Author: shqiperia

Një rast vjedhjeje është denoncuar më 26 mars 2026 rreth orës 15:30 në Departamentin Policor të Tearcës, ku sipas informacioneve, gjatë intervalit kohor nga ora 12:00 deri në 15:00 është kryer një vjedhje në xhaminë e fshatit Sllatinë, në Tetovë.Sipas njoftimit, persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe, duke përdorur forcë dhe mjete të forta, kanë hapur arkën e kontributeve vullnetare, nga e cila kanë marrë para.Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i SPB Tetovë, i cili ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më shumë

“Konferenca rajonale “Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore” kishte qëllim të qartë: të vendosë bashkëpunimin akademik si prioritet strategjik për rajonin dhe të pozicionojë gjashtë shtetet më lart në rrjetet evropiane dhe globale të arsimit të lartë, duke rritur dukshmërinë dhe ndikimin e tyre. Kjo është e rëndësishme sepse po përballemi me sfida reale demografike që kërkojnë modele të reja për tërheqjen dhe mbajtjen e studentëve dhe kuadrove. Mungesa e aftësive dhe emigrimi i talenteve nuk mund të zgjidhen në mënyrë të izoluar, por përmes mobilitetit, qarkullimit të ideve dhe, mbi…

Lexo më shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencën për shtyp prezantoi projektligjin e ri për barna, si pjesë e reformës më të gjerë në sektorin shëndetësor, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.”Ligji i ri ka për qëllim modernizimin e sistemit të barnave dhe harmonizimin e tij me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientëve. Me këtë zgjidhje ligjore parashikohen procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, shkurtimi i kohës për vënien e tyre në dispozicion, si dhe vendosja e një sistemi për monitorimin e furnizimit dhe parandalimin e mungesave…

Lexo më shumë

Qendra e parë dhe më e madhe private për IVF në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” ka përgatitur një përfitim të ri për prindërit e ardhshëm – test prenatal jo-invaziv (NIPT) falas me çdo procedurë private in vitro. Kjo iniciativë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një kujdesi edhe më gjithëpërfshirës, të sigurt dhe bashkëkohor për pacientët që janë në rrugën drejt prindërimit. Me përfshirjen e testit NIPT në paketën për in vitro private, prindërit e ardhshëm përfitojnë vlerë shtesë dhe mundësi për vlerësim të hershëm gjenetik të shtatzënisë, duke mundësuar informim të saktë dhe në kohë.Testi NIPT është…

Lexo më shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski konfimron se sms-porositë e “Safe City” për shkelje në trafik do të vazhdojnë të vijnë vetëm në maqedonisht.Toshkovski tha se nuk është problem të dërgohen edhe në shqip njoftimet, megjithatë në një rrethanë të tillë do të duhej të dërgoheshin më shumë porosi.“Porosia është me karakter informativ dhe e njëjta dorëzohet në shkrim latin. Pse? Sepse komunikimin që e kemi si Ministri nëpërmjet operatorëve Telekom është më efikase dhe më ekonomike të shkojë në kuadër të një porosie, për atë është në shkrim latin e jo cirilik. Nëse do të duhej të ishte në shkrim…

Lexo më shumë

SPB Strumicë njofton se në Prokurorinë Themelore Publike të Strumicës, ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga Strumica në falimentim dhe kundër M.M. (48) nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “fshehje tatimi” sipas nenit 279, paragrafi 4 dhe paragrafi 2 të Kodit Penal.Subjekti juridik i denoncuar dhe M.M., në kohën e kryerjes së veprës penale në cilësinë e drejtuesit me autorizim të pakufizuar, me qëllim që të shmangin pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për TVSH-në kështu që në deklaratën e…

Lexo më shumë

MPB njofton se ditën e diel në rrethin e kazermës “Erebino” afër fshatit Zhelinë do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese.”Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të dielën (29.03.2026) duke filluar nga ora 09:00, në rrethin e kazermës “Erebino”, e cila ndodhet në fshatin Zhelinë, ekipet e MPB-së dhe URMV-së (Ushtrisë) do të bëjnë asgjësimin e mjeteve mjetet shpërthyese (minave).Këto mjete janë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të transportohen deri në poligonin e Krivollakut për asgjësim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen kur të dëgjojnë krisma ose…

Lexo më shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin për një njësi zgjedhore, ku do të votonte edhe diaspora.Ai sqaroi se ligjërisht duhet të rregullohet shpallja e përkohshme e eksterritorialitetit në disa vende ku do të organizohej votimi, dhe se kjo do të vlejë vetëm për zgjedhjet.“Absolutisht, ne nuk i ndërrojmë menjëherë qëndrimet. Ne jemi për një njësi zgjedhore. Këtë e thash edhe në takimin e liderëve, normalisht të ketë një prag që do të negociohet bashkë me partitë e tjera politike. Në këtë një njësi zgjedhore logjikisht duhet të votojë edhe diaspora, por problemi kryesor me votimin në…

Lexo më shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e një kreu të ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup, duke pasur parasysh se asnjë nga pesë kandidatët e regjistruar nuk mori numrin e nevojshëm të votave, përcjell Telegrafi Maqedoni.Në seancë, Këshilli shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetai, Vlladimir Milloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, duke pasur parasysh se kandidati i pestë Aleksandar Markovski tashmë ishte zgjedhur si prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike – Shkup.Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, fillimisht informoi se për vendin e lirë të punës kanë aplikuar shtatë…

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut sot shënon gjashtë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi në këtë ditë në vitin 2020 u bë anëtarja e 30-të e aleancës. Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e tij strategjike, i cili është përcaktuar edhe në rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.Me qëllim zhvillimin e papenguar të procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi më 11 shkurt 2020 njëzëri ratifikoi Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, pas së cilës, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e presidentit të shtetit.Më 27 mars 2020,…

Lexo më shumë