Author: shqiperia
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka publikuar strategjinë për gjashtë vitet e ardhshme, me të cilën njoftohet për reforma të gjera në sistemin arsimor në Maqedoni, raporton Dojçe Vele (DW). Risitë kryesore përfshijnë prezantimin e një viti arsimi parashkollor të detyrueshëm, një maturë shtetërore të ridizajnuar plotësisht me programe të reja për provimet dhe vlerësim të standardizuar, si dhe ndryshime të rëndësishme në arsimin e lartë, si një sistem të centralizuar digjital të regjistrimit dhe prezantimi i studimeve të shkurtra profesionale.Demografia: sfida më e madhe për sistemin arsimorNdryshimet demografike janë ndër nxitësit më të fortë të strategjisë së re.…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut. Në vende më të larta, reshjet do të jenë në formë të borës.Temperatura minimale do të jetë në inverval prej -1 deri 5 gradë celsius, kurse maksimalja nga 8 deri 16 gradë celsius.Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë celsius.Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës pritet të kemi mot të vranët me reshje lokale të shiut./Telegrafi/
Tripunovski për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë: Nuk ndjej përgjegjësi, nuk e mbroj askënd
Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, duke folur për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe hetimet për përvetësim të fondeve të tjera, deklaroi se nuk do të mbrojë askënd. Ai tha nuk ndihet përgjegjës për dy drejtorët e arrestuar – Ilija Stoilev dhe Vase Anakiev.”Unë e ndjek punën në ministri në aspektin e funksionimit të saj aktual. Nëse do të kisha parë parregullsi, do të kisha reaguar. Mos kini dyshime se do të mbroj dikë. Unë jam ministër në një dikaster që ka dhjetëra instituciones, unë ndjek programin qeveritar që u premtuam qytetarëve”.”Gjithashtu shpenzoj shumë energji për të ndjekur qëllimin…
Hasani për provimin e Jurisprudencës: Problemi nuk qëndron te ligjet por te vullneti për zbatim
Opozitarja Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron skandaloz qëndrimin e Avokatit të Popullit për provimin e jurisprudencës, duke e cilësuar atë në kundërshtim me të drejtat e garantuara me ligj dhe Kushtetutë.Deputeti Ilir Hasani theksoi se është e papranueshme që përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore të kushtëzohet me kërkesë të kandidatëve.“Është e papranueshme që e drejta për të përdor gjuhën shqipe në provimet shtetërore të paraqitet si e drejtë që realizohet vetëm me kërkesë të kandidatit. Përdorimi i gjuhës shqipe nuk është as privilegj as favor administrativ, por është e drejtë e garantuar me ligj dhe kushtetutë dhe…
Kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, e lavdëroi rolin e zyrës së kësaj organizate në Shkup për kontributin për reformat në vend si dhe përmirësimin e funksionimit të institucioneve vendore.“Misioni i OSBE-së në Shkup ka luajtur rol të rëndësishëm në zbatimin e proceseve të reformave në vend në fusha të shumta,” thuhet në një komunikatë nga zyra e Gashit lidhur me takimin me Montella, i cili u mbajt në kuadër të forumit të Pestë Ndërparlamentar të Delegacioneve nga Evropa Juglindore në Asamblenë…
MPB Maqedoni njofton se sot (27.03.2026) në orën 17:20 në fshatin Bërvenicë të Tetovës, oficerë policie nga SPB Tetovë, pas një urdhër-arresti qendror të lëshuar më parë nga SPB Ohër, e privuan nga liria Z.G. (53) nga i njëjti fshat, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.”Sot në orën 08:24, në SPB Ohër është raportuar se K.M. (76) nga Ohri është gjetur në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, pa shenja jete”. “Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa një mjek…
Presidentja, Gordana Siljanovska-Davkova, me një fjalim hyrës hapi panelin në Studentëve Demokratë Evropianë (EDS), pjesëmarrës në Universitetin Dimëror EDS 2026, i cili mbahet këtë vit në Shkup.Siljanovska-Davkova përmendi krizën e demokracisë në botë dhe Evropë, si dhe deficitin demokratik të BE-së, kërcënimet serioze të sigurisë, si dhe paqëndrueshmërinë e përjashtimit të vendeve të të ashtuquajturit Ballkan Perëndimor nga anëtarësimi në BE.Sipas saj, kërkesat e fqinjëve me të cilat vendi përballet prej dekadash devijojnë nga kriteret e Kopenhagenit dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të Bashkimit Evropian.Ajo kujtoi “po”-në e dhjetë nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian dhe po…
Zyra për Çështje të Jashtme Kriminalistike në Kërçovë ka ngritur kallëzim penal kundër një personi juridik nga një fshat në komunën e Makedonski Brodit dhe B.B. (21) nga Kërçova, drejtues i personit juridik, për shkak të dyshimit për kryerje të dy veprave penale “vjedhje”, kundër B.B. (45) nga fsh. Pllasnicë për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale “ushtrimi i transportit publik pa licencë” dhe “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme” dhe kundër G.P. (50) nga Kërçova, punonjës i NP “Pyjet Nacionale”, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pandërgjegjshme në detyrë”.”Gjatë viteve 2024…
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në një konferencë për shtyp sot zbuloi se një mjek i punësuar në shëndetësinë publik fitonte 700 mijë denarë në muaj, por nuk dha detaje se kush ishte ose cili institucion shëndetësor.”Si Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe Qeveria i njohin institucionet, le ta zgjidhim këtë në mënyrë institucionale. Nuk duhet t’i jap detajet në një konferencë për shtyp sepse do të rrezikoj një sistem që nuk duhet të rrezikohet. Ne e dimë që puna jonë mund të përfundojë brenda dy javësh nga tani, por këto janë procedura dhe institucionet e tjera do të duhet t’i…
Nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimit të derivateve në bursë, kryeministri thotë se hapi i ardhshëm do të jetë ulja e çmimit të akcizës dhe të marzhës. Kryeministri Hristijan Mickoski thekson se si Qeveri po e ndjekin situatën dhe se do të veprojnë në kohë në bazë të nevojës. Ndërsa të njëjtën gjë e tha edhe për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për çka u shpreh se inspektorët e tregut janë terren dhe po e ndjekin situatën.“Kuptohet që hapi i radhës do të ishte që pas këtyre dy javëve nëse vazhdon rritja në burs, do të pasojë ulja…













