekur t’i limitojnëtë dyshuarit,…

Lexo më shumë

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e vjetër të Gazës që të evakuohen menjëherë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Adraee tha se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionet në zonat ku zhvillohen aktivitete terroriste dhe lëshohen raketa drejt Izraelit”. Banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”. Aktualisht, në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.

Lexo më shumë